web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më ndoqi dhe më qëlloi dy herë më armë, për një vajzë”/ Zbardhet dëshmia e policit në Vlorë

30 Prill 2022, 06:42, Kronika CNA

Zbardhet dëshmia e efektivit të Policisë, Lisjan Myrtaj, i cili qëlloi dje me armë djalin e kryeplakut të Kaninës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen ?10 Korriku?.

Mësohet se Lisjan Myrtaj ka qëlluar në drejtim të Juxhin Todi (Aliaj), i cili shoqërohej nga e dashura e tij, ndërkohë fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar.

Pas krimit, polici u largua nga vendngjarja, për t?u dorëzuar pak më vonë përpara kolegëve të tij.

Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, polici ka dëshmuar se ka patur më parë një debat me Juxhin Todi (Aliaj).

Efektivi i Policisë është shprehur se është ndjekur me makinë nga Juxhini dhe sapo ka ndalur pranë banesës së te tij, i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë.

Sipas tij kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës. Ai ka telefonuar sallën operative dhe ka pritur që të mbërrinin kolegët e tij duke mos lëvizur nga vendngjarja.

Motiv i debatit raportohet se ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga