web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

S'ia nxënë reçipetat gjoksin, prezantuesi tallet me të ftuarën në studio

6 Mars 2018, 13:35, Lifestyle CNA

Vajzat gjysmë të zhveshura, me gjokset apo vithet që po ekspozojnë herë pas here janë kthyer në modë dhe të preferuarat e audiencës, të paktën sa i takon mediave online.

Të gjithë e pranojmë se nuk përçojnë ndonjë mesazh tek publiku, por ja që të gjithë i klikojnë imazhet provokuese.

Në “Kojshia Show” e ftuar ka qenë një prej modeleve të Kosovës, Ziza Pajaziti, e cila dallohet për format bombastike. Drejtuesi i emisionit, duke cituar një titull lajmi të bërë për të, i cili thotë “Zizës nuk ia mban bluza gjoksin”, i ka bërë një dhuratë.

Ai bashkë me stafin, i kanë blerë një palë reçipeta, në mënyrë që vajza të ketë çfarë të veshë. Vajza e ka falenderuar, por është ankuar se ato janë në masë të madhe.

Ziza i ka provuar gjatë transmetimit reçipetat e reja, për të vërtetuar se nuk ishin masa e saj./CNA





Lajmet e fundit nga