Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
-Nga: Bardh SPAHIA
Normalisht, varfëria dhe përpjekja për ta zbutur atë, do të duhej të ishte një nga synimet kryesore të qeverise shqiptare. Dhe ditët e hartimit dhe diskutimit të buxhetit do të duhej të ishin ditë shumë të rëndësishme, kur si në një familje të madhe, të diskutohej se çfarë do të bëhej me të ardhurat e familjes. Si janë fituar dhe si janë shpenzuar. Gjetkë, në demokraci të konsoliduara, është pikërisht kështu dhe qeveritë janë kujdestare të parave publike. Në Shqipëri është ndryshe. Për disa arsye.
E para, sepse ai që do të duhej të ishte një njeri i përgjegjshëm, është sjellë dhe po sillet si njerk i lig.
E dyta, sepse shpenzimet nuk shkojnë ashtu siç do të duhej të bëhej për arsimin, shëndetësinë, për ndërhyrje në infrastrukturë dhe në përgjithësi, për orientimin e ekonomisë shqiptare drejt një strukture të shëndetshme dhe konkurruese, por shkojnë kryesisht në kozmetikë, ?make up? dhe në xhepat e ca klientëve të lidhur me këtë qeveri.
Shqiptarët thonë duam punë, Edi Rama, e pas tij i gjithë shteti i tij virtual që ka ngritur, ju jep fasada. Shqiptarët kërkojnë dinjitet për bukën e tyre të përditshme, Edi Rama, e pas tij gjithë edushkat socialiste vrapojnë t?i japin fjalime. Por edhe varfëria durohet. Kur ka shpresë dhe kur ka seriozitet për të ndryshuar, kur ka besim dhe mendim të qartë, pritja që varfëria të zbutet, që punësimi të shtohet, që ekonomia të forcohet, është më e lehtë. Në Shqipëri nuk jemi në asnjë prej këtyre rasteve dhe varfëria bëhet më e rëndë dhe e nesërmja bëhet edhe më e zymtë. Sepse përtej shifrave të ekonomisë, gjithë vendi është shndërruar në një skenë krimi.
Duke nisur me Parlamentin që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarit shqiptar. Ai dëshmon imponimin e parave të krimit dhe të drogës në 25 qershor dhe qeverisjen me imponim të një segmenti gjithmonë e më të kriminalizuar në PS.
Duam të gjejmë autorësinë e krimit? Mjafton të ndjekim gjurmët e lekëve dhe do të shohim se ku do të përfundojnë lekët e dhëna për shëndetësinë dhe do të gjejmë lehtësisht emrat e klientëve të pushtetit. Po kështu, në arsim e gjetkë. Po të shohim fondet e akorduara për Shkodrën, këtë kryeqendër të Shqipërisë, do të dallojmë urrejtjen e kësaj mazhorance jo vetëm për shkodranin, por edhe hakmarrjen e saj të ulët ndaj tij. Një hakmarrje primitive prej një mendësie po primitive.
Shqipëria është një skenë gjigante krimi, sepse nga veriu në jug, vendi u mboll me kanabis. Se qindra tonelata të kapura, kryesisht në Italinë dhe Greqinë fqinje, dëshmojnë për qindra tonelata të tjera që kanë kaluar dhe male të tërë që presin ende të kalojnë kufirin.
Duke prodhuar qindra milionë euro para të zezë, të cilat nesër do të përdoren sërish për të blerë pushtet, për të paguar fasadat e Ramës dhe fjalimet e tij.
Qeveria flet për paratë me lehtësinë e atyre që i zhvendosin eurot me thasë dhe i numërojnë ato duke i peshuar. Dhe kjo është një nga arsyet se pse kjo mazhorancë ka rënë që kur rierdhi në pushtet. Sepse rierdhi me krimin. Ka legjitimitetin e shifrave, por jo atë moral dhe politik. Dhe tani është delegjitimuar edhe penalisht. Saimiri është vetëm një emër që dëshmon sesa i keq do të jetë fati juaj.
Socialistët e mbrojtën ish-ministrin e tyre, jo sepse e donin Saimirin, por sepse dhanë votën drejtësisë dhe i dhanë imunitet kryeministrit, ish-ministrave të tjerë dhe ministrave aktualë. Megjithatë, dorëzimi i tyre përpara drejtësisë do të ndodhë herët a vonë. Është çështje kohe.
Dhe do të dorëzohen të gjithë njëri pas tjetrit. Ashtu siç u dorëzuan ish-deputetë dhe kryetarë bashkish. Siç u dorëzua kjo mazhorancë përpara të vërtetës së frikshme se mbolli Shqipërinë me turp dhe kanabis.
Autori është Edi Rama. Ai është i akuzuari kryesor i kësaj kohe. Si kreu i grupit. Si drejtuesi i tij. Si frymëzues, si përgjegjës dhe si fajtor i parë ndër fajtorët që e shndërruan vendin në një hambar droge dhe shqiptarët në mëditës për kultivim droge. Dyshja Rama- Tahiri ishte simboli i qeverisjes së djeshme, i çunave të policisë, që në shumë raste u shndërruan në zotërinjtë e drogës. Dyshja ishte simboli i banditëve të rrugës, që u shndërruan në klientët dhe pronarët e politikës së majtë dhe i gjithë politikës së majtë që u bë peng i drogës dhe krimit. Pa ditur se ku niste njëra dhe ku përfundonte tjetra. Në një bashkëlidhje e bashkëqeverisje të pandarë mes krimit, që jepte vota dhe pushtet, i cili më pas, me votë dhe pushtet i jepte imunitet krimit.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Polici...
Të korrat e mbara të kanabisit e detyruan krimin e organizua...
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme është shoqëru...
Në mbledhjen e organizuar ditën e sotme në Ministrinë e Bren...
Pas largimit nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Vi...
Deri më tani mbase do të dukej e tepërt tek nuk mban më ta k...
Ambasadori i SHBA Donald Lu: Peshku I vogël këtë herë do të ...
Gjatë prezantimit të operacionit “Forca e Ligjit” ku do të a...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të aplikojnë për po...
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në gjyqin për Emiljano Shulla...
Në ministrinë e Brendshme është duke u prezantuar operacioni...
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar dje në parim pro...
Policia e Shkodrës finalizoi me sukses operacionin e koduar ...
Në mbledhjen e organizuar sot për mbrojtjen e hidrokarbureve...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar listën e ...
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në r...
Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kaluar Mesdheun, duke sje...
Skandalet e njëpasnjëshme qeveritare kanë bërë që më shumë s...
Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi tentoi të korrupt...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...