web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mania Instagram

15 Shtator 2014, 22:00, Kuriozitete CNA

Dita ditës po shtohet edhe më shumë mania e të rinjve për të postuar foto në Instagram dhe për të treguar se sa të pasur janë. Fotot të lënë pa fjalë, duke nisur nga një pako me lekë dhe duke u shtirur sikur është një telefon, apo duke koleksionuar celularët dhe makinat më të fundit. Në fakt seti i fotove nuk mbaron me kaq, pasi i riu pozon teksa është i mbuluar me lekët e ku sigurisht nuk mungon buzëqeshja. Një orë me diamantë, para dhe makina luksoze. Këto janë fotot e shumta të djalit 18 vjeçar Param Sharma, i cili tregon gjatë gjithë kohës se sa i pasur është nga paratë e prindërve të tij. Pavarësisht gjithçkaje qe e rrethon, edhe ai ka përjetuar një situatë të pakëndshme, ndonëse ka shpëtuar duke paguar sërish lekë. Luksi i jetës dhe Instagramit nuk e ka shpëtuar djalin indian nga arrestimi, pasi ka tentuar të shesë një iPhone 5 të vjedhur.





22:00 Kuriozitete

Elefanti muzikant

Kur është fjala për kafshë të talentuara, muzikanti është el...

16:30 Kuriozitete

Flutura e Detit

Flutura e  Detit është një nga 50 speciet më të mrekullueshm...

16:06 Kuriozitete

“Kufjet magjike”

“Kufjet magjike”, të lexojnë mendimet dhe vendosin muzikën s...

Lajmet e fundit nga