Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Janë 135 persona ndaj të cilëve organet e ndjekjes penale në Kosovë, po zhvillojnë hetime nën dyshime për përfshirje në rastet që ndërlidhen me terrorizmin.
Pjesëmarrja, nxitja apo inkurajimi i njerëzve për pjesëmarrje në luftërat jashtë Kosovës, sidomos në Siri, në krah të organizatave të shpallura ndërkombëtarisht si terroriste, janë vepra të cilat rëndojnë mbi këta persona të dyshuar.
“Në Prokurorinë Speciale të Kosovës, nga periudha paraprake, në vitin 2014, janë bartur 8 raste. Prej tyre 4 raste me 19 persona janë nën hetime, kurse 2 raste me 2 persona dhe një rast me persona të panjohur janë në fazën preliminare të hetimeve”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj.
Nga janari i vitit 2014 deri më tani, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka thënë zëdhënësja Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, ka pranuar gjithsej 23 raste, prej të cilave, 3 raste të pranuara në vitin 2015 me 117 persona, të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.
Në përgjithësi, prokurorët e kësaj prokurorie kanë filluar hetimet ndaj 135 personave.
Vetëm gjatë vitit 2015, janë ngritur 4 aktakuza kundër 14 personave. Të pandehurit, dyshohen se u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale.
Të gjitha këto vepra, janë të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Persona tjerë, akuzohen se kanë marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist në atë mënyrë që paraprakisht janë dakorduar që të shkojnë në luftë në Siri dhe t?i bashkohen grupit të shqiptarëve që kanë luftuar në anën e organizatës terroriste ?ISIS? [Shteti Islamik].
Andaj, edhe këto vepra që kanë të bëjnë me organizimin dhe pjesëmarrjen në grupin terrorist, janë të dënueshme me Kodin Penal.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka konfirmuar se ka rreth 300 persona nga Kosova që janë përfshirë deri më tani në luftë në Siri apo edhe në Irak.
Institucionet e Kosovës janë në fazën finale të miratimit të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Pas miratimit dhe fuqizimit të tij, pritet që rastet e aktiviteteve terroriste dhe esktremizmit fetar të marrin një goditje shtesë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, beson që sanksionimi me ligj i pjesëmarrjes në luftërat jashtë vendit në krah të organizatave terroriste ishte më se i domosdoshëm në rastin e Kosovës.
“Është një ligj me rëndësi të veçantë në aspektin e pengimit, jo vetëm të pjesëmarrjes direkte, por në një formë edhe të implikimeve tjera që ka të bëj me nxitjen, mbështetjen, financimin, organizimin dhe pjesëmarrjen e njerëzve në këto konflikte të armatosura”, ka thënë Ibishi.
Deputeti Ibishi thekson po ashtu se numri prej 300 personave, sa besohet se marrin pjesë në luftën e Sirisë, është mjaftë alarmant. Për këto zhvillime ai mendon se përgjegjësinë nuk e kanë vetëm autoritetet e Kosovës, gjendja e rëndë sociale dhe papunësia, por edhe ato ndërkombëtare që e kanë lënë Kosovën si një geto të izoluar në Evropë.
“Sigurisht që situata është alarmante. Raportet e ministrit Hyseni, por edhe autoriteteve tjera në Kosovë tregojnë për një implikim të tillë dhe një situatë mjaftë të rëndë. Fatkeqësisht që edhe jeta në geto në Kosovë, në kuptim të ngecjes në liberalizimin e vizave në njëfarë forme, ka frustruar qytetarët e Kosovës dhe një pjesë e tyre fatkeqësisht kanë zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme, pra kyqjen në këto organizata terroriste në Siri dhe Irak”, ka deklaruar Ibishi.
Ndërkohë, njëri nga ish-deputetët më aktiv nga trajtimi i çështjeve nga fusha e sigurisë në legjislaturën e kaluar të Kosovës, Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se rastet që tashmë janë në procedurë, do të duhej të trajtoheshin përmes kodit penal dhe ligjeve përkatëse, ngase ligji i ri i miratuar nuk do të ketë efekt retroaktiv.
“Ky ligj, i cili po shpresoj që shpejtë do të hyj në fuqi, nuk ka efekt prapakthyes apo retroaktiv, por decidivisht ka efekt në parandalimin e vazhdimit dhe rritjes apo zgjerimit, indoktrinimit, thirrjeve për bashkim në luftërat e huaja, apo në gjuhën e urrejtjes apo në shpërndarjen e thirrjeve të tilla”, ka thënë Ramadani.
E veçanta e luftimit të ekstremizmit fetar dhe terrorizmit, ishte zgjerimi i hetimeve ndaj disa imamëve të Kosovës, të cilët vitin e kaluar në disa raste përfunduan edhe prapa grilave.
Ndonëse ata janë liruar, hetimet janë duke vazhduar, nën dyshimet për shpëlarje parash, financim të terrorizmit, nxitje për kryerje të veprave terroriste, rekrutim për terrorizëm, thirrje për rezistencë, organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar është një problem global. Institucionet e Kosovës e kanë cilësuar luftimin e këtyre dukurive me prioritet të veçantë.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në disa raste ka deklaruar se Kosova nuk do të bëhet çerdhe dhe as strehë e terrorizmit, kurse ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova është lidere në rajon sa i përket luftimit të ekstremizmit fetar.
Reshje te dendura bore kanë nisur në Kukës, ku trashësia e s...
Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi sapo...
Policia e Korcës ka arrestuar shtetasin Armando Mandra. I ar...
Deputeti Tom Doshi mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda...
Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Artan D...
Nga Artan FugaMësuesi ose mësuesja që pranon dhurata për fes...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Astrit Laze,43 vjec,...
Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Arben Perbibaj. Më...
Specialisët për Krimet në Komisariatin e Policisë Tepelenë n...
Ish sekretarja e shtetit Hillary Rodham Clinton tha se gratë...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Astrit Laze,43 vjec,...
Ish-drejtori i CIA-s, gjenerali në pension David Petraeus, k...
Zonja Maja Gojkovic në Tiranë, vizita e parë e një kryetari ...
Ilir Meta ka thirrur në një takim deputetët dhe ministrat e ...
Ne nje publikim te sajin ne facebook ish kryetarja e kuvendi...
Dje në emisionin “OPINION” ka zënë edhe njëherë tjetër hapë...
Klodian Tomorri (Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dhe a...
Nga një sondazh i publikuar në portalin sahati.al rezulton s...
Policia e Bulqizës ka arrestuar 5 shtetas, pasi tentuan të g...
Cikloni “Anton” (i emëruar nga Universiteti i Berlinit), pri...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...