web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Trishtimi dhe dhimbja na trazuan shpirtin”/ Endri dhe Stefi i japin lamtumirën e fundit legjendës së futbollit

7 Shkurt 2021, 14:38, Lifestyle CNA

Legjenda korçare e futbollit, Milutin Kërçiç është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare, pak pas orës 23.00 të ditës së shtunë (6 shkurt 2021). Lajmi është konfirmuar nga burime familjare për CNA.al.

Të trishtuar për ikjen e tij, vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti kanë bërë një dedikim prekës në rrjetet e tyre sociale.

Ata i kanë dhënë lamtumirën e fundit mikut të tyre të dashur duke treguar se Milutin ishte një shembull dhe një nga legjendat e futbollit që ka spikatur me talentin e tij.

?Lamtumire legjenda Mili Kercic ?? Kam bere komente ne faqe dhe portale te tjera per largimin tend, sot ne 3 te mengjesit dhe shume pak kam fjetur! Trishtimi dhe dhimbja me trazuan  shpirtin! Njerez si ti, me talent, perkushtim dhe shume shoke e miq qe te kane dashur dhe respektuar, ashtu si dhe ti i deshe, krijojne shembuj dhe mite… Mili Kercic… je nje nder legjendat me te spikatur. Ti dhe talenti jot, rezultatet ne fushen e blerte, thjeshtesia dhe dashuria per miqte dhe jeten ne pergjithesi te bejne ta meritosh kete fjale. U prehsh ne paqe miku jone i dashur ?? i dashur per gjithe korcaret dhe i vleresuar per gjithe futbollin shqiptar?, shkruhet në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga