web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ 7500 policë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit

17 Prill 2021, 17:02, Aktualitet CNA

Më shumë se 7500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit.

Të gjithë efektivët që do të jenë pranë qendrave të votimit do të ndjekin me përpikmëri udhëzimet që kanë marrë gjatë trajnimit të zhvilluar më parë, nga ekspertë ndërkombëtare të monitorimit të proceseve zgjedhore..

Gjithashtu uniformat blu kanë hartuar edhe një plan masash, për të ndërhyrë në çdo situatë që mund të cenojë procesin zgjedhor, por një gjë e tillë mund mund të bëhet vetëm kur kërkohet nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve ose i qendrave të votimit.

Po kështu, bashkëpunim do të ketë edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, për të marrë në ruajte objektet e rëndësisë së veçantë.

Nga ana tjetër prej të hënës policia e shtetit do të kalojë në gatishmëri, për të mbajtur nën vëzhgim çdo element kriminal dhe për të garantuar sigurinë publike përveç mbarëvajtjes së procesit zgjedhor./

Zgjedhjet e 25 prillit pritet të monitorohen nga 250 vëzhgues të OSBE-ODIR të cilët do të fokusohet ne zbatimin e identifikimit biometrik, monitorimin me abuzimet e përdorimit te burimeve shtetërore në fushatë zgjedhore dhe votimin nën masat anti-Covid./CNA.al





Lajmet e fundit nga