web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet autori i vrasjes se sotme ne Vlore

11 Nëntor 2016, 23:02, Aktualitet CNA

Policia arreston në flagrancë brenda 10 orëve autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vranisht, shtetasin;

Marjo Ribaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Bashkë me të, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe bashkëpunëtorin e tij për përkrahje në kryerjen e krimit, shtetasin:

E.P, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Si rezultat i operacionit policor në vendin e quajtur “Qafa e Halimit” Vranisht, u be kapja e tyre ne tentative per ti shpëtuar ndjekjes së policisë.

Policia po bën shoqërimin e personave të arrestuar drejt ambienteve të Policisë së Vlorës.





Lajmet e fundit nga