Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës aktuale politike në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela sot ka shigjetuar presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili sipas tij është në hall por nuk do të mundet t?i shpëtojë drejtësisë.
?Meta është në hall. Por nuk ka intelekt për t’i shpëtuar drejtësisë.
Naiviteti për t’i shpëtuar Reformës në Drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri…?-shkruan Ngjela.
Më tej, ai paralajmëron se në shtator në Tiranë do të vijë delegacioni i Venecias, i thirrur nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës.
Sipas Ngjelës, Meta ka shpresë për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo në shtator, por sipas tij kjo nuk do të lejohet nga SHBA.
?Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse Ambasada Amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut.
“Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje.
“SPAK- u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë.
Kjo tregon se lufta antikorrupsion ka filluar.?-shkruan Ngjela.
Më tej, ai paralajmëron se goditja penale për Metën është e afërt dhe se ai është edhe kushti për hapjen e negociatave.
?Po goditja penale e Metës kur vjen?
Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat.?-shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.
Postimi i plotë:
Meta është në hall. Por nuk ka intelekt për t’i shpëtuar drejtësisë.
Naiviteti për t’i shpëtuar Reformës në Drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri…
Në fillim të shtatorit vjen në Tiranë delegacioni i Venecias, i thirrur për krimin e Metës nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës.
Delegacioni ka kërkuar dokumentacion se çfarë ka sjellë realisht në shoqërinë shqiptare dekreti Meta.
“Ka sjellë përplasje shoqërore”, thonë dokumentat që i paraqiti komisionit hetimor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Kurse Meta nuk kupton dot asgjë.
Dhe po i drejtohet Bashës, domethënë Saliut, që ata të vijojnë protestat e dhunshme në shtator.
Indirekt Meta iu thotë: “unë dekretet për ju i bëra “, dhe indirekt iu shpreh hidhur faktin që ai po shkon drejt burgut për ata.
“Po, a kam ndonjë rrugë shpëtimi?” – pyet Meta.
Dhe mendja i shkon drejt e te Saliu. Kur i thotë “dua përplasje shoqërore me gjak, që të shpëtoj nga burgu”.
Po Saliu? Eh, mor Metë, nuk e di ti që Saliu është i kërcënuar ndërkombëtarisht!
Por Meta vazhdon rrugën e tij të shëtitjeve të egra. Dhe ka shpresë në shtator për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo
Po Basha, a do ta këndojë sërish Himnin Kombëtar? Të vështirë e ka. Kurse Meta e pret. Por, a e di Meta që edhe Basha është i kërcënuar ndërkombëtarisht?
Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse Ambasada Amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut.
“Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje.
“SPAK- u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë.
Kjo tregon se lufta antikorrupsion ka filluar. Po goditja penale e Metës kur vjen?
Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat./ CNA.al
Bashkia e Tiranës është përfshirë në një skandal të rëndë te...
Në Shqipëri ka një kapje totale të medias nga qeveria apo ...
Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri ka bërë një bilanc të ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar sot një video, nëpërm...
Valdrin Pjetri u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës me 30 Qersho...
Dashuria do të jetë në qendër të mendimeve tuaja në këtë per...
Disa ditë më parë, ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarj...
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po reha...
Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar, ...
Mbrëmjen e djeshme, presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i f...
Qytetarët shqiptarë, tashmë duket se janë të ngopur nga prem...
Ndryshime dhe lëvizje të mëdha priten në skenën politike kët...
Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Beni k...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka shenjëstruar kryeministrin...
Ish kreu i PD-së Kukës, Ibsen Elezi ka ironizuar kryeministr...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka lëshua...
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka lëshuar akuza të forta në dr...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, përgjatë këtij muaji ka vijuar të...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sapo ka përfunduar proc...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...