web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

30-vjeçari qëllon me armë drejt një makine/ Policia vihet në ndjekje

29 Prill 2022, 18:30, Kronika CNA

Disa të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 19:45, në fshatin Petovë të Fierit.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi Martin Craga, 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip ?Ford? në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga