Opozita thyen bojkotin për SPAK
Pas disa ditësh bojkot, opozita është rikthyer sot në komisi...
Nga momenti i miratimit të ligjit të mbetjeve, Shqipëria ka përfituar jo vetëm shpëtimin e vendeve të punës të 30 mijë personave, oh sa shumë, dhe shpëtimin e industrisë së riciklimit nga falimentimi, por kryesorja, fjalori i gjuhes shqipe është pasuruar me një kuptim të ri të fjalës: “plehrë”.
Pas një studimi të shpejtë të fjalorit më doli që, për këtë fjalë të kohëve moderne nuk ka një definicion të qartë ose përcaktimi është jashtë realitetit të sotëm. Pas zhvillimeve të fundit në ekonominë shqiptare, gjithmonë e në ngritje ose siç thoshin dikur “lart më lart o shokë, flamujt e kongresit”, mendova të bëj një përcaktim të fjalës më të elaboruar nga qeveria, opozita, shoqëria civile dhe opinionistët. Nuk mund të vazhdohet kështu. Fjala më e përdorur të mos ketë percaktimin e saj të saktë në fjalor.
Prindërit janë të dyzuar për shpjegimin e kësaj fjale, kur fëmijët e tyre i pyesnin: o ba, o ma, çfarë do të thotë “plehrë”?! Nevojë akute kanë edhe edukatoret e kopshteve po gjenden ngushtë para pytjeve të pafajshme të fëmijëve. Një pasiguri e madhe është regjistruar edhe në klasat fillore. Mësuesit kanë kërkuar në fjalor dhe nuk po gjejnë asnjë përcaktim të saktë. Situata bëhet më alarmante tek nxënësit e klasave të nënta, që kanë edhe provimin e gjuhës shqipe në fund të vitit shkollor. Përveç tyre janë të shqetësuar edhe mësuesit. Shqetësimi dypalësh bashkohet në një pikë; tek rezultati i provimeve. Nxënësit për notat, mësuesit për vlerësimin nga drejtoria arsimore. Thuhet se ka shumë mundësi që në provimet e lirimit të kenë shpjegimin e fjalës ?plehrë?. E tmerrshme! Dilema është e madhe. Ankthi për rezultatet, dërrmues.
Për këto arsye bëra një hulumtim të përdorimit të kësaj fjale. Shpesh në kohët e kaluara, si një reminishencë e së kaluarës deri në ditët tona, fjala “plehrë” është përdorur për sharje, ofendime dhe ulje karshi një personi ose grupi personash, partish poltike apo organizatash të ndryshme. Në dy javët e fundit, “plehra” ka qenë kryefjala e ditës. Hiti më i dëgjuar me nuanca nga më të ndryshmet, që ia kalojnë edhe ylberit. Ndryshimi i përcaktimit të fjalës, tashmë, është thelbësor. Ajo nuk quhet më gjë e keqe, përkundrazi, “plehra” është shumë e vlerësuar. Çmimi i saj tashmë kuotohet në bursë.
Le të japim përcaktimin e sotëm te fjalës ?plehrë? në Fjalor: Njeri i i keq e i urryer për shoqërinë, fundërrinë e shoqërisë, ndyrësirë, diçka e keqe, e pavlerë, e padobishme. Kjo fjalë në fjalor gjendet mes dy fjalëve të tjera, plebishit dhe plejadë. E para ka kuptimin: Votim i përgjithshëm për të vendosur për një çështje poltike me rëndësi të veçantë, referendum. E dyta ka ka këtë përkufizim: Grup njerëzish të shquar në një fushë të veprimtarisë gjatë një periudhe të caktuar.
Pas këtij konstatimi del edhe më e nevojshme bërja e një definicioni të ri për fjalën ?plehrë?
Duke qënë se ky produkt kuotohet në bursë dhe ka vlera shumë të mëdha për biznesin, punësimin dhe ekonominë, aq sa na duhet ti sjellim edhe nga jashtë, ku atje nuk t?i fal kush, mendova t?i bëjë një analogji me një produkt tjetër të bursës. Për arsyet e mësipërme dhe ndikimin e tyre në shoqëri mendova ta marr një nga përkufizimet e fjalës ?flori?, sepse me asnjë tjetër nuk mund të krahasohet.
Fjala ?flori? ka kuptimin: Që ka veti a cilësi shumë të mira; shumë i mirë, i mrekullueshëm; shumë i çmueshëm, i shtrenjtë.
Pas këtij rregullimi të nevojshëm dhe adekuat sipas kërkesave të kohës merr vlerën e saj reale fjala ?plehrë?. Tani e tutje fjala ?plehrë? ka sinonimin e saj ?flori?. Kuptimi i saj pezhorativ merr fund këtu.
Prindërit do të jenë më të qartë, edukatoret dhe mësueset do i shpëtojnë sikletit. Shoqëria nuk do të jetë më në dilemë. Fjalori merr trajtën e tij sipas progresit të kohëve ku jetojmë.
Kohë plehrë.
Pas disa ditësh bojkot, opozita është rikthyer sot në komisi...
Ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi tha s...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar q...
Publicisti i njohur, Dritan Hila deklaron se ligji i mbetjev...
Policia e Durrësit arrestoi Dorjan Gjokën, i shpallur në kër...
Analisti i njohur, Shpëtim Nazarko në një shkrim për gazetën...
Analisti Fatos Lubonja, deklaron se ka shumë politikanë që q...
Gani Manollarit, personit që kapi me kamera të fshehtë ofice...
Policia e Vlorës arrestoi mëngjezin e sotëm 2 persona për 2...
Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka sulmuar ashpër gazetarin ...
Dje, një deputete 25 vjecare shqiptare nga Kumanova i dha nj...
Nuk është çudi që të gjithë ata që votuan për të nxjerrë zgj...
Policia e Tiranës, ka arrestuar 35-vjeçarin Donat E, për lën...
Gazeta Koha Jone e Nikoll LEsit ka nje masazh per Edi Ramen....
...
Dite e mbushur me dashuri do jete kjo e sotmja për ata qe ja...
Qeveria e Edi Ramës, duke pranuar në Shqipëri të gjithë orga...
Pas ndarjes nga jeta të kryebashkiakut të Kolonjës që pësoi ...
Policia serbe tha se ka arrestuar një shqiptar nga Kosova në...
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar ditën e sotme në emision...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...