Tre praktika të çuditshme që ndiqnin njerëzit në antikitet
Gratë nuk mund të qanin në funeraleNë një funeral në Romën a...
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një krahasim të vendit tonë në periudhën e komunizmit dhe vendit tonë tani.
Sipas Vangjelit, nëse në komunizëm çdo marrëzi kriminale bëhej në emër të bukës, tani çdo gjë bëhet në emër të parasë.
?Nëse dje, në emër të bukës, justifikohej çdo marrëzi kriminale në zhvillimin e vendit, sot në emër të babëzisë për para, çdo krim i marrë mjedisor tregtohet si politikë zhvillimi.
Tharja e kënetave të djeshme shkatërroi ekosisteme shekullorë dhe zëvendësoi peshkun, ngjalat dhe gjahun tjetër me grurë e misër.
Hapja e tokës së bukës në kodra e male i shpyllëzoi ato, prodhoi vetëm për dy-tre vjet pataten që komunistët e shisnin edhe si bukë, edhe si gjellë dhe më pas ju dorëzuan në mënyrë të pakthyeshme erozionit. Duke krijuar peisazhet e trishtuara të maleve tona, si një kujtesë se budallallëku njerëzor nuk ka fund.?-shkruan ai.
Më tej, analisti shton se tani po ndodh i njëjti shkatërrim në emër të parasë. Lorenc Vangjeli thekson se ekosistemet shekullore, ofertat turistike natyrore dhe çdo pasuri tjetër po shkatërrohet nga kjo qeveri.
?Kapitalizmi kaotik dhe gjithashtu budalla shqiptar ka bërë të njëjtën gjë. Babëzia e lemerishme i është turrur çdo lumi, përroi, proske apo vije uji për të ndërtuar hidrocentrale me të njëjtin rezultat, shkatërrimin e ekosistemeve shekullore dhe duke dëmtuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. E njëjta histori me kërkimet për naftë apo dhe me vetë ndërtimet makabre të bëra kudo nëpër bregdet.
Kërkojmë turizëm, por shkatërrojmë të vetmen ofertë turistike që mund t?i afrojmë turizmit: një cep toke e deti ende të paprekur. Mbjellim erë për të korrur uragane dhe ujisim shi për të vjelë breshër! Fatmirësisht Firencja është aty ku e ndërtuan matanë Adriatikut sepse sikur të kishte ardhur e gatshme kësaj ane të të njëjtin det, sot do të ishte ajo si Tirana dhe Arnoja si Lana.?-vijon ai.
Ndër të tjera, Vangjeli shkruan se Karavastaja, kanionet e Holtës dhe Osumit dhe çdo pasuri e vendit po zhduken.
?Por tashmë, nguti shqiptar për të prodhuar shkrepse për t?i vënë zjarrin çdo pylli, ka ardhur në momentin e moskthimit. Zagoria, Divjaka e Karavastaja, Valbona, kanionet e Holtës, Osumit, Vjosa e kudo tjetër nga jugu në veri të vendit, janë apeli që bëhet sot për të mos humbur nesër edhe atë çfarë ka mbetur.
Edi Rama reagoi menjëherë e siç duhet edhe në rastin e Zagorisë, edhe në rastin e kanioneve të Holtës, mbas paralajmërimit të Taulant Ballës e deputetëve të tij të Elbasanit. Lipset që sot ai të bëjë diferencën me ata që janë ulur përpara tij në karrigen që drejton vendin. Dhe të kuptojë se në një vend si Shqipëria, shpesh është më e rëndësishme jo ajo që bën mirë, por ajo që nuk lejon të bëhet keq!?-shkruan ai.
Në fund të shkrimit analisti shton se makutëria, babëzia dhe padija bëjnë që ne të jemi vetë armiku i vendit tonë, ku shton se edhe Nikita Hrushov e kuptoi këtë para 60 viteve.
?Ka disa vargje ironike të hershëm që këndohen në shumë variante, por që në pak a shumë thonë: Morëm malet të lëftojmë/ për liri e për Atdhe/ ku ta dinja un? i mjeri/ që armiku ish? me ne!
Sot kur makutëria, babëzia dhe padija konkurojnë me njëra ? tjetrën se kush i jep puthjen e Judës Shqipërisë, ja vlen të kujtohet se puthja sovjetike e Hrushovit 60 vjet më parë për Hoxhën, në thelb nuk ishte thjesht një gjest dashurie mes burrash, por një dëshmi tronditëse se Nikita i stepave sllave, e kishte kuptuar këtë vend më mirë se pushtuesit e tij shqiptarë.?-shkruan Lorenc Vangjeli./CNA.al
Gratë nuk mund të qanin në funeraleNë një funeral në Romën a...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi R...
Deputetë të Partisë Demokratike dhe qytetarë e Gramshit të E...
GaforrjaTë lindurit nën shenjën e Gaforres janë njerëz që sh...
Përfshirja në skandalin e plagjiaturave të disa politikanvëe...
Studiuesi Vladimir Kola në vijimësi ka zbuluar plagjiatura t...
Të gjithë punonjësit e policisë, të cilët do të kalojnë me s...
Misteret e vrasjeve, janë gjeagjëza shumë argëtuese për t’u ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka dalë sëri...
Partia Demokratike ka filluar me organizimet për protestën k...
Kryeministri Edi Rama, pasi u dekretua nga Presidenti Ilir M...
Problemet me zemrënËshtë një gen që transmetohet nga babai t...
Ha ngadalëTrurit i duhen dhjetë minuta për të marrë sinjali...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë sot se në qeverinë e ...
Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të kuptojmë në lid...
Tre shtetas janë arrestuar në Memaliaj, pasi janë kapur duke...
Votimi i marrëveshjes së Prespës, e cila konfirmon emrin Rep...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka thënë sot...
Hetimet kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje në lidhje me v...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar pas zërave...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...