Më 9 mars ora inteligjente e Apple
Shtatorin e vitit të kaluar “Apple” njoftoi se do të dalë së...
Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës ngasin makinat më të vjetra në Ballkan. Mosha mesatare e automjeteve arrin rreth 14 vjet, që është pothuajse dyfishi i moshës mesatare të makinave që ngasin qytetarët në Bashkimin Evropian, sipas një studimi të kryer nga gazetarët AA.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, mosha mesatare e makinave që ngasin në rrugët e Bosnjës dhe Hercegovinës është 17 vjet. Eksperti për monitorim në Institutin për Inxhinieri Ekonomike në Zenicë, Semir Selimoviq në një intervistë për AA vuri në dukje se më shumë se dy të tretat e automjeteve në BeH janë më të vjetra se dhjetë vjet.
“Për fat të keq, duhet të konkludojmë se kemi makina shumë të vjetra. Mbi 77 për qind e automjeteve janë më të vjetra se 10 vjet, ndërsa më shumë se 30,7 për qind e automjeteve janë më të vjetër se 20 e më shumë. Mund të themi se, disa vjet më parë, pasi që u miratuar importimi i automjeteve me standard Euro 3, kufizimi nga 7 ka është rritur në 10-12 vjet, kjo ka ndikuar në rritjen e vjetërsisë së automjeteve “, tha Selimoviq duke vënë në dukje se mosha mesatare e makinave të pasagjerëve vitin e kaluar arriti në 17 vjet.
Të dhënat e institutit për Inxhinieri Ekonomike në Zenicë tregojnë se shtetasit e BeH më së shumti përdorin makinat VË, Skoda dhe Audi, por për shkak të rritjes së importeve është rritur edhe numri i makinave franceze, Peugeot, Citroën, Renault, dhe markave italiane, Fiat, Lancia, Alfa Romeo.
Mosha mesatare e automjeteve në Serbi është 16 vjet
Pas BeH, automjetet më të vjetra janë parë në rrugët e Serbisë, ku, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Sigurisë të Trafikut në Serbi, mosha mesatare e automjeteve është 16 vjet, modeli më i kërkuar është Volksëagen.
“Mosha mesatare e automjeteve në Serbi në 2012 dhe 2013 ishte rreth 16 vjet, gjithsesi kjo ndryshon. Mosha e automjeteve ndikon mbi sigurinë në rrugë përmes sigurisë aktive dhe pasive të automjeteve me pajisjet që kanë, si dhe me kontroll teknik të rregullt” tha Millan Bozhoviq, drejtor i Agjencisë së Sigurisë të Trafikut në Serbi.
Shoferët në Serbi definitivisht më së shumti preferojnë makinat gjermane. Sipas Petar Stakiq, nga portali “Makinat e përdorura”, kjo nuk do të ndryshoj një kohë të gjatë, kjo dashuri është bërë traditë në Serbi.
“Në top pesëshen e parë të makinave të përdorura më të kërkuara në vendin tonë, katër vendet e para janë ‘gjermanët’, Renditja është si vijon: më të popullarizuara janë modelet Volksëagen, e ndjekur nga Opel, Audi, BMË dhe “i pa krahasueshmi” në mesin e gjermanëve, Fiat,” tha Stakiç, duke paraqitur të dhënat nga një sondazh të kryer në fund të vitit 2014. Përveç këtyre markave, serbët ngasin edhe makina Mercedes, Renault, Peugeot, Ford dhe Citroën.
Në Kosovë mosha mesatare e veturave është 15 vjet
Pas Serbisë vijon Kosova, ku mosha mesatare e automjeteve, sipas të dhënave të fundit që disponon Zyra për regjistrimin e automjeteve, është 15 vjet. Kosovarët preferojnë makina të prodhuesit gjerman Volksëagen, dhe modelet më të zakonshme janë Golf II, Golf III, konfirmohet për AA nga Zyra e regjistrimit të automjeteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës. Kur është fjala për moshën e automjeteve të regjistruara, kryesojnë modelet e vjetra 13 vjetësh, të vitit 2002, që ka 22.727. Pasojnë modelet nga 1989, të cilat janë 22.313, ndërsa në vendin e tretë makinat nga 2001 me 22.239 sosh.
Në Mal të Zi dominojnë makina të moshës rreth 14 vjet të vjetra
Në mesin e vendeve të tjera në rajon, në Mal të Zi dominojnë makina që janë rreth 14 vjeç të vjetra. Sipas Ministrisë së Transportit të Malit të Zi nga 2013, mosha mesatare e automjeteve në Mal të Zi arriti në rreth 14 vjet. Nga total prej 154.420 makina pasagjerësh të regjistruara në 2013, 35.000 prej tyre ishin automjete të vjetra më shumë se 20 vjet. Në rrugët e Malit të Zi shumica e automjeteve janë të vjetra 20 e më shum vjet.
Eksperti për trafik Svetislav Konstantinoviq në një intervistë për AA thekson se automjetet e prodhimit të vjetër, në një farë mënyre mund të jetë shkaku i aksidenteve.
“Kur flasim për strukturën e moshës së automjeteve, ne jemi të vetëdijshëm se struktura e automjeteve të moshës 15-18 vjet, dhe kjo me një përqindje të vogël ndikon në shkaktimin e aksidenteve të trafikut. Kjo mund të jetë defekti i sistemit të menaxhimit, sistemit të frenave apo dritat sinjalizuese” tha Konstantinoviq, duke shtuar se ligji për sigurinë e trafikut në Mal të Zi në këtë aspekt ka sjell përmirësime të konsiderueshme.
“Kjo është reflektuar në aspektin e kontrollit rigoroz teknik. Janë vendosur kritere dhe rregulla të reja, regjistrimin shumë trajtohet seriozisht, dhe se automjeti duhet ti plotëson këto kërkesa për inspektim teknik, që është shumë e rëndësishme,” vëren Konstantinoviq.
Nga vendet e Ballkanit, makinat më të reja i ngasin shtetasit e Kroacisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ku automjetet janë mesatarisht rreth 12 vjet të vjetra.
Sipas Qendrës kroate për automjetet (CVH) për 2013, të cilat përfshijnë të gjitha kategoritë e automjeteve, mosha mesatare e 1.870.300 automjeteve në rrugët kroate është 12,66 vjet. Të llogaritur sipas moshës së të gjitha automjeteve, në kontrollin e rregullt teknik në 2013, shumica e automjeteve ishin të moshës 10 vjeç ose më shumë, kjo është një shifër prej 1.117.764 ose 59,76 për qind. Automjete më të vjetra se gjashtë deri në nëntë vjet, kishte 431.511 apo 23,07 për qind nga dy në pesë vjet 277.126 ose 14,82 për qind, dhe automjetet motorike më të reja se një vit 43.899 ose 2,35 për qind. Mosha mesatare e makinave në 2013 ishte 11,8 vjet.
Sipas kontrollit teknik, tek makinat e moshës 10 vjeçare dominon modeli Volksëagen me 167.060, pastaj Opeli 101.076, Mercedes 35.735, Ford dhe Shkoda dhe Audi. Në rrugë, automjetet e moshës 5-10 vjet në 2013 ishte Opel, pastaj Renault dhe Volksëagen.
Mosha mesatare e automjeteve në Maqedoni është 12 vjet
Sipas Entit të Statistikave të Maqedonisë për 2013, pjesa më madhe nga numri i përgjithshëm prej 411.637 automjeteve në atë vend janë më të vjetër se 10 vjet. Në Maqedoni, 75,2 përqind e automjeteve janë më të vjetra se 10 vjet, ndërsa mosha mesatare e automjeteve në vend është 12 vjet.
Numri i automjeteve të moshës nën dy vjeçare në Maqedoni ka rënë me rreth pesë përqind në krahasim me vitin e kaluar. Sipas informatave të fundit në dispozicion në tregun e makinave, vitet e fundit është reduktuar numri i blerjes së automjeteve të reja. Vitin e kaluar Maqedonia ka importuar një total prej 35.107 automjete, nga të cilat 29.558 të përdorura.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë të Transportit të Shqipërisë në 2013, në Shqipëri kishte rreth 450.000 automjete, nga të cilat pjesa më e madhe të përdorura. I njëjti burim thekson se automjetet e vjetra më shumë se 10 vjet kanë marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm të aksidenteve rrugore në vend. Agjencia e Statistikave të Shqipërisë deklaron se mosha mesatare e automjeteve në Shqipëri është 12 vjet. I njëjti burim thekson se Mercedes Benz është makina më e popullarizuar në mesin e shqiptarëve.
Qytetarët e BeH dhe Serbisë ngasin makina dyfish më të vjetra se qytetarët e Gjermanisë, Francës dhe Austrisë
Ndërkohë, në bazë të të dhënave të mbledhura në vitet e kaluara, për strukturën e moshës së automjeteve, mosha mesatare e automjeteve në vendet e Ballkanit është 14 vite, që është gati dyfishi i moshës mesatare të automjeteve në rrugët e Bashkimit Evropian (BE).
Të dhënat e fundit të Shoqatës së Prodhuesve Evropiane të Automobilave (ACEA) tregojnë se, mosha mesatare e automjeteve në Estoni është 14 vjet, Finland 12,3, Portugali 10,5, Suedi 9,8, Gjermani 8,5, Francë 8,2, Belgjikë 8 dhe Austri 7.7. Gjithashtu, mosha mesatare e automjeteve në Britani të Madhe është 7,8 dhe në Slloveni 8,7 vjet. Mosha mesatare e automjeteve në Bashkimin Evropian (BE) është 8,6 vjet. Amerikanët më shumti ngasin makina të moshës 11-12 vjet të vjetra.
Exspress
Shtatorin e vitit të kaluar “Apple” njoftoi se do të dalë së...
Ish Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka reaguar lid...
Partia Demokratike po kalon jo pa debate dhe përplasje emeri...
Në një filmim të xhiruar me celular dëgjohen thirrjet e poli...
Keshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave Mjekesore Tekni...
Efektivë të shumtë të policisë kanë hyrë në ambientet e Faku...
Ëngjëll Hodaj, autori i vrasjes dhe plagosjes që ndodhit në ...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Luna...
Është vetëdorëzuar në polici autori vrasjes dhe plagosjes që...
Këto janë fotot më zbavitëse të javës në botë nëpër rrjetet ...
Pesë vendet e BE-së njoftuan se do të mund të kthejnë regjim...
Prokuroria e Fierit njofton se ka mbyllur hetimet për ish zy...
Aventurat e Mark Twain janë të krahasueshme me ato të person...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetiumet për 5 ish-zyrtarët e...
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme shtetastit Riz...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Luna...
Policia ka arrestuar ditën e sotme shtetastit Riza Prrila, 4...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Pas ndërprejes së grevës nga policia e studentëve të Fakulte...
Ka nisur aksioni ditën e sotme në lidhjen me kontrabandën e ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...