Balla demaskon Agron Shehajn: S’ka lidhje me protestën, hallin e tij e di gjithë Vlora
Kreu i grupit të PS Taulant Balla ka hedhur akuza ndaj Agr...
Kreu i grupit të PS Taulant Balla ka hedhur akuza ndaj Agr...

Denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave mbetet ende një sfidë në Shqipëri. Bashkitë kanë ngritur disa Qendra ku po ofrojnë disa shërbime për viktimat e dhunës, por ndërgjegjësimi është ende i ulët vlerësojnë ekspertët.
Në Gjirokastër rastet më të shumta të dhunës kanë ardhur sidomos në familjet në vështirësi ekonomike.
Përgjatë viti 2022 në Shqipëri humbën jetën 6 gra dhe vajza nga dhuna dhe mbi 150 të tjera kërkuan urdhëra mbrojtjeje në gjykata pas kërcënimeve për jetën.
Pak ditë më parë autoritete vendore në Gjirokastër vendosën një pikturë murale në një godinë që shërben si çerdhe dhe kopësht dhe ku cdo mëngjes dhjetëra prindër sjellin fëmijët.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi tha se vendi u zgjodh posaçërisht për t`i ndërgjegjësuar familjet që të respektojnë gratë dhe vajzat dhe të parandalojën dhunën.
“Kjo është çerdhja dhe kopshti më i rëndësishëm i qytetit ku cdo ditë vijnë krahas fëmijëve edhe prindër, vijnë nëna ,vijnë gjyshër dhe gjyshe. E shohin këtë fasadë të ndryshuar jo vetëm nga ana estetike, por edhe me një mesazh për të respektuar gruan në familje dhe kudo”.
Të dhënat policore flasin për një rritje të rasteve të dhunës sidomos në zonat urbane të Gjirokastrës. Por sfida mbetet me denoncimin e dhunës, thotë Loreta Mamani, pedagoge e Psikologjisë në Universitetin e Gjirokastrës.
Denoncimi për dhunën bëhet në polici ose në Qendrën e Trajtimit të Rasteve të Dhunës në Bashki, që tashmë në Gjirokastër një qendër e tillë është funskionale. Më tej është gjykata ajo që merret me të viktimizuarën duke dhënë “urdhër mbrojtjeje” ose “urdhër të menjëherëshëm mbrojtjeje”. Por problemi, si në Gjirokastër edhe anembanë, është se dhuna ndodh brenda katër mureve të shtëpisë dhe ajo nuk denoncohet.”
Në Shqipëri pëgjatë këtij viti që po mbyllet 6 gra dhe vajza humbën jetën nga dhuna, ndërsa të dhënat zyrtare flasin për rreth 4 mijë denoncime të dhunës në familje dhe rreth 150 urdhër-mbrojtje të lëshuara nga gjykatat për gratë dhe vajzat në rrezik.
Zonja Mamani që ndjek në gjykatë raste si eskperte e liçensuar dhe anëtare e Urdhërit të Psikologut thotë se familjet me vështirësi ekonomike janë ato me më shume probleme edhe te dhunës.
“Famijet me probleme ekonomike kanë më shumë raste të dhunës ndaj grave. Pushteti qëndror pushteti vendor ,shoqatat duhet të nrgenë zërin duke ndërgjegjësuar viktimën. E para ta denoncojë dhunën, të ndërgjegjësojnë personin që dhunon se po kryen një vepër penale, pasi dhunuesi ka shkelur të drejtën e personit që dhunon si dhe ndërgjëgjësimin se ku duhet që të denoncohet dhuna".
Në Gjirokastër prej tre vitesh është ngritur pranë bashkisë një qendër e posaçme për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Vali Shehu drejtuese e kësaj qendre thotë se ofrohen disa shërbime.
Ofrohet akomodim 72 orësh në rastet kur është nevoja sepse gjithmonë e dhunuara qëndron në banesë dhe del dhunuesi. Njëkohësisht nga psikologia e qendrës ofrohet shërbim psiko -emocional si dhe këshillim. Ndërkohë bashkia ofron mbështetjen me paketa ushqimore dhe higjeno sanitare, njëkohësisht dhe shërbimin falas për kopshtin apo çerdhen e fëmijëve të këtyre viktimave. Bashkia ofron edhe bonusin e qerasë, kur paraqitet nevoja
Sipas të dhënave të Qendrës kundër dhunës në Bashkinë Gjirokastër në tre vitet që ajo ka funksionuar ka trajtuar rreth 120 raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Mbrojtja e grave nga dhuna vazhdon të mbetet një sfidë në Shqipëri, pavarësisht përmirësimeve ligjore, ngritjes së një rrjeti shërbimesh nga bashkitë dhe përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin në shoqërinë shqiptare./ VOA
Pas disa kohësh me mot të vranët dhe reshje shiu të de...
E diel, 18 Dhjetor 2022 Që në orët e para të ditës Sh...
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të s...
The flooded areas in the Municipality of Shkodra have incr...
During the year 2022, photographers from the Associated Pr...
Asgjë nuk krahasohet me gëzimin e kthimit në shtëpi te...
Our country will be dominated throughout the day by unstab...
For Saturday, our country is expected to be under the ...
In Durrës, some families in need have expressed their ...
In the Municipality of Shkodër, 2,450 hectares continue to...
Avdyl Sinani, dean of Food Technology and nutrition expert...
Our country will remain in the predominance of stable weat...
According to the data from the Directorate of Emergency Pr...
"Tik Tok" has become one of the most profitable networks, ...
Pastor Akil Pano has strongly reacted to the violence broa...
For several days, our country has been engulfed by num...
Prej disa ditësh vendi jonë është përfshirë nga reshje...
For several days, our country has been engulfed by num...
Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë...
Numerous rains have engulfed the country in recent day...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Details have been revealed from the investigation file for...
A call center where computer fraud was carried out has bee...
A serious incident occurred the day before in Gjirokastra,...
This evening, former police chief Irakli Koçiaj, who has b...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
It's a story straight out of a Hollywood script. The plot:...
For the second day in a row, Belfast and other areas of No...
Germany's key players at the 2026 World Cup have African r...
The Greek Coast Guard has intercepted or rescued nearly 55...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...