"Ata tjerët të rrinë në rrugë deri në 2029"/ Rama me banorët e Zvërnecit: Sapo të jetë gati projekti do të vijë te ju, jo në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në takimin me banorët e ...
Fytyra e dikujt që konsumon dieta të pasura me fruta dhe perime është dukshëm më e pastër, më ndritshme dhe më shprehëse se e dikujt tjetër që nuk i konsumon ato.
Në ndryshim nga organet e tjera, lëkura është organi që e reflekton profilin e shëndetshëm ose jo të asaj që ju konsumoni. Duke qenë organi më i madh në trupin e njeriut, lëkura është përfituesi më i madh i vlerave të një diete të shëndetshme dhe ?viktima? e parë e një diete të pashëndetshme.
Sa më shëndetshëm që ju të ushqeheni, aq më lëkurë të bukur do të keni dhe e kundërta: sa më ushqime të pashëndetshme të konsumoni, aq më shumë lëkura juaj do të plaket duke humbur elasticitetin, butësinë dhe ngjyrën. Përveç këtyre, ushqimet e pashëndetshme janë faktorë risku për patologji të tilla si aknet apo ekzemat.
Por cilat janë ushqimet e shëndetshme për një lëkurë të tillë? Frutat dhe perimet janë ushqimet bazë të cilat e tonifikojnë lëkurën, e ushqejnë vazhdimisht, e mbajnë vazhdimisht të re e të rigjeneruar, duke kundërshtuar plakjen e saj.
Ushqimet e shëndetshme për lëkurën
Ushqimet e shëndetshme për lëkurën janë ushqimet si pasojë e dietave të shëndetshme dhe të ekuilibruara. Megjithatë, për efektin e tyre në lëkurë, disa ushqime japin më shumë efekte pozitive se disa të tjera. Ushqimet e shëndetshme për lëkurën ndahen si më poshtë:
Ushqimet e pasura me antioksidantë
Antioksidantët kanë një ndikim të konsiderueshëm në lëkurë. Për shkak se ato luftojnë radikalet e lira, të cilat, ndërmjet dëmeve të tjera, shpejtojnë plakjen e organizmit dhe në këtë aspekt edhe lëkurës, antioksidantët rigjenerojnë lëkurën dhe eleminojnë të ashtuquajturën ?plakja e parakohshme e lëkurës?. Antioksidantët kryesorë janë rrushi i kuq, rrushi i thatë, kumbulla e freskët, kumbulla e thatë, manaferrat dhe spinaqi. Frutat dhe perimet e mësipërme janë antioksiduesit më të fortë natyralë. Farat e rrushit të kuq janë të pasura me flavonoide dhe në veçanti përmbajnë një lëndë të quajtur aktivin, e cila ka veti antioksiduese shumë më tepër se vitaminat C, E dhe betakarotinet.
Mjaft të pasura gjithashtu me antioksidantë janë edhe frutat e kuqe si shega, boronicat dhe luleshtrydhet. Shega mbetet si një ndër ushqimet më të këshillueshme për dermatologët. Përveç vetive të fuqishme antioksiduese që ka, konsumimi i një shege në ditë i jep lëkurës një pamje të bukur dhe të shëndetshme ngjyrë rozë, kurse e aplikuar si maskë në fytyrë, shega ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe reduktimin e tyre.
Ushqimet e pasura me Vitaminë A
Vitamina A është një vitaminë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Kjo vitaminë i jep lëkurës veti rezistente, e hidraton atë dhe e parandalon nga formimi i rrudhave. Burimi më i mirë i vitaminës A janë bulmetrat dhe veçanërisht kosi. Kosi është i këshillueshëm sidomos për personat që kanë një lëkurë të thatë. Nëse kosi merret rregullisht për një kohë të gjatë, lëkura është e hidratuar, e butë dhe e freskët, .
Ushqimet e pasura me Zink
Zinku është një mineral mjaft i rëndësishëm për organizmin. Ai është përgjegjës për dyfishimin e qelizave. Gjithashtu, është vërtetuar se ka një lidhje mes mungesës së zinkut dhe njollave në fytyrë. Përgjithësisht zinku gjendet në ushqimet me sasi të lartë proteine, si mishi dhe peshku. Zinku që gjendet në ushqimet me prejardhje bimore tretet me vështirësi. Tek ushqimet bimore zinku gjendet tek fasulet, drithërat, arrat, farat e kungullit, etj., kurse tek ushqimet shtazore gjendet tek miishi i kuq, peshku, shpezët, frutat e detit, qumështi dhe nënproduktet e tij, etj.
Ushqimet e pasura me Selen
Seleni pengon apo ngadalëson plakjen e qelizave. Në mënyrë të ngjashme me antioksidantët e tjerë, edhe ai neutralizon radikalet e lira. Për sa i përket lëkurës, seleni ka efekte të forta kurative, duke shëruar lëkurën e dëmtuar nga dielli, çarjet dhe dëmtimet e ndryshme. Nga një studim i Universitetit të Edinburgut, seleni parandalon kanceret e lëkurës. Ushqimet e pasura me selen janë ushqimet bimore si arrat braziliane, drithërat, brokoli, fasulja, farat e kungullit, etj., kurse ushqimet shtazore të pasura me të janë peshku ton, karkalecat e detit, mishi i viçit, mishi i shpezëve, etj.
Ushqimet e pasura me Omega-3
Grupi i acideve yndyrore Omega-3 përmban antioksidantë që nuk mund të sintetizohen nga trupi dhe duhet të merren përmes ushqimit. Konsumi i këtyre acideve yndyrore të pangopura është i lidhur me uljen e konsiderueshme të faktorit të riskut të shumë sëmundjeve dhe vitalizimin e organeve jetësore. Omega-3 i shërben lëkurës nëpërmjet ansnjanësimit të reaksioneve pezmatuese dhe alergjike, duke shëruar plagët dhe patologjitë e tjera të lëkurës. Gjithashtu, Omega-3 rrit elasticitetin e lëkurës. Ushqimet më të pasura me Omega-3 janë arrat dhe peshku, .
Çaji jeshil
Çaji jeshil ka veti të pazëvendësushme kurative për sa i përket lëkurës. Çaji jeshil forcon sistemin imunitar dhe e mbron lëkurën nga inflamacionet e ndryshme dhe sëmundjet tumorale. Si në rastet kur merret nga goja, edhe kur aplikohet direkt në lëkurë, efektet e tij janë të mëdha, sidomos në rigjenerimin e lëkurës pas djegieve nga dielli.
Ushqimet jo të shëndetshme për lëkurën
Rregulli bazë është që të gjitha ato dieta të cilat rezultojnë të pashëndetshme për organizmin janë të tilla edhe për lëkurën. Në bazë të efekteve të dëmshme në lëkurë, ushqimet e pashëndetshme për të klasifikohen në pesë grupe të mëdha:
Ushqimet Pikante
Konsumi i dietave pikante japin skuqje në lëkurë, acarim të saj, dhe si pasojë kruajtje. Gjithashtu, konsumi i vazhdueshëm i këtyre lloj dietave shkaktojnë shfaqjen e enëve të gjakut në lëkurë.
Ushqimet e Skuqura
Konsumimi ushqimeve të skuqura i jep lëkurës një pamje të lodhur dhe të plakur. Lëkura humbet shkëlqimin e saj, elasticitetin dhe butësinë. Si shkak për këtë janë prania e radikaleve të lira.
Ushqimet e Yndyrshme
Konsumimi i ushqimeve me shumë yndyrë, sidomos me yndyrë shtazore, rrit depozitimin e indeve dhjamore në lëkurë. Kjo shkakton një pamje të pakëndshme, pasi zmadhohen poret e lëkurës për të bërë të mundur daljen jashtë të këtyre yndyrave të depozituara. Gjithashtu, ushqimet e yndyrshme bëhen shkak për krijimin eakneve dhe pikave dhjamore.
Ushqimet e Kripura
Kripa në organizëm shkakton dehidrim. Kjo mundëson që uji në qelizat e lëkurës të dalë jashtë, duke shkaktuar tharjen e lëkurës dhe vdekjen e qelizave të saj. Për shkak të ushqimeve të kripura, lëkura plaket më shpejt, humbet elasticitetin, ngjyrën, butësinë dhe rrudhet.
Ëmbëlsirat
Sheqeri me tepricë, sidomos sheqeri sintetik është konsideruar si një nga armiqtë e mëdhenj të lëkurës. Konsumimi i shumtë i tij është i dëmshëm, pasi ai shndërrohet në depozita dhjamore. Përveç kësaj, sheqeri sintetik shkakton akne në lëkurë, duke u bërë shkak për inflamacionet e saj.
Chloe Sevigny ka realizuar një kopertinë provokuese për muaj...
Ajo është motra e Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middletone an...
Supermodelja Kate Moss, do të shfaqet shumë provokuese në ko...
E kujtoni kohën kur djali juaj ju puthte dhe përqafonte? Me ...
Të dhënat e reja tregojnë statistika të frikshme mbi obezite...
Pavarësisht qëllimit të mirë për të përdorur një aparat për ...
Këngëtarja e famshme Rihanna ka zbuluar detaje për albumin e...
Stiv Xhobs la gjurmë në histori si njëri prej themeluesve dh...
Nisma më e re muzikore e Kombeve të Bashkuara do të lansohet...
Reperi amerikan Kanye West do të hapë edicionin e sivjetëm t...
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Kë...
Pamja dhe financat nuk janë të vetmet gjëra që i joshin femr...
Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber nuk kaloi mirë në e...
1.E dua fëmijët tënd ashtu si edhe timin. Është e vertëtë se...
Bora Kokëdhima është vajza e dytë e deputetit, Koço Kokëdhim...
Vetitë shëruese të mjaltës janë:...
Amber Rose kurrë nuk ka qenë një femër e turpshme, ndërsa që...
Një studim afatgjatë tregon lidhje mes ushqyerjes me gji të ...
Pirja rutinë e aspirinës duket se rrit rrezikun e kancerit m...
“Keeping up with the Kardashians” është një “show” i ndjekur...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...