web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qytetarët e shohin policinë si armike”/ Goxhaj: Blutë nuk duhet të qarkullojnë me armë

20 Dhjetor 2020, 18:40, Politikë CNA

Avokati Altin Goxhaj, ka folur mbrëmjen e sotme për sjelljen e policisë me qytetarët gjatë patrullimeve dhe me protestuesit.

Goxhaj tha se policia nuk mund të shoqërojë njerëz në rrugë, por duhet tu japë një copë letër personit që konstatohet për tu marrë në pyetje për një çështje të caktuar, ku caktohet data dhe ora ku ai duhet të paraqitet në komisariat.

?Eksperienca e 7 viteve tregoi që një nga indikatorët kryesorë që ndan diktaturat nga demokracitë është numri dhe përqindja e personave që kanë të shkuar kriminale , pra kanë precedent penal jo këta që dalin protestojnë por ata që bëjnë vjedhje, dhunë fizike ndaj individit. Ideja jonë është shumë e qartë polica nuk mund të shoqërojë njerëz në rrugë, por mjafton tu japi një copë letër, nëse konstaton se ky person i duhet policie për tu marrë në pyetje për një çështje të caktuar, ku caktohet data dhe ora ku ai duhet të paraqite, në një takim, në një dhomë normale qytetare, sipas parimeve bazë të asaj që quhet policimi në komunitet.

Koncepti është që dhomat e shoqërimit duhet të jenë njësoj si në hotel me televizor, me kafe, me çaj, me gazeta dhe me libra e literaturë që informon qytetarin për të drejtat e tij. Telefoni duhet të jetë i disponueshëm për qytetarin. Pra komisariatet duhet të kenë dhoma pritje shoqërimi dhe jo dhoma pritje izolimi dhe duhet të krijohet një model i ri i komunikimit qytetar dhe polici, ku personat që e presin qytetarin duhet ta trajtojnë me dinjitet dhe jo tu marrin kartën e identitet, telefonit etj??, u shpreh ai në një lidhje me Fax News.

Avokati tha se sot kemi të bëjmë me një regjim, pasi sipas tij, qytetari e sheh policinë si armike.

?Koncepti jonë për policinë do të jetë se policia që merret me rendin do të qarkullojë nëpër qytet e pa armatosur, kur të bredhë nëpër rrugë armët do t?i mbajë automjet sepse nuk janë të nevojshme që të mbajë armë ajo duhet të jetë një polici qytetare e cila komunikon me popullin dhe i vetmi raport që ka me atë që quhet shoqërim do të jetë njoftimi. Sot qytetari e sheh policinë si armike, atëherë nëse kjo shihet si armike nga populli kemi të bëjmë me një regjim?, theksoi Goxhaj./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga