Tre frazat më të zakonshme që përdorim për të gënjyer veten
Më mungonKjo është gënjeshtra më e madhe që i themi vetes dh...
Në mëngjesin e 27 janarit 1945 kampet e Auschwitz-Birkenaut ende mbanin brenda rreth 7,000 të burgosur. Shifrat tregojnë se mbi një milion të deportuar u vranë atje, ndërsa afro 6 milionë hebrenj u shfarosën në te gjitha kampet e vdekjes ngritur kudo në Europë.
Ne analet e historiografisë bashkëkohore, po shkruhet gjithmonë e më me forcë, se modeli i kësaj sjellje fisnike në ato kohe të zymta për Europën ishin shqiptaret.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 2000 hebrenj u shpëtuan në Shqipëri shkruan Top Channel.
Annie Altaratz, banonte ne Shkup me familjen e saj. Një ditë marsi të vitit 1943 autoritetet policore bullgare shpërndajnë urdhrin se çdo hebre duhet të vetëdorezohet dhe për ata që i fshehin, do të ketë penalizime. Në atë kohe një vogëlushe 6 vjeçare, Annie se bashku me familjen e saj, nën terrorin e policisë bullgare, e cila bashkëpunonte me nazistët, detyrohet të braktisë shtëpinë për të gjetur strehë për pak ditë, në një familje mjekësh maqedonase, miq të prindërve te saj. Po si vazhdon më tej historia?
?Isha vetëm 6 vjeç e gjysmë. Një frikë e madhe na kapi, mua, motrës dhe vëllait. Një mik i babait na mirëpriti, por vetëm për pak ditë. Policia bullgare, e cila bashkëpunonte atëherë me nazistët kontrollonte çdo skutë për hebrenjtë. Ndjeheshim të pasigurt. Mbaj mend ishte shumë ftohtë. Çfarë terrori ndjenim. Më pas doktori na çoi në një familje shqiptarësh me emrin Meliqi. Na shpëtuan?, tregon Annie Altaratz, e mbijetuar e Holokaustit nazist.
Një familje shqiptaresh në Shkup me mbiemrin Meliqi, mori përsipër t?i dërgojë ata në Shqipëri. Familja e xhaxhait të Annie, i priste në Tiranë. Por derisa të mbërrinin në kufi, nuk ishte aspak e lehte. U duhej të ecnin natën pa hënë, e të pushonin ditën për shkak të kontrolleve policore.
?Babai im u angazhua përmes dashamirësve. Krejt rreziqet i ka marrë përsipër?, tregon Ramadan Meliq, djali i shpëtuesit Veli Meliqi.
Annie Altaratz dhe familja e saj u strehua dhe gjeti shpëtim për disa muaj në shtëpinë e familjes se Hamdi Ferhatit në Tiranë, pikërisht në marsin e vitit 1943, në kohen më të errët të terrorit nazist. Po si e kujton i biri këtë ngjarje megjithëse babai i tij gjatë periudhës komuniste nuk guxoi kurrë t?u fliste fëmijëve për këtë sjellje fisnike ndaj kësaj familje hebreje të rrezikuar gjate Luftës së Dyte Botërore?
?Në ?89 kur babai ka ndërruar jetë, ka qenë rreptësisht e ndaluar për të folur për këto kohë. Miqësi pas miqësie kanë ardhur në familjen e Hamdi Ferhatit.?, thotë Naim Ferhati (Kasapi), djali i shpëtuesit Hamdi Ferhatit.
Rrëfime të panumërta janë shkruar dhe vazhdojnë të shkruhen rreth Holokaustit dhe mbijetesës dramatike te këtij populli te lashte. Ndërsa numri i të mbijetuarve të parë po zvogëlohet ngadalë, bëhet akoma më e rëndësishme për brezat e ardhshëm që të mbledhin sa më shumë dëshmi para se të jetë tepër vonë.
?Kjo është një histori që u vlen edhe të rinjve, për sakrificën fisnike që kanë bërë tanë në kohën e Luftës së Dytë Botërore?, u shpreh Fatos Qoqja, djali i Beqir Qoqjes.
Hebrejtë në Shqipëri i shpëtuan rrezikut të shfarosjes masive dhe nuk përjetuan fatin tragjik të bashkëkombësve neper Europe. Shqiptarët i mbrojtën ata aq shume sa i mbajtën në familjet e tyre me muaj të tërë, deri në fund të Luftës se Dytë Botërore. Kjo ndodhi në shumë qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Krujë, Shkup, Prishtinë, etj.
Annie Altaratz se fundi ka mbërritur në Shqipëri me vajzat e saj, për të falenderuar shqiptarët, që u treguan aq bujar ne ato kohë të vështira. Një film dokumentar është përgatitur për të treguar këtë histori të bukur shqiptare pasi të mbijetuarit e fundit të kësaj masakre të ideuar nga njeriu për njeriun, mbi të gjitha kane përgjegjësinë unike të vazhdojnë të tregojnë historitë e tyre, për aq kohë sa të munden.
Më mungonKjo është gënjeshtra më e madhe që i themi vetes dh...
Presidenti i Venezuelës ka hedhur poshtë një ultimatum ndërk...
Politikanët po gënjejnë shqiptarët me përrallën e Bashkimit ...
Sofia është një robot me formë njerëzore e krijuar nga Hanso...
Forcat e policisë kanë nisur një proces trajnimi për njohjen...
Vajzat e shenjës së Ujorit janë të njohura për fizikun e tyr...
Një shqiptar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për tra...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një postim në rrjetet s...
Luani është shenja më e sjellshme dhe më miqësore e horoskop...
Ish-gjyqtari i Lartë Admir Thanza do të përballet me Gjykatë...
Ligji për lojërat e fatit, i cili ka hyrë në fuqi më datën 1...
Ka katër motive, që tregojnë pse burrat i stresojnë gratë më...
Rrotacioni në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës ...
Anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi ka hedhur poshtë akuzat se ka...
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras në nje postim në rrjetet...
Sekuestrohen 93 kg marijuanë në Greqi, ku janë arrestuar 3 ...
Gazetari Ylli Pata ka analizuar se pse kreu i Partisë Demokr...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flec...
Një nga ish-të larguarit e Partisë Demokratike, i cili u zgj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeja ka bërë me...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...