Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Në fillim të tetorit 1981 Enver Hoxha bëri një gjest kuptimplotë në lojën e tij si macja me miun, që kishte nisur prej rreth një muaji me zëvendësin e tij Mehmet Shehu, duke marrë shkas nga fejesa e djalit të zëvendit të tij me një vajzë nga një familje të cilën Enver Hoxha e cilësoi befasisht si celulë të shërbimeve të fshehta të huaja në Tiranë, duke përfshirë CIA-n. Pasi Enver Hoxha e futi Shehun në rrethin vicioz nga ku rrugëdalja ishte vetëm vdekja, duke i kërkuar që reflektonte thellë mbi atë se përse i lejoi vetes që ta pranonte krushqinë me këtë familje, diktatori u kujdes që, deri kur të vinte momenti i eliminimit të zëvendësit të tij, ta qetësonte atë. Enver Hoxha e bëri Shehun të mendonte se në marrëdhëniet mes të dyve nuk kishte ndryshuar asgjë, dhe se ai, Hoxha ishte në anën e Shehut, por ishin partia dhe populli ata që kërkonin shpjegime.
Për ta qetësuar zëvendësin e tij dhe për t? i dhënë shpresë të rreme, Enver Hoxha një ditë ndryshoi itinerarin e shëtitjes së tij të paradites dhe u nis për të përshkuar në këmbë dyqind hapat që e ndanin shtëpinë e tij nga ndërtesa e Kryeministrisë, në anën tjetër të bulevardit qendror të Tiranës, për të shkuar në zyrën e Shehut. Gjithçka ishte e inskenuar dhe Enver Hoxha ishte paraprakisht në dijeni që Shehu nuk gjendej në zyrën e tij në Kryeministri, por në zyrën që kishte marrë në Komitetin Qendror pas vdekjes së Hysni Kapos, sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH që mbulonte Ushtrinë dhe organet e punëve të brendshme, duke përfshirë Sigurimin e Shtetit. Sekretariati i Komitetit Qendror e kishte ngarkuar Shehun që të mbulonte përkohësisht edhe funksionin e Hysni Kapos, funksioni nr. 2 në parti, deri kur të zgjidhej sekretari i ri i Komitetit Qendror në kongresin e rradhës, duke u nënkuptuar se ky do të ishte Mehmet Shehu.
Me të arritur Enver Hoxha në hyrje të ndërtesës, sipas skenarit e njoftuan se Kryeministri nuk ishte në zyrë. Shehu gjendej në zyrën e tij të dytë në ndërtesën e Komitetit Qendror të Partisë, përballë Kryeministrisë, në anën tjetër të bulevardit, më pak se njëqind hapa larg. Meqënëse tashmë kishte nisur izolimi i Shehut, atë nuk e njoftoi askush për atë që po ndodhte.
-Mehmeti i paska marrë në dorë mirë punët, në Qeveri dhe në Parti, -tha Enver Hoxha dhe shtoi: Epo nuk kemi çfarë të bëjmë, meqënëse u nisëm për të takuar Mehmetin duhet të shkojmë në zyrën e tij të re në Komitetin Qendror të Partisë.
Nënkuptimi ishte se Shehu kishte marrë nën kontroll Qeverinë dhe Partinë, domethënë e kishte marrë nën kontroll shtetin totalitar, partinë-shtet, duke e mënjanuar atë Enver Hoxhën. Enver Hoxha me shpurën e tij u nis të kapërcente përsëri bulevardin dhe shkoi në ndërtesën e Komitetit Qendror të Partisë. Mehmet Shehu u befasua shumë kur e pa në derën e zyrës së tij dhe u lumturua nga sjellja shumë e përzemërt e diktatorit. Enver Hoxha ia arriti qëllimit që ta bënte zëvendësin e tij të besonte se ai nuk donte ta eliminonte atë, por vetëm t? i jepte të kuptonte se cili ishte i pari i këtij vendi, para se t? i jepte edhe një post të dytë në kongresin e nëntorit.
Edi Rama këto ditë përsëriti në trajtë karikature gjestin e Enver Hoxhës, kur pas kthimit nga SHBA, u nis në këmbë nga ndërtesa e Kryeministrisë, që është e njëjta si në 1981, për të shkuar në ish-ndërtesën e Komitetit Qendror të partisë së Enver Hoxhës, ndërtesë që edhe ajo është e njëjta si në 1981.
Vajtja e pazakontë e Edi Ramës në zyrën e Ilir Metës, ishte një gjest i llogaritur për të dhënë një kumt të dyfishtë në lojën si macja me miun të Edi Ramës ndaj Ilir Metës. Nga njëra anë Rama kërkon ta qetësojë Metën dhe për ta bindur atë se nuk intrigoi kundër tij gjatë vizitës në SHBA.
Vizita e Ramës në zyrën e Metës ndodhi në kohën kur mosbesimi i Metës ndaj Ramës është më i madh se kurrë. Meta ka bërë publikisht aluzione për një aleancë Rama-Basha që do të përmbyste realitetin e sotëm politik në Shqipëri, duke eliminuar politikisht Metën, me ç? rast do të shkrihej LSI-ja. Krahu i djathtë i Metës në këto çështje, kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, në cilësinë e zëdhënësit të pashpallur të dyshes Meta-Berisha, kumtoi ultimatumin e destabilizimit të Shqipërisë në rast të arrestimit të Metës dhe Berishës.
Nga ana tjetër, Rama kërkon t? i thotë Shqipërisë se ai i ka duart e lidhura nga Meta, i cili është bërë si Enver Hoxha, duke e drejtuar shtetin që nga zyra e vjetër e Enver Hoxhës në ndërtesën e ish-Komitetit Qendror. Prandaj, ai, Rama nuk mund të mbajë premtimet e tij zgjedhore ndaj popullit pa e eliminuar politikisht aleatin e tij të sotëm. Si do të përfundojë kjo histori. Historia e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun përfundoi sipas stereotipit të asaj partie, e cila është në origjinë partia që drejton Rama sot. Gjesti i Ramës tregoi se stereotipët makabër të partisë së vjetër janë janë ende aktivë ne mendjen e liderëve të Partisë Socialiste. Prandaj mënyra më e thjeshtë është ta parashikosh përfundimin e historisë së Ramës me Metën sipas stereotipeve të partisë së vjetër amë, kuptohet duke ndryshuar skenarët sipas rrethanave të reja të kohës së sotme.
Kryeministri, Edi Rama, ka thirrur në një takim grupin e pun...
...
Gazetari Artan Hoxha ka zhvilluar një debat virtual në rrjet...
Emisioni “Fiks Fare” ka publikuar mbrëmjen e sotme rastin e ...
Adriatik Llalla i ka ditët e numëruara në krye të Prokuroris...
Gazetarët e News 24, Artan Hoxha dhe Bledian Koka kanë bërë...
Policia ka ushtruar dhunë ndaj një 26-vjeçareje invalide nga...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të nisë ditën e n...
Dalip Gjoka, Mjeku pediatër i cili i ka propozuar këngëtar...
Persona të paidentifikuar ende, kanë dhunuar Kishën e Shën M...
Qeveria Rama-Meta ndodhet në një krizë për shkak të kërkesës...
Më një formulë të përdorur që krahason zgjedhjet lokale me a...
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Sociali...
Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, ...
Analiza e demokratëve për zgjedhjet e 1 qershorit nuk përjas...
Partia Demokratike ngriti sot shqetësimin për ndryshimet që ...
Komisioni “Junker” publikon me një javë vonesë paketën e tij...
Partia Demokratike ka zhvilluar të shtunën në mbrëmje mbledh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetet socia...
Avokat Spartak Ngjela, ne nje postim ne rrjetet sociale kome...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...