E BUJSHME/ Shpërthen Kristiano Ronaldo: Ndihem i tradhtuar nga Junajtid! Më befasuan mua dhe gjithë botën (VIDEO)
Kristiano Ronaldo nuk ka duruar dot më, teksa ka shpërthye...

Është edhe një herë 4 korriku i vitit 1990. Jeni duke parë gjysmëfinalen e Kupës së Botës në divanin e shtëpisë së një shoku tuaj. Në pjesën e parë të ndeshjes, rezultati është ende 0 me 0. Pol Gaskonj, i njohur në nofkën “Gazza”, një futbollist anglez i mbrapshtë, është në kulmin e formës së tij.
Fitorja e Gjermanisë Perëndimore nga goditja e penalltive, duket si një perspektivë e largët. Gjithçka është ende e mundur: për “Gazza-n”, për Anglinë edhe për ju. Botërori i futbollit është një makinë e kohës. Çdo turne ngjall kujtime të edicioneve të mëparshmeve, të miqve të vjetër dhe të së kaluarës, përfshirë autorin e këtyre radhëve, që e kujton me hidhërimin e një adoleshenti 32 vjet më parë.
Edhe pse i detyron fansat të kthehen shpeshherë pas në kohë, i bën ata bashkë nga e gjithë bota. Së bashku ata ndjekin ndeshjet eklektike - siç është ndeshja e parë e këtij edicionit që fillon në Katar më 20 nëntor, Gana-Uruguay - ose përplasjet pikante midis armiqve gjeopolitikë, si për shembull SHBA-ja kundër Iranit.
Nga baret e largëta, sheshet e qyteteve dhe zonat e ndryshme kohore, miliona të panjohur brohorasin në unison pas një goditje të mrekullueshme nga distanca, apo një golI që vjen pas një driblimi dhe që fut në histori emrin e autorit. Me liturgjitë e veta personale dhe bashkësinë mbarëbotërore, Kupa e Botës mund të duket si një lloj feje laike, apo si një komplot i mirë global për një argëtim 4-vjeçar.
Siç mund ta kishte thënë Kafka, po të ishte një tifoz futbolli, ka shumë shpresë, shpresë të pafundme çdo 4 vite, madje edhe për Anglinë. Është një ngjarje e çmuar dhe unike. Ky vit, është i shoqëruara për fat të keq edhe me skandale dhe akte të turpshme.
Autoritetet në Katar, një mbretëri e vogël e Gjirit Persik të pasur me naftë dhe gaz, e kanë mohuar gjithmonë akuzën se e fituan të drejtën për të organizuar botërorin e këtij viti falë ryshfeteve të mëdha që dhanë. Megjithatë zarfet me para janë shpërndarë sa andej-këtej.
Një hetim në SHBA zbuloi se 3 vendimmarrës në FIFA, organi qeverisës i futbollit, ishin korruptuar, edhe pse nuk u përmend se nga kush. Po ashtu hetimet kanë zbuluar konflikte të mundshme interesi që shtrihen nga politika tek transaksionet private, si për shembull 3.2 milionë dollarë që dyshohet se i janë dhënë një drejtuesi të FIFA-s.
Zyrtarët e FIFA-s e anashkaluan vapën e madhe të Katarit gjatë verës, duke e shtyrë nisjen e turneut për këtë muaj, për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni. Kështu, futbollistët janë kursyer nga temperaturat përvëluese, por jo mijëra punëtorët e huaj që ndërtuan stadiumet e reja dhe infrastrukturën mbështetëse.
Disa prej tyre kanë vdekur (shifra është e diskutueshme). Shumë të tjerë u paguan shumë keq. Është e vërtetë që pas kritikave të herëpashershme, kushtet e punës në Katar janë përmirësuar, edhe pse jo për të gjithë.
Për t’i dhënë fund iluzionit se organizatorët e këtij botërori janë bërë qytetarë më të mirë globalë, mjafton vetëm të kujtoni një moment tjetër të Kupës së Botës, të asaj që u mbajt në Rusi në vitin 2018. Imazhet e Vladimir Putinit që ndiqte finalen përkrah Emanuel Makron, shkaktuan asokohe reagime të përziera, kurse sot ato duken plotësisht të neveritshme.
Ndërkohë, kriminalizimi i homoseksualitetit nga Katari mund t’i largojë mbështetësit e këtij komuniteti. Disa lojtarë planifikojnë të mbajnë shirita me ngjyrat e ylberit në një qëndrim kundër diskriminimit. Marrëveshje të turbullta, shfrytëzim, paragjykime. Ai që duhet të ishte një festival i harmonisë njerëzore, do të jetë një vitrinë e fatkeqësive ndërkombëtare, por jo më pak i forcimit të autokracisë së naftës.
Dhe ku i lë e gjitha kjo tifozët e zakonshëm të futbollit, nostalgjikët e moshës së mesme për epokën e Gazza-s, Peles apo Maradonës. Ata nuk kanë mundësi të kalojnë kanalin televiziv për të parë Botëror alternativ, më pak të ngatërruar me lidhjet e pushtetit dhe parasë në shekullin XXI-të.
Pra është vetëm ky version ose; këto kujtime të reja ose asnjë të tillë. Disa mund ta injorojnë fare. Të tjerët, përfshirë autorin e këtyre radhëve, do ta kenë të vështirë të heqin dorë nga agonia e penalltive apo mrekullitë e kohës shtesë.
Por ashtu si udhëtimet e gjata në epokën e ndryshimeve klimatike, edhe shijimi i këtij Botërori plot dritëhije, mund të kërkojë një kompensim për ndërgjegjen tuaj, një donacion për një grupim të të drejtave të njeriut, apo një bamirësi kundër korrupsionit. Një ngjarje që shënjon dhe ndriçon miliona jetë, do të përjetohet si e turpshme.
Shumë gjëra mund t`i ndodhin brenda 4 vitesh, një ekipi futbolli, një familjeje apo edhe botës në përgjithësi.
Fytyra të reja mund të shfaqen në mesfushën e kombëtares tuaj, apo pranë jush në divanin e shtëpisë. Ndërsa fytyra të tjera zhduken nga skena, ndoshta përgjithmonë. Mund të goditemi nga pandemitë apo luftërat e reja. Dhe ndërsa jeta mund të japë leksionet të hidhura, njëri prej tyre është se argëtimi është ndonjëherë shumë më pak i pafajshëm nga sa dukej në fillim.
Kristiano Ronaldo nuk ka duruar dot më, teksa ka shpërthye...
Juventusi vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat...
The Kosovo Albanian striker, Lirim Kastrati, has found his w...
Karim Benzema fitoi “Topin e Artë” për vitin 2022, çmim i ci...
Milani ka mundur me shifrat 2-1 Fiorentinën por sfida është ...
Trajneri Reja ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sp...
Juventus dhe Lazio do të jetë superndeshja e javës 15-të. Sf...
Milani ka siguruar një fitore shumë të vështirë, por të rënd...
Manchester United defeated Fulham in the transfer with the ...
Roberto Mançini është detyruar që të bëjë ndryshime në listë...
Milan plays against Fiorentina in a very important due...
A powerful and deadly explosion occurred today, around 16:20...
Zhoze Murinjo e ka mbyllur me një karton të kuq ndeshjen mes...
Kritika të shumta po vijnë për Chelsea sa i përket humbjeve ...
The Qatar World Cup is only seven days away, as the first ma...
Ndeshjet e sotme në Serinë A kanë sjellë disa pamje të rënda...
The Roma-Torino match in the 15th week of Serie A ended with...
The first matches of the 12th week of the Superior Cat...
Kukësi is not going through a good period this season and fr...
The first three games of week 12 of Superior were played tod...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A tourist has lost her life on Orikum beach, where she was...
Two people were arrested and two others were prosecuted af...
At around 08:40, in neighborhood no. 10, Korça, a "Benz" t...
New details are being learned regarding the incident that ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
Today our country will be under the influence of relativel...
Another humanitarian aid shipment from Germany has arrived...
The United Kingdom's new Prime Minister, Andy Burnham, has...
United States President Donald Trump has imposed 50% tarif...
US President Donald Trump responded with harsh rhetoric to...
US President Donald Trump said on Monday that Israeli Prim...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...
This Monday, one US dollar is bought for 81 lek and sold f...