Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Rania Antonopoulos ishte profesore e shkencave ekonomike në Nju Jork. Që prej janarit ajo është zëvendësministre e punës në Athinë. Detyrë e saj: të krijojë vende pune. Me se mund të financohet kjo?
DW: Dr. Antonopoulos, deri në fund të vitit 2014 ju ishit profesore e shkencave ekonomike në Institutin-Levy në shtetin federal amerikan Nju Jork. Kurse tani jeni nëpunësja me statusin më të lartë në Ministrinë greke të Punës. Si keni ndërmend ta trajtoni problemin gjigant të papunësisë në vend?
Rania Antonopoulos: Unë punoj që prej vitit 2006 për një koncept të “garancisë së punës”. Ideja është, që çdo personi të papunë, që e dëshiron, t’i gjendet një vend pune me kohë të plotë të paguar me pagë minimale. Kur nuk gjendet punë në ekonominë e lirë, atëherë do ta financonte qeveria një vend pune.
Në vitet 2011-2012 unë zhvillova me Ministrinë greke të Punës një projekt provë në kuadër të vogël. Para zgjedhjeve, Syriza bëri të ditur se do të krijojë 300.000 vende pune, për të përballuar krizën humanitare në Greqi.
A nuk është numri i të papunëve në Greqi shumë më i madh se 300.000?
Po, në Greqi ka rreth 1,3 milionë të papunë. Vetëm një e treta e popullit punon: dy të tretat janë të varura nga kjo një e tretë që punon. Kjo ka pasojë shqetësuese për standardin e jetesës, për financimin e planeve të pensioneve dhe në gjëra të tjera.
Por rezultatet e projektit tonë pilot treguan se jo të gjithë njerëzit do të ishin të gatshëm të pranonin vende pune me paga minimale. Disa preferojnë alternativa, si mbështetjen e familjeve të tyre ose të jetuarit nga kursimet. Megjithatë, ndoshta më shumë se 500.000 vetë do t’i pranonin vende pune të tilla.
Si doni ta financoni këtë program, kur gjendja e buxhetit të Greqisë është shumë e keqe?
Mendojmë se mund të tërheqim rreth 800 milionë euro në vit nga fondet sociale të BE. Veç kësaj, ne bashkëpunojmë me komunat, për të identifikuar mjete shtesë. Po kjo nuk është e mjaftueshme.
Të ardhurat nga taksat të Greqisë pritet të rriten në mënyrë të konsiderueshme vitin tjetër, duke regjistruar aktivitetet ilegale, para së gjithash në tregjet e zeza të naftës dhe të cigareve. Ne do t’i ndihmojmë njerëzit të kalojnë nga ekonomia informale, në atë të rregullt, duke e thjeshtuar dhe duke e bërë më të lirë regjistrimin e sipërmarrjeve. Në të kaluarën, taksat për këtë kanë qenë marramendëse.
Çfarë vendesh pune doni të krijoni?
Një objektiv i rëndësishëm është të bashkojmë aftësitë e njerëzve në një vend të caktuar me detyra të dobishme sociale. Duam gjithashtu të nxisim aktivitete ekonomike, të cilat janë në përputhje me pikërëndesat e qeverisë së re. Këtu bën pjesë zgjerimi i energjive të ripërtëritshme, një ekonomi e qendrueshme e peshkimit, ushqime të prodhuara në rajon, bujqësi ekologjike etj. Shumë iniciativa janë krijuar, por atyre u duhet mbështetje.
Intervistën e zhvilloi Jasper Sky./DW
Kryetari i PKK, Öcalan u ka bërë thirrje luftëtarëve të Part...
Kryetari i PKK, Öcalan u ka bërë thirrje luftëtarëve të Part...
300 gram eksploziv C4 i vendosur në automjetin benz ML me ta...
Hëna është duke lëvizur. Tani ajo është rreth 18 herë më lar...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një edhe disa foto ku duket ...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një edhe disa foto ku duket ...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një pjesë të videos ku sipas...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një pjesë të videos ku sipas...
Policia e Tiranës ka njoftuar se alarmi për çantën e dyshimt...
Policia e Tiranës ka njoftuar se alarmi për çantën e dyshimt...
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak më parë në afërsi...
Policia e Tiranës është njoftuar se një çantë e dyshimtë e z...
Arkeologët sapo kanë përfunduar eksplorimin e terrenit të nj...
Ministria e Brendshme ka bërë publike parashikimin nga Qendr...
Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasit Arjan Kadeli 39 vjeç...
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak më parë në afërsi...
Policia italiane e Riminit ka arrestuar një shtetas shqiptar...
Policia italiane ka arrestuar 18 nga anëtarët e klanit mafio...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar ditën e sotme me...
Është anuluar ditën e sotme ankandi për shitjen e City Park,...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...