web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mbylle gojën! O ku*vë”/ Plas keq në emision, Tom Doshi sherr me Rakipllarin

26 Prill 2021, 20:48, Politikë CNA

Një përplasje e ashpër që degjeneruar në fjalor banal ka ndodhur mes gazetarit Robert Rakipllarit dhe kryetarit të PSD-së Tom Doshi.

Rakipllari ishte i ftuar në News 24 ku diskutohej për subjektet politike, por shpeshherë përmendën edhe emrin e Tom Doshit.

Doshi është lidhur ?live? me emsionin e Sokol Ballës në një bisedë telefonike, ku i ka thënë Rakipllarit që të ketë turp që është marrë gjithë kohën me emrin e tij.

Ndërkohë gazetari i ka kujtuar Doshit që është ?non-grata? në SHBA dhe i ka kërkuar që të zgjidhë njëherë mosmarrëveshjet me Amerikën, por debati ka degraduar.

Debati në News 24:

Tom Doshi: Ata dy burrat që ke aty, po u del shumë punë me emrin tim. Mua votat mi ka dhënë populli, ka patur program PSD, ka patur kandidatë më të mirë sesa Thurja apo ata që mendon ti. Mateni vendin mirë kur të flisni sepse i kam marrë votat në të gjithë Shqipërinë. T?ju vijë turp të dyve se keni edhe fëmijë dhe hidhni baltë kundër meje. Xhelozia e Rakipllarit se ka humbur PD nuk justifikohet.

Sokol Balla: Ju lutem pa ofendime personale. Komentet janë politike

Doshi: Mua më ka votuar populli, kam marrë 30 mijë vota në gjithë Shqipërinë

Rakipllari: Nuk ka asgjë personale

Doshi: Ti e ke personale

Rakipllari: Nuk kam asgjë personale. Ju keni marrë vota?

Doshi: Ju s?të lini rehat. Ju keni patur frikë të hapni ekranin për mua
Rakipllari: Po të gjykoj si kryetar partie.
Doshi: Ke gjithë ditën që merresh me ermin tim. Turp të kesh

Rakipllari: foli ambasadores amerikane për të tjerat. Merru me atë dhe jo me mua.

Doshi: Ç?lidhje ka ambasadorja amerikane? Unë jam më i pastër si ty. Do e gjej të drejtën edhe në Amerikë. As kam marrë tendera si tha Lubonja, unë i kam patur kudnër të gjitha forcat. T?ju vijë zor që përgojoni. Dihet se kush jam unë. Jam përballur me drejtësinë këtu dhe do të ëprballem edhe në Amerikë.

Balla: Pse e dhe dorëheqjen?

Doshi: E dhashë dorëheqjen që të jem qytetar i lirë.

Rakipllari: Ti je një person i shpallur non-grata nga SHBA. Se blen 2-3 vota këtu mos kujto se je shumë i fortë. Sokol ndaloje këtë telefonatë. Je non-grata zotëri. Sokol, ndaloje telefonatën, zgjidhe me SHBA dhe pastaj me mua.
Doshi: Ti paguhesh për të dalë aty! Mbylle gojën! O ku*vë!





Lajmet e fundit nga