web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në Kullollas të Gramshit/ Ministria: E konfirmuar, flakët nga pakujdesia e një banori

12 Gusht 2025, 15:35, Aktualitet CNA

Zjarri në Kullollas të Gramshit/ Ministria: E konfirmuar, flakët

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se tashmë është konfirmuar nga organet ligjzbatuese se ngjarja e rëndë e ditës së sotme në Gramsh, e cila ka shkaktuar situatën e emergjencës me zjarret në disa zona të bashkisë, ka ardhur si pasojë e veprimit të pakujdesshëm të një banori të fshatit Kullollas.

Sipas hetimeve paraprake, viktima ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës.

Përmes një njoftimi për mediat, ministria thekson se institucionet e sigurisë dhe emergjencës janë të angazhuara maksimalisht në terren për izolimin e zjarreve dhe garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve./CNA

 





Lajmet e fundit nga