web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për poza seksi në shtëpi/ Hailey Bieber reklamon veshjet intime të “Victoria Secret”

2022-08-02 10:01:00, Trending CNA
Për poza seksi në shtëpi/ Hailey Bieber reklamon veshjet intime
Modelja, Hailey Bieber

Modelja Hailey Bieber është shfaqur më në formë se kurrë pas problemeve shëndetësore që ka kaluar së fundi.

Modelja ka reklamuar të brendshme seksi, teksa tregon edhe linjat perfekte. Bieber, ka reklamuar veshjet intime nga “Victoria Secret” me disa foto të realizuara në shtëpi.

Për poza seksi në shtëpi/ Hailey Bieber reklamon veshjet intime

Për poza seksi në shtëpi/ Hailey Bieber reklamon veshjet intime

Kujtojmë se, në mars, modelja shkroi në Instagram se ajo përjetoi “simptoma të ngjashme me goditjen në tru” ndërsa po hante mëngjes me burrin e saj Justin Bieber. Hailey gjatë një video tregoi për ndjekësit se përjetoi një moment shumë të frikshëm në jetën e saj. “Kam pasur një incident shumë të frikshëm më 10 mars,” tha ajo.

“Isha ulur në mëngjes me burrin tim, duke pasur një ditë normale, një bisedë normale, kur papritmas ndjeva këtë ndjesi vërtet të çuditshme, që më kaloi nga krahu dhe shpatulla ime deri në majë të gishtave, të cilët mu mpinë dhe kisha një ndjesi shumë të çuditshme", shpejgoi Bieber.

Kjo sëmundje njihet gjithashtu si një “mini goditje”. Ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit bllokohet për një kohë të shkurtër. Simptomat përfshijnë mpirje ose dobësi-veçanërisht në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur, marramendje, humbje të ekuilibrit dhe vështirësi në ecje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga