Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish sekretarja e shtetit Hillary Rodham Clinton tha se gratë kanë meritën se mund të sjellin ndryshim në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në fjalimin që mbajti mbrëmë, ajo i pyeti gratë e pranishme, përkrahëse të Partisë Demokrate, nëse dëshironin të shihnin një grua presidente në të ardhmen. Por zonja Clinton nuk foli rreth debateve të ngritura lidhur me njoftimin se ajo ka përdorur një email personal për punë zyrtare, kur ka qenë sekretare e shtetit.
Zonja Clinton foli në Uashington në festimin e 30-vjetorit të organizatës Emily’s List, një grup që përpiqet për zgjedhjen e grave demokrate, të cilat mbështesin të drejtën e abortit.
“A nuk do të donit ju të shihnit më tepër gra të konkurrojnë për kryebashkiake, për guvernatore dhe për anëtare të Kongresit? Dhe mendoj se do të ishte po aq e drejtë të pyetej: A nuk do të dëshironit ju që, një ditë, të shihnit një grua si presidente të SHBA?”
Në prag të një fushate të dytë presidenciale për të, ish sekretarja e shtetit foli edhe për disa nga temat ekonomike që mund të jetë me rëndësi në fushatën e ardhshme. Ajo tha se shpesh ekonomia nuk arrin t’u japë përgjigje sfidave me të cilat përballen familjet amerikane dhe sidomos gratë që punojnë.
“Ne punojmë për një ekonomi që funksionon për të gjithë dhe që i përfshin të gjithë. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur një rritje me bazë të gjerë në një botë që po bëhet çdo ditë e më konkurruese dhe e ndërvarur.”
Por në fjalimin që zgjati rreth 30 minuta, zonja Clinton nuk foli mbi debatet e shkaktuara nga njoftimet se ajo ka përdorur emailin personal për çdo punë zyrtare kur ishte sekretare e shtetit.
Një zyrtare e Departamentit të Shtetit tha se një gjë e tillë nuik është aspak e paligjshme. Zëdhënësja Marie Harf tha se kjo praktikë nuk është e ndaluar përsa kohë që komunikimet ruhen.
“Nuk ka ndonjë ndalim për përdorimin e llogarive jo-qeveritare të emailit për punë zyrtare përsa kohë që komunikimet ruhen. E njëjra gjë mund të thuhet edhe për këtë rast. Ne jemi në procesin e përditësimit të administrimit të dokumenteve meqenëse edhe teknologjia po ndryshon. Prandaj, u kemi kërkuar të gjithë ish sekretarëve të shtetit të na dërgojnë të gjitha dokumentet që kanë. Sekretarja Clinton na ka dërguar 55 mijë faqe menjëherë pasi ne i dërguam asaj një letër. Ajo është e vetmja ish sekretare e shtetit që na i dërgoi dokumentet.”
Jason R. Baron, ish-zyrtar i arkivave, thotë se përdorimi i emailit privat për punë zyrtare është diçka e pazakontë.
“Megjithëse nuk është e paligjshme të përdorësh Gmailin ose ndonjë llogari tjetër private për punë zyrtare, në këtë rast kemi të bëjmë me një rrethanë të pazakontë, sepse është përdorur një llogari private por nuk janë marrë masa më vonë që emailet të ruhen si duhet.”
Disa anëtarë të Kongresit kanë ngritur pikëpyetje lidhur me këtë praktikë, duke e quajtur shqetësues përdorimin e llogarive të tilla private për punë qeveritare nga zonja Klinton.
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Astrit Laze,43 vjec,...
Ish-drejtori i CIA-s, gjenerali në pension David Petraeus, k...
Zonja Maja Gojkovic në Tiranë, vizita e parë e një kryetari ...
Ilir Meta ka thirrur në një takim deputetët dhe ministrat e ...
Ne nje publikim te sajin ne facebook ish kryetarja e kuvendi...
Dje në emisionin “OPINION” ka zënë edhe njëherë tjetër hapë...
Klodian Tomorri (Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dhe a...
Nga një sondazh i publikuar në portalin sahati.al rezulton s...
Policia e Bulqizës ka arrestuar 5 shtetas, pasi tentuan të g...
Cikloni “Anton” (i emëruar nga Universiteti i Berlinit), pri...
Ilir Meta ka thirrur në një takim deputetët dhe ministrat e ...
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar ashper ...
Rania Antonopoulos ishte profesore e shkencave ekonomike në ...
Kryetari i PKK, Öcalan u ka bërë thirrje luftëtarëve të Part...
Kryetari i PKK, Öcalan u ka bërë thirrje luftëtarëve të Part...
300 gram eksploziv C4 i vendosur në automjetin benz ML me ta...
Hëna është duke lëvizur. Tani ajo është rreth 18 herë më lar...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një edhe disa foto ku duket ...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një edhe disa foto ku duket ...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një pjesë të videos ku sipas...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...