Shëndetësia në rajon, sa janë shpenzimet për frymë
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Akademiku Artan Fuga është kundër protestave të dhunshme dhe trup më trup pasi thotë se do të mbarojnë bashkë me rezistencën.
Fuga thekson se ?nëse opozita nuk emancipon programin politik për vetëadministrimin e institucioneve kultrore, artistike, mediatike publike duke bërë edhe autokritikën e vet të thellë, edhe rrezistenca për teatrin tashmë të shembur, do të shkojë për lesh sikurse shkoi vetë teatri?
Ai thotë se tashmë duhen luftra dhe beteja emancipuese për të zgjedhur përfaqësuesit e duhur politikë, pasi sipas tij pa to nuk mund të ngrihen themelet e vërtetë të kulturës e artit.
Sipas tij e gjitha lidhet me të drejtën e popullit për të zgjedhur përfaqësuesit, pasi pa të arti dhe kultura nuk mund të çlirohet nga politika.
?Nëse opozita nuk emancipon programin politik për vetëadministrimin e institucioneve kultrore, artistike, mediatike publike, (teatri, opera, ansambli, radiotelevizioni, muzetë, institucionet shkencore, INSTAT, etj.) duke parashikuar depolitizimin e plotë të tyre, pra duke bërë edhe autokritikën e vet të thellë, edhe rrezistenca për teatrin tashmë të shembur, do të shkojë për lesh sikurse shkoi vetë teatri!
Madje do të shkojë për lesh edhe inteligjencia krijuese artistike duke mbushur radhët e të papunëve, të pijetoreve, ose të emigrantëve.
Ca duhet të lënë patetizmat uluritëse, autizmin, vetëlegjitimimin, u duket se janë mesi dhe vetëm ata janë heronjtë, duke e lënë rehat procesin e emancipimit politik, ose të kontribuojnë si ushtarë modestë për të!
Teatri u shemb. Krimi u bë. Rrezistenca fatkeqësisht dështoi. Tani luftra dhe beteja emancipuese ka nevojë të ndërmerren.
Mjaft me kundrasense, edhe do e mbrojmë trup më trup e gjak më gjak teatrin, edhe pse na ushtruan dhunë! Se hytë në një betejë trupash që dihej se e humlbnit në sekondë!
Dhunë sepse jemi pa të drejta qytetare, se nuk kemi shtet ligjor, sepse nuk kemi legjitimitet si qytetarë pa statuse juridike. Pa këto do të na rrahin e do të na shkepin madje!
Cfarë ekspertësh doni! Pse pak ekspertë shërbëtorë ka? Cfarë gjykate kushtetuese doni? Gjykata kushtetuese është me shumicë nga partia në pushtet! Cfarë kërkoni nga populli, të bëhet guerrilas profesionist??? Lëreni mo qytetarin rehat. Ai rreziston mijra herë më mirë sesa ne në format e tij, por ne na duket se rrezistenca jemi ne, sikurse i duket atij se shteti është ai! Cfarë simetrie e çmendur! Vajte ti te minatorët, po te studentët, po te naftëtarët, po te pedagogët, po te astiriasit ? veçse për të larë gojën -, përse do të vinë ata te ne, cfarë legjitimiteti kemi më shumë ne sesa ata që nënshkruan peticionin e qelbur të shkatërrimit të teatrit ? dhe tani thonë se nuk e kemi nënshkruar ? (shërbëtorë të ndyrë të selinizuar).
Mjaft me rrezistencat trup më trup rrugëve që mbarojnë si shashka!
Shihni teatrin te Pallati i Kongreseve për të kuptuar se themelet e kulturës dhe artit të cliruar nga politika nuk mund të ngrihen nëse populli nuk ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesit e vet!
Mjaft me ulurima histerike që na fshehin thelbin ku po humbim gjithçka, po humbim veten?, shkruan Fuga./CNA.al
Nën urdhrat e Ilir Dajës, Skënderbeu ka filluar zyrtarisht p...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar ashpër pas ...
Një situatë ankthi, mërzie, por edhe një hidhërim që kërkon ...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar sot se se j...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashk...
Pas zhvillimeve të fundit në vend, dhe shembjes së Teatrit K...
Nga Bledi Mane-Public EnemyKujtove se është prej tallashi dh...
Ditët e fundit, jo aq rastësisht, nofullave ripërtypëse të d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononci...
Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi thotë se qeveria “Rama” ës...
Profesori i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj ka zb...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar sot...
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, me një akt të papr...
Regjizori, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu ...
Jursitja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit K...
Jursitja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit K...
Gazetari Enkel Demi është shprehur sot se Reforma në Drejtës...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sot...
Regjizori, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...