Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Nga Leslie Marshall ?Fox News?
A do të rikthehet ndonjëherë jeta jonë në normalitet, kur të ketë mbaruar makthi i koronavirusit? A do të jemi ne në gjendje të shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin, të përqafojmë një mik, të hamë darkë në një restorant, të ndjekim një koncert apo një ndeshje basketbolli, të bëjmë plazhe në vende të populluara, dhe të bëjmë të gjitha gjërat e tjera, që i kemi cilësuar deri dje si të mirëqena, para se të dëgjonim termin ?distancim shoqëror??
Miliona prej nesh, i kanë bërë këto pyetje këto kohë mbi botën tonë aktuale, ku ne jemi të detyruar të jetojmë nga frika e kontaktit njerëzor, që mund të na çojë drejt sëmurjes së rëndë apo edhe vdekjes. Dr.Entoni Fauçi, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se koronavirusi do të përcaktojë se edhe për sa kohë duhet të jetojmë si ujqërit e vetmuar, në vend të kafshëve shoqërore që jemi.
Dhe në mënyrë të frikshme, Fauçi tha të martën se edhe nëse vazhdojmë me masat aktuale ?
me shumicën prej nesh që është mbyllur në shtëpi, dhe me një pjesë të madhe të ekonomisë amerikane që është mbyllur – koronavirusi mund të vrasë 100.000-240.000 njerëz në SHBA, dhe të infektojë miliona prej nesh.
Sa për krahasim, rreth 58.000 amerikanë u vranë në Luftën e Vietnamit. Afro 37.000 amerikanë të tjerë vdiqën në Luftën e Koresë. Siç thuhet në ushtri, ?armiku ka një votë?, kështu që nuk varet nga ne për të vendosur se kur do të përfundojë lufta jonë kundër koronavirusit.
Por në dallim nga një armik me të cilin ndeshemi në një luftë konvencionale, ky armik është mikroskopik, sa një e një mijëta e gjatësisë së një qerpiku. Dhe ky armik i vogël, është më i rrezikshëm se shumë prej ushtrive me të cilat jemi përballur jashtë vendit.
E pyeta bashkëshortin tim, një kirurg ortoped në profesion, nëse jeta jonë post-koronavirusit do të jetë sërish e njëjta. Ai më tha se jo. Një përgjigje që më bëri të reflektoj dhe të shqetësohem. Të gjithë shpresojmë dhe lutemi që brenda disa javësh, numri i rasteve të reja me koronavirus të zvogëlohet sa duhet, që ne ta braktisim këtë stil emergjent të jetesës.
Por ne duhet të frikësohemi edhe nga mundësia që koronavirusi do të rikthehet, me një tjetër sulm të fortë në vjeshtë dhe dimrin e ardhshëm, siç e presin dhe shumë ekspertë të shëndetësisë. A mund të zgjedhim të vazhdojmë ta praktikojmë distancimin social, për shkak se parashikojmë një pandemi të re të koronavirusit?
A do të zhduken për fare shtrëngimet e duarve dhe përqafimet, për t?u zëvendësuar me përkuljet e kokës në shenjë përshëndetje, nga takimet me bërryla, përshëndetjet me dorë nga distanca, apo kush e di çfarë? A do të zëvendësohen udhëtimet për pushime, me shikimin e videove të vjetra të vendeve që nuk do të guxojmë më t?i vizitojmë personalisht?
Ne me siguri që do të vazhdojmë t?i lajmë më shpesh duart tona, sesa kemi bërë deri disa javë më pare. Kjo është një masë sigurie e zgjuar. Por nëse duhet ta trajtojmë botën përreth nesh si një mjedis armiqësor – si astronautët në Hënë, të mbrojtur nga kostumet hapësinore – dëmi që koronavirusi do të na shkaktojë ne dhe gjeneratave të ardhshme do të jetë i tmerrshëm.
Tashmë, shumë prej nesh – përfshirë fëmijët tanë – kemi zëvendësuar shumë nga ndërveprimet tona të zakonshme njerëzore me ndërveprime në internet. Ne e kemi këtë gjë me arsimin, programet pas mbylljes së shkollave, lojërat, takimet me mjekun dhe për disa – si unë dhe miqtë e mi ? edhe me orët e lumtura virtuale!
Shumë prej nesh, kanë gjetur mënyra për të punuar që nga shtëpia. Dhe bashkëshorti im më thotë se kur shkon në punë, gati gjysma e pacientëve të tij zgjedhin që konsulta të zhvillohet praktikisht në internet. Shumë njerëz, mund të zgjedhin në të ardhmen të vazhdojnë të takohen online me mjekët e tyre.
Dhe nga pikëpamja shoqërore, ne jemi bërë më të tërhequr në këtë botë të re, që po e ndajmë me koronavirusin. A do të zgjasë kjo gjë? Si një person shumë social, sigurisht që nuk e shpresoj. Unë jam shumë e bekuar që kam një familje të bukur, dhe shumë miq.
Por kam vënë re që komunikimet me disa prej atyre miqve, po bëhen gjithnjë e më të pakta. Dhe nëse distancimi social vazhdon me muaj, me shumë mundësi do të ndihemi gjithnjë e më komodë duke e jetuar jetën tonë brenda 4 mureve të shtëpive tona. Puna nga shtëpia do të bëhet më e lehtë për ata prej nesh që mund t?i kryejnë punët tona nga distanca, dhe ne do të mësohemi të kryjmë shumë detyra me një telefon dhe një kompjuter.
A do të bëhet një normë mësimdhënia në internet, duke zëvendësuar shkollat? A do të mblidhemi për festa më shumë nëpër ekrane, sesa fizikisht bashkë? Si një person që vjen nga një familje shumë e afruar (siçiliane dhe hebrejeme origjinë), shpresoj që distanca sociale të mos bëhet normaliteti ynë i ri.
Një ditë, COVID-19 – sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi – do të zhduket, ose thuajse zhduket nga një vaksinë, ashtu siç u zhdukën dikur poliomieliti dhe fruthi. Ose sëmundja e frymëmarrjes do të zbutet me një trajtim efektiv. Ajo ditë nuk mund të vijë shumë shpejt.
Dhe shpresoj që kur të ndodhë të jemi në gjendje t?i shtrëngojmë edhe një herë duart me njëri-tjetrin, të përqafohemi dhe bashkëveprojmë siç kemi bërë më parë, në mënyrë që fëmijëve në gjeneratat e ardhshme t?u duhet të hapin fjalorin, kur të dëgjojnë për herë të parë termin ?distancim social?./Pergatiti CNA.al
Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e tjera të biznesit, në një s...
Ish Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, i ...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mbrëmjen e sotme një gra...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka hedhur akuza...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për 11 vjetorin e a...
Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e ka cilësuar si n...
Presidenti Meta ka kujtuar 11 vjetorin e anëtarësimin e Shq...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka fol...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka denoncuar...
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se duke nisur nga java e ...
Kreu i opozitës Lulzim Basha, është bërë sot “nostalgjik”, t...
Kryedemokrati, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë të rr...
Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live me qytetarët, k...
Teksa i gjithë vendi ndodhet në izolim dhe roli i gruas ësht...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një lidhje me emisi...
Presidenti Ilir Meta ka uruar sot shërim të shpejtë për Prof...
Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur kreministrit Rama,...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka hedh...
Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar se duke nisur nga dita e...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për 11-vjet...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...