U shemb nga pasha e kamionit/ Nis rindërtimi i urës së Darëzezës nga ushtria
Ditën e sotme ka nisur rindërtimi i urës së Darëzezës në Fie...
Altin Avdyli i njohur me pseudonimin ?Niçja? ka kallëzuar penalisht kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani.
Sipas ?Niçe-s?, Dollani ka shpërdoruar hapur detyrën duke qëndruar me ?forcë? në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339.
Më tej ai pretendon se gjyqtarja ka ndërmarrë veprimeve arbitrare ndaj tij, pavarësisht se kishte dy avokatë në sallën e gjykimit, duke mos dhënë asnjë shpjegim, nuk i ka legjitimuar ata.
?Kjo gjyqtare në emër të ligjit procedurial, kryen paligjshmëritë, ku me arrogancën ballkanike shkel të drejtat më themelore të të pandehurve?, thuhet në kallëzimin e Altin Avdyllit.
Hetimet për dosjen 339 janë mbyllur që në vitin 2019, kur ishte ende Prokuroria për Krime të Rënda dhe të pandehur janë 12 persona.
Dosja 339 ka shkaktuar shumë debate politike dhe përplasje midis mazhorancës dhe opozitës është e ndarë në dy pjesë. 339 dhe 339/1, ku po hetohet shitblerja e votave, shpërdorimi i detyrës dhe lejet e ndërtimit.
Kush është gjyqtarja Saida Dollani
Dollani ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo e ka filluar udhëtimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2000 dhe në vitin 2004 është promovuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, një nga gjykata më të larta të karrierës në Shqipëri.
Gjyqtarja Saida Dollani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Qershor të vitit 2019, në kohën që ishte drejtuese e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe sot është drejtuese e Apelit të Gjykatës Kundër Korrupsionit.
Nga hetimi i KPK-së, nuk kanë rezultuar probleme për gjyqtaren.
Në adresë të gjyqtares në KPK ishin bërë 7 denoncime dhe asnjë prej tyre nuk kishte indicie për shkelje, edhe denoncimi i bërë nga Emiljano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë nuk krijoi probleme për gjyqtaren Dollani.

Në Maj të 2019, gjyqtarja Dollani u mor në mbrojtje dhe në ruajtje nga Policia e Shtetit së bashku me anëtarë të familjes së saj, pasi dyshohej se ishte kërcënuar nga anëtarë të bandës së Emiliano Shullazit.
Ditën kur gjyqtarja Saida Dollani e Apelit për Krime të Rënda u caktua kryetare e trupës në çështjen kundër Emiljano Shullazit, bashkëshorti i saj mori si mesazh një pistoletë në gojë.
Mbrëmjen e 23 prillit 2019, Kristaq Prifti ishte duke tymosur një cigare në ambientet e jashtme të një lokali në afërsi të shtëpisë, kur një djalë i ri, i veshur me të zeza iu afrua me shpejtësi, i bllokoi këmbën e majtë dhe me një të shtyrë në kraharor, e rrëzoi përtokë, raportonte Birn më herët.
Pamjet e kërcënimit, të fiksuara nga një kamera në zonë tregonin se si agresori i vendosi pistoletën në gojë Priftit dhe i përcolli një mesazh. Një mik i Priftit në vendngjarje u përpoq më kot të largonte autorin e kërcënimit, duke e tërhequr atë nga mbrapa.
Sipas denoncimit të bërë më pas në polici, kërcënimi kishte si objekt punën e gjyqtares Dollani. ?Ti me atë shk**dhatën tënde, mos harro se i ke dy djemtë në? [vendin ku studiojnë djemtë e gjyqtares],? ka kërcënuar agresori, para se të largohej me vrap në anën e djathtë të rrugës./CNA.al
Ditën e sotme ka nisur rindërtimi i urës së Darëzezës në Fie...
Pas një periudhe 4 vjeçare kërkimi është vënë në pranga nga ...
Protesta e banorëve në fshatin Lumas të Kuçovës, ka degjener...
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmë në qytetin e Shko...
Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drog...
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Ambasadorja e SHBA ...
IKMT ka nisur me operacionin për prishjen e objekteve pa lej...
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas grabitjes së karburant...
Sot 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë, a...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar mbrëmjen e sotme në ...
Periudha e gjatë e pandemisë, e shoqëruar me masat kufizuese...
Operacioni për prishjen e objekteve pa leje në zonën e bregd...
Mali i Zi ka hapur kufinjtë për të gjithë qytetarët e Bashki...
Qytetarët kosovarë vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si desti...
Shteti fqinj, Greqia ka shtyrë afatin për hapjen e kufijve m...
Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në kryeqytet ku v...
Dy ditë më parë një vrasje ka ndodhur në afërsi të Gjykatës ...
Pak ditë më parë, ura e Darzezës në Fier u shemb pasi një mj...
Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona, pasi ishin shpallur...
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...