Arrestohet “La Tuta”, lordi i drogës dhe kreu i Kalorësve Templarë
Policia meksikane ka kapur bosin më të kërkuar të drogës në ...
Nuk ka dyshim se, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë u shërben interesave të Henri Çilit dhe piramidës së tij arsimore. APAAL paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të mbrojtur interesin publik dhe garantuar cilësinë e arsimit të lartë, por kjo agjensi është thjeshtë një zgjatim i Henri Çilit. Ndërsa doktoraturat në universitetin publik janë bllokuar prej dy vitesh, APAAL është mbledhur me urgjencë në fillim të muajit shkurt, për t?u hapur rrugë doktoraturave të Universitetit Europian të Tiranës, përkatësisht Henri Çilit. Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama është apo jo në dijeni për këtë maskaradë me arsimin e lartë, por APAAL ka hedhur një tjetër hap për të favorizuar për Henri Çilin, duke falimentuar universitetet publike. Me datën 5 Shkurt, APAAL ka firmosur doktoraturat e Henri Çilit në dhjetëra profile studimi, ndërsa urdhrat e akreditimit janë mbajtur të fshehtë. ?Urdhërin nr. 47 dt. 05.02.2015, shkenca sociale me profile; Shkenca Komunikimi, Shkenca Politike dhe Marrëdhënia Ndërkombëtare, Sociologji-Antropologji Sociale, Psikologji-Pedagogji. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit. Akreditimi urdhër nr. 47 dt. 05.02.2015 shkenca ekonomike me profile; Financë, menaxhim, ekonomi dhe zhvillim i qëndrueshëm, menaxhim i sistemeve të informacionit. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit. Akreditimi urdhër nr. 47 dt. 05.02.2015, shkenca juridike me profile; E drejtë publike, e drejtë ndërkombëtare, e drejtë civile, e drejtë biznesi. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti Juridik?, janë urdhërat e APAAL. Nuk kuptohet arsyet se pse APAAL i fsheh këto urdhra, pse e fsheh procedurën e akredimit, pse fsheh përmbajtjen, bazën ligjore dhe kriteret.
Reagimi i APAAL
Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, më në fund, ka thyer heshtjen, pas shqetësimeve dhe dyshimeve rreth historisë së bllokimit të doktoraturave për universitetet publike dhe miratimit, në të njëjtën kohë, të 360 doktoraturave për Universitetin Evropian të Tiranës, universitet i cili, sipas një raport-kontrolli të Ministrisë së Arsimit, nuk plotëson asnjë kriter jo vetëm për zhvillimin e ciklit të studimeve të nivelit të tretë, por as të nivelit të parë. Për arbitraritetin, mungesën e transparencës dhe klientelizmin që reflekton ky vendim, në redaksinë e gazetës SOT kanë ardhur disa ankesa dhe reagime. Po ashtu, ka pasur një reagim publik nga dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rokaj si dhe nga dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Altin Shegani, pa përmenduar reagimet nga palët politike. Për gazetën SOT, kemi të bëjmë me një pazar me të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Shumë të rinj, që aspirojnë të shkollohen në vendin e tyre, detyrohen të paguajnë 7.5 mijë euro tek UET, duke u hequr atyre mundësinë të kryejnë studimet e doktoratës në universitetin publik shqiptar, me një traditë 60-vjeçare. Sipas nesh, kemi të bëjmë me një akt korruptiv, me përdhosje të akteve ligjore dhe nënligjore, me manipulime dhe favorizime, me pasoja penale.
Dyshimet
Dyshimet shtohen më tej kur Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Drejtoria për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit janë futur në bunker. Ndaj, në interes të publikut dhe në adresim të shqetësimit të universiteteve publike, gazeta SOT, do të dëshironte që, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në radhë të parë, të qartësonte këtë situatë, duke paraqitur pretendimet dhe variantin e saj, si një agjensi që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pikësëpari për transparencë dhe për të garantuar cilësinë e arsimit të lartë. Pyetja është shumë e thjeshtë. Pse i detyroni të rinjtë të shkojnë tek Henri Çili, duke paguar 7.5 mijë euro dhe nuk lejoni të doktorohen në sistemin publik me 2 mijë USD? Pse janë pezulluar doktoraturat për universitetet publike? Çfarë kriteresh nuk plotësojnë? A ka një raport për kontrollin e tyre? A i plotëson kriteret UET? A i keni miratuar 360 doktoratura për Henri Çilin? Nëse po, pse nuk i publikoni? Gazeta SOT, i kërkon publikisht Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, që t?iu përgjigjet pyetjeve rreth rolit në pezullimin e doktoraturave për Universitetin e Tiranës si dhe për ligjshmërinë e UET, për të zhvilluar programin e ciklit të tretë të studimeve.
Pritshmëria e opinionit publik
Teksa opinioni publik priste një reagim zyrtar nga APAAL, për të adresuar të gjitha shqetësimet, në lidhje me doktoraturat dhe ligjshmërinë e akreditimit të programeve të ciklit të tretë të studimit për UET, APAAL merret me analizën morale dhe estetike të artikujve të gazetës SOT. Universitetet shtetërore dhe mijëra të rinj prisnin një sqarim për bllokadën korruptive të doktoraturave, drejtoresha e APAAL flet për integritet, norma dhe korrektesë. Integritetin dhe misionin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë e ka rrënuar mungesa e transparencës dhe injorimi i shqetësimeve në lidhje me doktoraturat. Reagimi i APAAL nuk ka asnjë lidhje me detyrën dhe përgjegjshmërinë e një zyrtari të lartë të shtetit, që paguhet nga taksat e qytetarëve për të mbrojtur interesat e tyre, jo të Henri Çilit. Kemi të bëjmë me një përpjekje të dëshpëruar për të ushtruar presion, por në ditët në vijim do të publikohen fakte të tjera të rënda për veprimtarinë antiligjore të APAAL. Ftojmë APAAL që t?u japë përgjigje pyetjeve të mëposhtme.
Gazeta “Sot”
Policia meksikane ka kapur bosin më të kërkuar të drogës në ...
Gjatë konferencës për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i Polic...
Kryeministri britanik David Cameron premtoi se do të përdorë...
Georgina Dorsett e cila shumë shpejt do të lidhet në martesë...
Banja e Sulltaneshë Hürrem , e ndërtuar nga gruaja e Sulltan...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “ar...
Në përfundim të takimeve dy ditore mes përfaqësuesve të ALUI...
Përmes një postimi në facebook, ish ministri i Financave Rid...
Është gjendur nga policia një makinë e braktisur nga 2 hajd...
Që tani arka e buxhetit grek është deri diku bosh. Deri në f...
Bashkimi Europian është i shqetësuar për rritjen e numrit të...
Gjykata e Fierit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “ar...
Nesër do të transmetohet premiera e rradhës e spektaklit të ...
Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton është duke i bërë sfidë ish...
Një banderolë në të cilën shkruhet “Bllokuar nga Edi Rama” ë...
Përmes një postimi në facebook, ish kryeministri Sali Berish...
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka filluar natën e mbrëms...
Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ka gjetur një mënyrë t...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar...
Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme 58 vjeçarin, Lu...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...