web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Presim negativizimin 100% të testit për dy pacientë me Covid-19

20 Mars 2020, 15:04, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se janë dy pacientë të cilët në testin e dytë të zhvilluar kanë rezultuar negative me covid.

Manastirliu thekson se po presin edhe testet në vijim për të konfirmuar 100% negativizimin e tyre dhe më pas të ndjekim protokollet përkatëse nga mjekët.

?Ne kemi bërë aktualisht testime të njëpasnjëshme edhe të pacientëve të cilët janë në spitalin infektiv. Në fakt nuk është një për janë dy pacientë që janë negativizuar në testimin e radhës. Por po presim edhe testet në vijim për të konfirmuar 100% negativizimin e tyre dhe më pas të ndjekim protokollet përkatëse nga mjekët. Këto janë lajme të mira dhe ne kjo na gëzon, por duhet të jemi 100% të sigurt sepse përballemi me një armik të padukshëm dhe sigurisht edhe me të panjohura shumë të madha, ndaj dhe duhet ti japim kohë personelit mjekësor që sipas protokolle që ata kanë, protokolle të cilat ndryshojnë sepse cdo ditë dalin evidenca të reja shkencore për të ndjekur punën e tyre dhe për të më të mirën për pacientët?, tha Manastirliu për Ora News.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që duhet të kenë kujdes dhe të zbatojnë rregullat.





Lajmet e fundit nga