Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Një 26-vjeçar nga Kolonja, u rikthye në Shqipëri në vitin 1997 nga Milano ku punonte si picajol, por menjëherë bëri bujë.
Jo thjesht se rrënjët familjare i kishte të sojshme me origjinë nga Kolonja, por se i hyri një biznesi ku o digjesh o fiton: naftës.
Rezart Taçi ishte vetëm 26 vjeç kur themeloi Taçi Oil International, por për 5 vjet arriti të ulej në tavolinë me bigët e mëdhenj të politikës dhe zyrat i kishte në pikën më të fuqishme të bllokut.
Kishte administrator këshilltarin e Fatos Nanos dhe ulej shpesh me kryeministrin e asaj kohe.
Për herë të parë, emri i Rezart Taçit do artikulohej në publik nga Sali Berisha, në një mënyrë shumë përçmuese, si një biznesmen i afërt me Nanon e që po bënte namin me kontrabandë nafte. ?Një farë Taçi, Taçi?.?, do psherrëtinte egër Berisha, i ndodhur përballë Sokol Ballës në Vizion Plus. Eshtë viti 2004. Ndërkohë që pak vite më pas, duke qenë në pushtet, Berisha do e mohonte haptazi që e kish përmendur ndonjëherë emrin e tij, duke i thënë gjysëm me të qeshur Alfred Pezës në Ora News, se kishte thënë Naçi e jo Taçi(!).
Viti 2005. Sali Berisha fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet. Bëhet kryeministër dhe menjëherë Rezart Taçi nis të kujtojë vitet kur ka qenë simpatizant i PD-së dhe punësimin e të atit në detyra të lartë në qeverisjen e djathtë.
Brenda dy vitesh, ai blen thuajse 70% të tregut me pakicë të karburanteve dhe tabela e tij e gjelbërt me parullën ?Me ne vetëm fluturoni!? e shikoje nga Shkodra deri në Konispol. Ndërkohë që dhe Erseka e tij në futboll, arrin të luajë deri në Superligë.
Pas karburanteve hap dhe një shkollë që i vë emrin e shpikësit të dinamitit që më pas u bë filantropist, ?Nobel?; dhe nuk kalon shumë dhe Taçi bëhet një nga dhuruesit më të mëdhenj të fondacionit që drejton gruaja e kryeministrit të atëhershëm.
Shkurt, nga armik u bë një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës. Në fund të mandatit të parë qeverisës, Berisha i jep biznesmenit kolonjar të vetmen uzinë të përpunimit të naftës në vend, apo të ashtuquajturën kompani shtetërore,Armo.
Këtu nisin dhe lëvizjet marramendëse të 45-vjeçarit që fillon e bëhet i njohur për transaksione të çuditshme nga Azerbaxhani, nga ku erdhën paratë që u ble Armo. Para që kaluan nëpërmjet një banke shumë të njohur me lidhje të forta politike.
Krijon marrëdhënie me Behxhet Pacollin dhe i blen televizionin Alsat, të cilin në atë kohë e drejtonte i biri i biznesmenit të ndjerë nga Kërçova, Vehbi Velia.
Pajton avokatët më të mirë dhe blen analistët më në zë. Kurse në ambiente publike kërcënon gazetarët e njohur Mero Maze dhe Andi Bushati, pasi ata e kishin akuzuar për lidhje të dyshimta me djalin e kryeministrit dhe me Damir Fazliçin.
Por nuk mbaron me kaq. Pasi shpall një projekt gjigand filantropie, bëhet aksioner i Milan-it të Berluskonit dhe sjell në Tiranë kuqezinjtë e famshëm duke rritur bujën në Itali. Pas pak, arrin të bindë të udhëtojnë drejt Tiranës as më shumë e as më pak por Galaktikët e Real Madridit me Kristiano Ronaldon që çmendi disa vajza që mbushën stadiumin ?Qemal Stafa?, por që?u fikën dritat duke lemerisur kështu mbretërorët e Spanjës.
Megjithatë, Taçi thonë se pagoi 2.5 milionë euro për atë ndeshje duke ia kaluar edhe sheikëve arabë që e kërkonin Realin për miqësore luksi në vendet e tyre.
Në fund të mandatit të qeverisë Berisha, rezultoi se ishte njeriu që qëndronte prapa operacionit për të blerë kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol, por që u anulua rrugës.
Humbja e Berishës e detyroi të niste kontaktet me qeverinë e Edi Ramës. Dhe një ish-këshilltar i tij gjendej në ekipin socialist të bashkisë Tiranë.
Nuk i eci dhe vrapoi në Itali ku bleu klubin e famshëm por tashmë të rrënuar të Parmës. Nuk qëndroi gjatë dhe u largua sërish duke e shitur, por kësaj radhe përfundimisht.
Në Tiranë nxori në ankand televizionin me gjithçka kishte, por edhe të gjitha pikat e karburanteve që menjëherë ndërruan emrat.
Një realitet tjetër kishte ndodhur në hidrokarbure. Armo tashmë është një gjigand i ngordhur dhe operatorë të tjerë kanë hyrë në treg.
Një ditë më parë, Prokuroria pikërisht për Armo-n e cilësoi zyrtarisht të pandehur për evazion fiskal, çka do ta detyrojë të flasë edhe për operacionet e mëdha me të cilat u ble uzina e Ballshit. Por a do të flasë??! Ai tashmë nuk dihet se ku frymon./ Tesheshi.com
Ja komunikimi i kryebashkiakut te Tiranes me kryeministrin E...
Deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar lidhur me situatën e përmb...
Deputeti demokrat Kastriot Ismali ka deklaruar se Kryebashki...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Iku-more iku, pa filluar viti!Iku-more iku, pa filluar viti,...
Informacion mbi gjendjen e kalueshmërisë së akseve rrugore k...
Në orët e fundit kryeqyteti po kalon momente të vështira si ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë rrethrotullimit të Qyt...
Moti i keq i orëve të fundit ka shkaktuar dëmtime në linjat ...
Një pjesë e argjinaturës së lumit të Drinit të Zi në Bulqizë...
Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha strukturat në ...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i tha BIRN në një ...
Pas largimit të një prokurori nga detyra e zv/drejtorit të p...
Eshtë fatkeqësi ta mendosh, por Erion Braçe ka mbetur i vetm...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i shoqëruar ng...
Citynews ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare të dhëna n...
Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta...
Ligji hapjen e dosjeve vijon të mos zbatohet edhe pse ka hyr...
Në orët e fundit, lumi i Lanës është fryrë së tepërmi. Nivel...
Kreu i Parlamentit, Ilir Meta ishte dje i ftuar në emisionin...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...