web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kampionati starton të mërkurën, shikoni ndeshjet e javës së parë në Kategorinë Superiore

30 Tetor 2020, 12:59, Sport CNA

Bojkoti i futbollit u ndërpre dhe në fundjavë do të startojë edicioni i Kupës së Shqipërisë e më pas të mërkurën do të nisin të gjitha kampionatet, nga Kategoria Superiore, Kategoritë I dhe II etj.

Dje, në një mbledhje të afruar të Ligës Profesioniste (e programuar fillimisht për t?u zhvilluar sot) u vendos unanimisht nga drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore që të ndërpritet bojkoti dhe të pranohet premtimi i dhënë nga kryeministri kundrejt presidentit të FSHF-së se të katër kërkesat do të merren parasysh nga qeveria.

Pas ndeshjeve të Kupës, të gjitha skuadrat shqiptare do e kthejnë menjëherë vëmendjen nga ndeshja e parë e kampionatit, që do të ngrejë siparin ditën e mërkurë më 4 nëntor.

Më poshtë mund të shikoni ndeshjet e javës së parë në Kategorinë Superiore:

JAVA 1 (04.11.2020)

TIRANA-KUKËSI (stadiumi mbetet për t?u përcaktuar)

KASTRIOTI-PARTIZANI (luhet në stadiumin e Kamzës)

TEUTA-SKËNDERBEU

VLLAZNIA-APOLONIA

BYLISI-LAÇI

* oraret do të përcaktohen në ditët në vijim;





Lajmet e fundit nga