Poll: Lack of support among independent voters contributed to poor Republican showing
A comprehensive poll of the United States electorate, cond...

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga aktiviteti ushtarak i Kinës pranë Tajvanit, të cilin Shtëpia e Bardhë e quajti të hënën “provokues” dhe “destabilizues”.
“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Tajvanin për t’u vetëmbrojtur në përputhje me angazhimet tona të mëparshme dhe në përputhje me politikën tonë të një Kine” tha përmes një deklarate Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.
Shtatëdhjetë e një avionë të forcave ajrore kineze, përfshirë avionë luftarakë dhe dronë, hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit gjatë 24 orëve të fundit, tha qeveria tajvaneze sot. Kjo konsiderohet shkelja më e rëndë e raportuar deri më tani.
Kina, e cila pretendon se Tajvani është territor kinez, tha se kishte kryer të dielën “ushtrime sulmi” në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit si reagim ndaj asaj që tha se ishte provokim nga ishulli i qeverisur në mënyrë demokratike me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara.
Tajvani, i cili kundërshton me forcë pretendimet territoriale të Kinës, tha se ushtrimet treguan se Pekini po shkatërronte paqen rajonale dhe po përpiqej të frikësonte popullin e Tajvanit.
Një zyrtar i lartë i Tajvanit i njohur me çështjet e sigurisë në rajon i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se Tajvani vlerësoi se Kina kreu këtë “provokim” ushtarak për të shprehur zemërimin ndaj një ligji të ri amerikan që rrit ndihmën ushtarake për Tajvanin.
Personi, i cili nuk pranoi të identifikohej pasi informacioni nuk ishte bërë publik, tha se gjatë ushtrimeve, forcat ajrore të Kinës dërguan avionë luftarakë nga disa zona në të gjithë vendin për të kryer sulme të simuluara ndaj luftanijeve tajvaneze dhe amerikane.
Zyra kineze për “Çështjet e Tajvanit” nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Zyra e presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen tha se presidentja do të mbajë një takim të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare, mëngjesin e së martës, për të diskutuar forcimin e sistemit të mbrojtjes civile të ishullit, e pasuar nga një konferencë shtypi ku do të bisedohet mbi masat e reja të mbrojtjes civile.
Deklarata nuk dha detaje, por ministria e mbrojtjes ka thënë se po shqyrtonte zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak përtej katër muajve, pasi lufta në Ukrainë dhe rritja e tensioneve me Pekinin rigjallëruan diskutimin se si t'i përgjigjen presionit ushtarak kinez.
“Sa më shumë të bëjmë përgatitje, gjasat do të jenë më të vogla për përpjekje të nxituara agresioni. Sa më të bashkuar të jemi, aq më i fortë dhe më i sigurt do të bëhet Tajvani”, tha zonja Tsai në një ceremoni ushtarake të hënën.
Gjatë shkeljeve të fundit, disa avionë kinezë, kryesisht avionë luftarakë, kaluan për pak kohë vijën mesatare në ngushticën e ndjeshme të Tajvanit përpara se të ktheheshin në Kinë, sipas të dhënave të ofruara nga ministria e mbrojtjes e Tajvanit. Shtatë anije të marinës kineze u zbuluan gjithashtu pranë Tajvanit, tha ministria.
Taipei ka shprehur shqetësimin për misione të vazhdueshme të tilla nga forcat ajrore kineze gjatë dy viteve të fundit.
Tajvani dërgoi avionë luftarakë për të detyruar avionët kinezë të largohen, ndërsa sistemet raketore vëzhguan fluturimin e tyre, tha ministria.
Kina ka rritur presionin e saj diplomatik, ushtarak dhe ekonomik në vitet e fundit në ishullin e vetëqeverisur për të pranuar sundimin e Pekinit. Qeveria e Tajvanit thotë se dëshiron paqe, por do të mbrohet nëse sulmohet./VOA
A comprehensive poll of the United States electorate, cond...
Vendet fqinje kanë dënuar rritjen e fortë të shpenzime...
The photo, which is claimed to have been taken at the ...
The date of February 24, 2022 in New York, when the Securi...
Analistët që studiojnë regjimet demokratike dhe ato autori...
The country's former champion swimmer and major critic...
Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bash...
Kosovo police have confirmed that on Monday a team of Klan...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg has declared that ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ditën e s...
Donald Trump is running for a third term as president of t...
The NATO mission in Kosovo, KFOR, has told the media in Ko...
Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur ...
Russia said on Monday it shot down a Ukrainian drone near ...
Flooding in the Philippines has forced at least 46,000 peo...
"It is very clear that in the near future the numbers of a...
At least 38 people have died due to low temperatures in No...
When more than 2,000 experts in Slavic, Eastern European a...
Eighty years ago, "death education" was how Adolf Hitler's...
The German diplomat, Wolfgang Ischinger, has reacted to th...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this evening in the village of Vranis...
An operation carried out by the National Police and the P...
The police have issued an official response regarding the ...
A serious accident has reportedly occurred on the Cërrik-M...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The latest report compiled by the European Transport Safet...
The Albanian woman is on average 2 years older than the Al...
The number of theft-related crimes has increased following...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
President Donald Trump has opposed the immigration agency'...
Serbian President Aleksandar Vučić said on July 15 that th...
Electricity was restored in Cuba today, after a third outa...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Beekeeping has expanded significantly in recent years, bec...
Employment in 2025 was characterized by a slight decline a...
A few weeks after the dissolution of the Transparency Boar...
Albania, along with other Western Balkan countries, risks ...