LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Vranësira në zonat malore, bregdeti “digjet”

2022-07-26 08:09:00, Sociale CNA

Kapriçot e motit/ Vranësira në zonat malore, bregdeti

Deri në orët e mesditës, në të gjithë territorin do të ketë orë me diell, por pas mesdite parashikohet të ketë shfaqje të vranësirave kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje përgjatë zonës malore.

Gjatë mbrëmjes dhe natës do të vijojnë  të jenë prezente vranësirat kalimtare të cilat më të fokusuara do të mbeten në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor –veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Ndërsa , nesër me  27 korrik 2022, sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, por kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse gjithë vendin tonë të cilat më të dukshme do të jenë në Verilindje, ku në lokalitete të kësaj zone do të ketë dhe momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga