web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një sy që nuk sheh dhe një gjobë për Gjergj Lucën

3 Dhjetor 2021, 18:44, Aktualitet CNA

Një lajm ka marrë së fundmi vëmendjen në një prej portaleve kryesore në vend, drejtuar nga intelektuali ball-lartë Çlirim Peka. Lajmi ka të bëjë me disa vendime të vjetra të qeverisë ?Rama? të para dy viteve në lidhje me disa ambiente që janë dhënë në Gramsh dhe në Prrenjas biznesmenit të tregëtisë së peshkimit Gjergj Luca. Në pamje të parë duket sikur është një denoncim, çfarë ka ndodhur, kontrata me një euro, skandal i madh, pse ti marrë ky mik i Edi Ramës, denoncim korrupsioni e të tjera si këto.

Në fakt kur nuk ke sy të shohësh, je duke vënë gjobë. Ose je i paaftë dhe shkon të kullotësh si delet në vend që të bësh gazetari. Lajmi pa sy publikuar tek Syri ka në thelb disa të pavërteta dhe në fakt nuk është lajm hiç.

Së pari, është një lajm i trajtuar edhe në media të tjera kohë e vite më parë, për dhënien e tokave me qera 1 euro nga pronat publike. Nuk janë në Tiranë as në qytetet kryesore por në dy nga zonat më të varfra të Shqipërisë, në Prrenjas dhe Gramsh. Pronat atje ja në Gramsh apo në Prrenjas, ka ende të tjera që qeveria i jep me 1 euro, mund të shkoj Çlirim Peka nesër të marrë apo biznesmenët e tij.

Ja jep qeveria, jo se është Rama apo dje Berisha, por atje janë me dhjetra, sepse askush nuk shkon të marrë magazina të shkatërruara, të rrënuara në qytete minierash, që ndoshta edhe në hartën në Google nuk i gjen, siç është Prrenjasi i varfër me 100% emigracion, apo në Gramshin e largët ku magazina të rrënuara tashmë janë pikturuar me surretrit tashmë të këtyre gazetarëve dhe analistëve që vijnë vërdallë, nxisin të pavërteta dhe mashtrime.

Së dyti, ky shkrim le të duket edhe si avokati ndaj Gjergj Lucës, nuk ka asnjë gjë të keqe të mbrosh biznesmenët që punojnë, që marrin magazina të shkatërruara dhe të rrënuara prej 30 vitesh, magazina të braktisura ushtrie, magazina të braktisura minierash dhe i kthejnë në fabrika të përpunimit të peshkut, në fabrika të përpunimit të karkalecave. Punojnë me qindra gra që mbajnë familjet e tyre.

Ato që nuk i dinë këta gazetarë duhet t’i mësojnë, sepse buxheti mujor që paguhen rrogat në Prrenjas është më i madh se buxheti i Bashkisë së Prrenjasit.

Se janë punësuar me qindra gra në Gramsh të cilat paguhen, marrin rrogë, marrin sigurime shoqërore, nuk i rrinë shtetit në rrugë me ndihmë ekonomike, paguajnë fëmijët e tyre me ato para që i shkollojnë.

Dhe tani këta njerëz, duhet të lexojnë broçkulla të tilla se na qënkërka një hall i madh një problematikë skandaloze se Gjergj Luca ka marrë me qera 1 euro metrin katror magazina të rrënuara dhe të shkatërruara.

Së pari, koncepti 1 euro nuk ka filluar sot tek Edi Rama po që se duhet të trajtohet politikisht, por ka filluar në qeverinë Berisha dhe është vënë pikërisht për këtë arsye, që magazina, zona, troje të braktisura të jepen me qera minimale nga shteti që të nxisin punësimin.

Çfarë ka ndodhur në Prrenjas?

Kanë qenë disa magazina të rrënuara afër shinave të trenit, ku dhe treni nuk shkon më, janë marrë, janë rikonstruktuar, janë rindërtuar dhe janë kthyer në kapanone ku punojnë gra dhe paguhet qeraja, shtetit me 1 euro dhe shteti fiton shumë herë më tepër sepse atyre grave u paguhen sigurime shoqërore, u paguhen taksa, nga ana tjetër të punësuarit marrin rrogat e tyre.

E njëjta situatë është në Gramsh. Kush shkon në Gramsh të marrë magazinë?

Çlirim Peka, a ndonjë gjobaxhi që vjen vërdallë, shpifësat apo këta politikanët brilantë të qendrës së Tiranës që një herë i puth Çimi, një herë i puth Luli, një herë i puth Likja e kështu me rradhë.

Se përtej politikës së ditës, të sulmosh biznesin se po ndërton magazina dhe po punëson njerëz, kjo është më shumë sesa kriminale.

Me sy apo pa sy, dikush duhet të shkojë dhe të shohë, të verifikojë se çfarë ka ndodhur. Ka me dhjetra dhe qindra të tjera që mund të shkojë dhe t?i marrë Çim Peka.

A do të ketë mundësi t’i  rregullojë të hapë vende pune? A ka biznesmenë që kërkojnë të marrin magazina të tilla dhe të punësojnë njerëz, në Gramsh a Prrenjas? Të shkojnë dhe t?i marrin, atje janë. Ja u jep shteti. Ja u ka dhënë edhe Sali Berisha, ja u jep edhe Edi Rama edhe kush të jetë nesër do ja u jap prapë.

Por askush nuk i merr. Ka të ?çmendur? si Gjergj Luca, që shkojnë dhe marrin magazina të tilla, hapin vende pune dhe një e tretë po hapet në Maliq për ata që nuk e dinë. Në ish kombinatin e sheqerit në Maliq që u rrënua dhe u shkatërrua këto 30 vjet, u vodh dhe grabit çdo tullë, po bëhen fabrika të reja, po bëhet një qytet i ri. Për t?i dhënë jetë një qyteze që gati po jep shpirt si Maliqi.

I ka dhënë jetë ajo fabrikë Prrenjasit, sepse mban qindra familje me bukë, i ka dhënë jetë ajo fabrikë në Gramsh qytetit sepse mban me qindra familje me bukë, të cilët kanë më shumë para për të shpenzuar, për të jetuar më mirë dhe nuk janë 300 apo 400 gra pa punë, me ndihmë ekonomike, por janë të punësuara falë këtyre magazinave të marra me 1 euro nga Gjergj Luca të cilat kërkohen të përdoren gjoja si skandale publike, lajme të rëndësishme se çfarë paska bërë Edi Rama se i paska dhënë Gjergj Lucës nja dy magazina atje, ku ndoshta Çim Peka nuk ka shkuar kurrë dhe ata që ka nga pas të cilat nuk kanë sjell asgjë. Asnjë korrupsion, asnjë skandal nuk ka. Thjesht dhe vetëm janë punësuar gra, vajza, të rinj, të reja në magazinat e rrënuara të diktaturës që janë kthyer në kapanone për përpunimin e karkalecit.

Ndoshta duhet që Gjergj Luca një ditë të marrë disa nga këta gazetarët me mjekra moderne apo me flokë brilantine që një herë përputhen me Ilirin, një herë përputhen me Lulin, një herë përputhen me Ramën, një herë përputhen me Veliajn e t?iu tregojë se si punohet nga mengjesi në darkë, se si ndërtohet një qytet duke punuar 24 orë e se si me qindra gra punojnë, sot kanë më shumë të ardhura dhe familjet e tyre sot janë më mirë, pikërisht sepse magazinat e rrënuara dhe të shkatërruara janë dhënë biznesmenëve si Gjergj Luca./CNA.al





Lajmet e fundit nga