Banorët e fshatit Gjashtë në Sarandë në “alarm”/ Shtylla elektrike, rrezik i vazhdueshëm
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...

Gati 45 përqind e auditorëve do të jenë bosh, sot në ditën e parë të këtij viti akademik. Të dhënat e verifikuara nga Faktoje.al dëshmojnë se deri të premten, 8,775 mijë kuota nga universitetet publike ishin të lira nga 19,212 të miratuara në total.
Në Portali i Aplikimit Universitar, ku maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe programin ku janë shpallur fitues, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuar, teksa ishin regjistruar gjithsej 10,437 studentë.
Por në urimin e ndarë për nisjen e vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu duket se i referohet kuotave fillestare kur thotë se “Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit…”, shkruan Manastirliu në profilin e saj zyrtar në facebook.
Degët drejt zhdukjes
Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, me vetëm 2 studentë të regjistruar këtë vit. Më pas vjen Fizika me 5 studentë të regjistruar dhe Kimia me 8.
“Duhet të kishim një emergjencë kombëtare ndërkohë që radhët e mësuesve pakësohen dhe shkollat kërkojnë mësues për të plotësuar nevojat e tyre. Sidomos fizika, matematika dhe gjuha, apo lëndë të tjera bazike janë të paplotësuara. Me këtë trend parashikohet që vitet e ardhshme disa nga këto degë sipas ligjit do të mbyllen nëse për dy vite nuk plotësohen me të paktën 10 studentë.”, paralajmëron Rigers Xhemollari nga Qendresa Qytetare.
Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej.

Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura.
Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh. Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeomjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik.

Universiteti Bujqësor është zgjedhur nga të paktën 638 studentë këtë vit. Degët më të kërkuara janë menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural. Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.
Referuar të dhënave nga U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë vijon të jetë i zgjedhur nga shumica e studentëve. Aktualisht, ky universitet ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej. Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.
Rrethet me rënie drastike
Sipas të dhënave nga U -Albania, universitetet e rretheve vijojnë të shënojnë rënie drastike studentësh edhe këtë vit. Gjirokastra dhe Korça shënojnë numrin më të ulët të regjistrimeve.

Deri në këtë fazë aplikimesh, në universitetin ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër rezultojnë të regjistruar 195 studentë gjithsej nga 599 kuota fillestare.
Degët si menaxhimi i turizmit, histori-gjeografia dhe matematika kanë vetëm nga 1 studentë të regjistruar.
“Interesi i të rinjve shqiptar për të përzgjedhur degët e mësuesisëë është në rënie drastike. Shkodra ka një student për histori dhe dy për gjeografi. Në Elbasan ka vetëm 6 studentë për gjuhë dhe dy studentë të tjerë për mësuesi.”, vëren Rigers Xhemollari nga Qendrësa Qytetare.

Edhe universiteti “Fan S. Noli” në Korçë rezulton me 357 studentë të regjistruar për herë të parë këtë vit. Degët e fizikës, matematikës rezultojnë me nga dy të regjstruar. Ndërsa, infermieria e përgjithshme nuk ka asnjë vend të lirë. Nga 75 kuota gjithsej, aktualisht nuk ka asnjë vend të lirë./Faktoje.al



Prokuroria e Vlorës nis hetimet për shkak të përmbytjeve n...
Tenderi me vlerë 7.2 milionë euro për implementimin e infr...
Njoftimi i Policisë: Në vijim të informacionit të dhënë d...
Kryeministri Edi Rama ka uruar studentët në nisje të vitit...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka zhvill...
Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë dhe trup...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, tregoi skenarët e pro...
Një 37-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshm...
Qarkullonin me automjet, me armë zjarri dhe lëndë narkotik...
Si pushteti qendror dhe ai vendor këtë vit kanë shfaqu...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa ...
Sot në orën 18:00 mblidhet protesta kombëtare e opozitës, ...
Kjo e hënë ka rikthyer në auditore studentët, të cilët...
Shqipëria rekomandohet si një vend i larmishëm për t'u viz...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Përmbytjet në Vlorë si pasojë e reshjeve të dendura të...
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat ur...
Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në...
Gazetari Julian Hoxhaj teksa ka folur për situatën e përmb...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për përmbytjet në Vlor...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...