Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish-drejtori i CIA-s, gjenerali në pension David Petraeus, ka arritur një marrëveshje me Departamentin amerikan të Drejtësisë në lidhje me keqpërdorimin e materialeve sekrete qeveritare. Kjo lëvizje ligjore do të thotë se Petreaus do të shmangë një proces gjyqësor që do ta vinte atë në pozitë të vështirë pasi do të përfshinte hollësi të marrëdhënieve të tij me një oficere rezerviste që çoi në rënien e tij nga karriera.
Sipas marrëveshjes, zoti Petraeus ra dakord të pranonte fajësinë për tërheqje të paautorizuar të materialeve sekrete pasi ia kishte treguar ato biografes dhe të dashurës së tij, Paula Broadwell, një ish-rezerviste në ushtrinë amerikane.
Marrëveshja i jep fund një periudhe pasigurish për Petraeus, që dha dorëheqjen si drejtor i CIA-s në nëntor 2012, pasi dolën në pah detajet e lidhjes së tij jashtëmartesore me zonjën Broadwell.
Michael Rubin është studiues në Institutin American Enterprise dhe ka kontribuar në hartimin e politikave për Irakun, në Departamentin e Mbrojtjes gjatë administratës së Presidentit George W. Bush.
?Jam i kënaqur që u arrit një marrëveshje. Është e rëndësishme që gjithkush të përgjigjet para ligjit, pavarësisht se cilët janë dhe hierarkisë që kanë në strukturat e sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara?.
Por pati nga ata që e kritikuan marrëveshjen. Sam Husseini, me organizatën ExposeFacts, që inkurajon dhe mbështet ata që ekspozojnë shkeljet e qeverisë, thotë se marrëveshja ishte shumë e butë për zotin Petraeus.
?Kjo administratë ka ndëshkuar më shumë persona që kanë nxjerrë informacione që nuk i interesonte asaj të dilnin, se të gjitha administratat e tjera të marra së bashku. Por kur falen zyrtarë të lartë që nxjerrin sekrete, që i pëlqejnë administratës, nuk është shtet ligjor, është thjesht zbatim i rregullit sipas dëshirës?.
Petraeus u bë një nga figurat më të njohura ushtarake në vend, pas shërbimit në Irak ku udhëhoqi rritjen e forcave amerikane në 2006, që zmbrapsi përparimin e ekstremistëve të al-Kaidës që kishin marrë nën kontroll disa qytete dhe rajone kryesore.
Strategjia kundër terrorizmit e iniciuar nga Petraeus ndihmoi në stabilizimin e Irakut dhe përgatiti terrenin për tërheqjen e forcave amerikane disa vjet më pas. Gjenerali Petraeus udhëhoqi më pas forcat amerikane në Afganistan.
Pas suksesit në Irak, Petraeus u bë një figurë e famshme, veçanërisht në Uashington. Disa republikanë diskutuan hapur mundësinë e kandidaturës së tij për President. Presidenti Obama e emëroi atë drejtor të CIA-s në shtator 2011.
Zoti Rubin thotë se gjeneral Petraeus dhe fundi i karrierës së tij, janë një sinjal për të gjithë ata që aspirojnë një karrierë si figura publike.
?Në fund të fundit ishte egoja e tij, ajo që i dha fund karrierës së gjeneralit Petraeus. Ai po i jepte informacion sekret biografes së tij, madje mund të themi jo thjesht biografes por dikujt që e shihte atë si idhull. Nuk ishte e nevojshme dhe megjithatë ai e bëri?.
Por Rubin thotë gjithashtu se Petraeus do të mbahet mend edhe për rolin e tij në udhëheqjen e shtimit të trupave në Irak dhe për një karrierë ushtarake që shumë vetë e konsiderojnë të shkëlqyer.
?Mendoj se në fund të fundit ky skandal do të jetë një shënim në histori. Gjeneral Petraeus do të kujtohet para së gjithash për suksesin e strategjisë së shtimit të trupave. Por, edhe para Irakut ai kishte një karrierë të shkëlqyer me pjesëmarrje në shumë fusha betejash dhe kjo do të dalë mbi efektin e një pengese të vogël në reputaciomin e tij?.
Marrëveshja parashikon maksimumin prej një viti burg. Prokurorët e çështjes kanë sugjeruar dy vjet dënim me kusht pa burg, por do të jetë një gjykatës federal që do të vendosë për fatin e zotit Petraeus. VOA
Zonja Maja Gojkovic në Tiranë, vizita e parë e një kryetari ...
Ilir Meta ka thirrur në një takim deputetët dhe ministrat e ...
Ne nje publikim te sajin ne facebook ish kryetarja e kuvendi...
Dje në emisionin “OPINION” ka zënë edhe njëherë tjetër hapë...
Klodian Tomorri (Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dhe a...
Nga një sondazh i publikuar në portalin sahati.al rezulton s...
Policia e Bulqizës ka arrestuar 5 shtetas, pasi tentuan të g...
Cikloni “Anton” (i emëruar nga Universiteti i Berlinit), pri...
Ilir Meta ka thirrur në një takim deputetët dhe ministrat e ...
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar ashper ...
Rania Antonopoulos ishte profesore e shkencave ekonomike në ...
Kryetari i PKK, Öcalan u ka bërë thirrje luftëtarëve të Part...
Kryetari i PKK, Öcalan u ka bërë thirrje luftëtarëve të Part...
300 gram eksploziv C4 i vendosur në automjetin benz ML me ta...
Hëna është duke lëvizur. Tani ajo është rreth 18 herë më lar...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një edhe disa foto ku duket ...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një edhe disa foto ku duket ...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një pjesë të videos ku sipas...
Deputeti Tom Doshi ka publikuar një pjesë të videos ku sipas...
Policia e Tiranës ka njoftuar se alarmi për çantën e dyshimt...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...