Helmohen sërish nga ushqimi dhjetëra kursantë të Akademisë së Sigurisë
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Ishin një varg takimesh ato në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të zhvilluara të martën në Bruksel. Por çështja e Asociacionit ishte sërish pengesa që bllokoi takimin tre palësh.
Nuk pati takim tre palësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndonëse ky ishte paralajmëruar nga vetë ndërmjetësuesi i BE-së në këtë proces Miroslav Lajcak. Në mbrëmjen e së martës (22.02), kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime dypalëshe me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe nuk u dha ndonjë shpjegim se pse nuk u zhvillua takimi tre palësh. Ajo që u bë e ditur në takimet e ndara që Miroslav Lajçak zhvilloi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç ishin temat e diskutuara. Çështja e të pagjeturve, ajo e targave për vetura dhe çështja e energjisë. Burime diplomatike nga Bruksel flitet se është diskutuar edhe një traktat i paqes mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Reagime pas takimeve
I ngarkuari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkroi në twitter se “bisedimet e së martës kanë qenë intensive për një sërë temash konkrete?, por hollësi lidhur me to nuk ka dhënë. Kuse kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha pas takimit për mediet serbe se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë ai nuk e sheh ndonjë mundësi se si do të vazhdohet më tej me dialogun në Bruksel. “Kemi përfunduar një raund tjetër të bisedimeve. Kemi kaluar mbi dhjetë orë në ndërtesën e BE-së. Pyetjen e parë që e kemi bërë ka qenë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kanë kaluar nëntë vjet nga marrëveshja e Brukselit dhe ende jemi në pritje të formimit të tij. Pa Asociacion nuk e di se si mund të ecim më tej e të flasim për çështje të tjera?, tha Petkoviç, duke shprehur gatishmërinë e Serbisë që të vazhdojë dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet.
“Kemi diskutuar edhe për energjetikën e ende presim licencat për dy kompani serbe, pasi është e rëndësishme në këtë krizë energjetike?, tha Petkoviç, duke akuzuar kryenegociatorin e Kosovës Bislimi se ka refuzuar të flasë me palën serbe. Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk foli për mediet.
Dialogu në seancë plenare
Të enjten në parlamentin e Kosovës mbahet një seancë plenare pikërisht për çështjen e dialogut. Partitë opozitare kanë akuzuar qeverinë e Kosovës për “mos transparencë? në raport me dialogun me Serbinë. Ato thonë se qeveria e Kosovës duhet të qartësojë raportin në dialog, pasi ai duhet të kalojë në një fazë tjetër. Takimet e së martës në Bruksel u shfrytëzuan edhe për të testuar, nëse ekziston një gatishmëri e mjaftueshme midis palëve edhe për një takim të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Por është pikërisht çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe mospajtimet e Kosovës dhe Serbisë rreth saj, që po pengojnë një takim të kërkuar nga BE ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vu?iq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Beogradi këmbëngulë që çështja e Asociacionit të jetë tema kryesore e dialogut, ndërsa Prishtina kërkon që të ndriçohet fati i personave të zhdukur gjatë luftës dhe çështje të tjera më të ngutshme. Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, në kuadër të dialogut me Serbinë ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Si Kosova edhe Serbia përsërisin, se janë të gatshme për një takim të tillë, por Bashkimi Evropian ka insistuar që nëse takimi i nivelit të lartë do të kryhet, atëherë ai duhet të ketë rezultate konkrete.Në fillim të shkurtit në Kosovë e Serbi, qëndruan i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Gjatë vizitave në Kosovë e Serbi, Escobar kishte rishprehur qëndrimin amerikan se dialogu Kosovë-Serbi duhet që të përfundojë me njohje reciproke. Në një deklarim para senatorëve amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme, përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor ka thënë, se të dyja shtetet duhet të punojnë, si palë të barabarta, që nëpërmjet dialogut të heqin dallimet e të gjejnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse./ DW
Fillimi ishte premtues për 40 vjeçarin G.I nga Maqedonia e V...
BE ra dakord, që 27 persona dhe institucione ruse, që kërcën...
Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka filluar fjalimin para ...
Rusia ka marrë një vendim për të evakuuar stafin e saj diplo...
Ministrat e Jashtëm të BE kanë rënë dakord të martën për të ...
Ish-presidenti dhe ish-kryeminsitri i Rusisë, Dimitry Medved...
Dhjetë mijë ushtarë rusë kanë hyrë në zonat e pushtuara nga ...
Pasi Rusia njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura D...
Rusia ka nisur pushtimin e një pjesë të Ukrainës.Korrospoden...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të organizoj...
Nga David B.Kanin “Transconflict”Moska ka ende iniciativën n...
Do të takohen vërtet presidentët e SHBA dhe Rusisë, Joe Bide...
Nga dita e djeshme qeveria federale ka hequr rreth 20 vende ...
Një rrjedhje masive të dhënash nga një prej bankave private ...
Sipërmarrja e re e ish presidentit amerikan Donald Trump, nj...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se...
Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli ka ndër...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të die...
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kancelari gjerman, Olaf ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...