web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 detaje (përveç shenjave të gishtave) që ju dallojnë nga 7.2 bilion njerëz

7 Prill 2015, 22:42, Kuriozitete CNA

 

Kushdo që di diçka rreth krimit e di se shenjat e gishtave janë të parat që shihen gjatë studimit të një krimi për shkak se janë unike. Këto janë përdorur si shenja personale që në viti 300 para Krishtit në Kinë.

Por ç?mund të themi për pjesët e tjera të trupit? Shumë prej nesh preferojnë të besojnë mbi individualitetin. Pra, në faktin se ka shumë gjera në trupin tonë që na dallojnë në 7.2 bilion trupa të tjerë. Ja disa veçori të tjera për të cilat duhet të ndihemi krenarë.

Veshët tuaj.

Ju nuk mendoni shumë për veshët tuaj përveç aftësisë  së tyre për të dëgjuar. Por duhet të dini se çdo person ka forma unike të veshëve.

Së bashku me shenjat e gishtave dhe irisi i syrit  është i ndryshëm tek të gjithë njerëzit.

Gjuha

Teksa dhëmbët e dikujt dhe shenjat e kafshimit janë analizuar që prej viteve 1970, pjesa më unike e gojës duhet të jetë gjuha. Siç dihet shenjat e gishtave mund të ndryshojnë me kalimin e viteve por gjuha pothuajse qëndron njësoj, përderisa është e mbrojtur brenda gojës.

Si njerëzit ecin apo lëvizin mbi dy këmbë është e ndryshme për këdo. Kjo nuk ka lidhje vetëm me lëvizjen e këmbëve por më lëvizjen e të gjithë trupit. Koncepti njihet si e ecura e personit dhe kërkuesit kanë analizuar 24 komponentët e saj të cilët janë të veçantë për çdo njeri.

 

 





Lajmet e fundit nga