web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sfida e rradhës, të hedhësh ujë të nxehtë në trup

22 Tetor 2014, 22:00, Kuriozitete CNA

Një sfidë e re në internet po perdoret nga njerëzit anembanë botës, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se këtë herë ideja ka kaluar kufijtë e rrezikshmërisë. Pas sfidës me Akull, që detyronin njerëzit të derdhin një kovë plot me ujë dhe akull në kokë, edhe pse ideja origjinale ishte për të mbledhur para për kërkim dhe trajtimin e sëmundjeve të rralla si skleroza laterale. Këtë herë, derdhja e ujit është më e dhimbshme se zakonisht, për shkak se sfiduesit përballen me ujë ekstrem të nxehtë. Pasojat e kësaj sfide janë jashtëzakonisht të dhimbshme dhe lënë plagë të përhershme, kështu që pyetja është e thjesht: Pse po e bëjnë këtë? Videoja, e cila ishte e postuar në YouTube, tregon shpinën e një të riu, e cila është djegur pas kësaj “aventurë të nxehtë”. Dhe menjehere lind pyetja, kush do të jetë sfida e ardhshme globale?





Lajmet e fundit nga