Kupa e Botës si "minierë ari", rekord fitimesh
Kupa e Botës 2026 nuk do të përfaqësojë vetëm ngjarjen më ...

Starti i Botërorit po numëron minutat e fundit dhe kombëtaret pjesëmarrëse po përgatiten për objektivin kryesor, fitimin e trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror. Megjithatë, përveç garës për titullin, ky turne mund të sjellë edhe ndryshime të rëndësishme në librin e rekordeve, veçanërisht në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Botërorëve.
Në qendër të vëmendjes ndodhen Lionel Mesi dhe Kilian Mbape, dy prej emrave më të njohur të futbollit ndërkombëtar. Përveç faktit se konsiderohen ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrave të tyre, ata kanë gjithashtu mundësinë të afrohen ose edhe të thyejnë një nga rekordet më të rëndësishme individuale të Kupës së Botës.
Aktualisht, rekordi mbahet nga ish-sulmuesi gjerman Miroslav Klose, i cili gjatë karrierës së tij në kampionatet botërore realizoi 16 gola. Kjo shifër vazhdon të mbetet më e larta në historinë e turneut dhe prej vitesh është objektiv për futbollistët që arrijnë të luajnë në disa edicione të Botërorit.
Një nga kandidatët kryesorë për t’iu afruar këtij rekordi është Lionel Mesi. Kapiteni i Argjentinës, kampion bote në fuqi, vjen në këtë turne në moshën 38-vjeçare. Sipas pritshmërive, ky do të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij. Mesi ka shënuar deri tani 13 gola në kampionatet botërore dhe ndodhet vetëm tre gola larg shifrës së Kloses. Kjo do të thotë se gjatë këtij kompeticioni ai ka mundësinë të barazojë ose të kalojë rekordin, në varësi të ecurisë së Argjentinës dhe kontributit të tij në ndeshjet e turneut.
Por gara për këtë rekord nuk kufizohet vetëm te kapiteni argjentinas. Menjëherë pas tij renditet Kilian Mbape. Sulmuesi francez ka realizuar 12 gola në Kupat e Botës dhe ndodhet vetëm katër gola larg rekordit të Kloses. Në moshën 27-vjeçare, kapiteni i Francës jo vetëm që ka mundësinë të afrohet ndjeshëm me kreun gjatë këtij Botërori, por gjithashtu ka kohë për të marrë pjesë edhe në një edicion tjetër të turneut.
Për këtë arsye, emri i Mbape konsiderohet si një nga kërcënimet më serioze për rekordin historik të ish-sulmuesit gjerman. Çdo gol i realizuar nga ai ose nga Mesi gjatë këtij Botërori mund të ndryshojë renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kompeticion.
Ndërsa vëmendja kryesore mbetet te ndeshjet dhe te lufta për trofeun, ky rekord individual pritet të jetë një nga temat më të ndjekura të turneut. Lionel Mesi dhe Kilian Mbape do të hyjnë në këtë Botëror me objektiva të ndryshëm për kombëtaret e tyre, por edhe me mundësinë për të lënë gjurmë në historinë e Kupës së Botës, duke sfiduar shifrën prej 16 golash të vendosur nga Miroslav Klose.
Kupa e Botës 2026 nuk do të përfaqësojë vetëm ngjarjen më ...
Pritjes i ka ardhur fundi. Sot ngre siparin Kupa e Botës 2...
Ndryshimet e vazhdueshme në pankinat e skuadrave të Serie ...
Me nisjen e Kupës së Botës, vëmendja nuk do të jetë vetëm ...
Sulmuesi sirian Mohanad Mando ka mbyllur aventurën e tij m...
Kupa e Botës 2026 pritet të ketë një ndikim të jashtëzakon...
Federata e Futbollit ka nisur punimet në stadiumin “Air Al...
Edon Zhegrova synon të vazhdojë karrierën te Juventus-i dh...
Atalanta po monitoron situatën e mesfushorit Ardon Jashari...
Milan-i vazhdon procesin e rindërtimit për sezonin e ardhs...
Mesfushori Eslit Sala ka mbyllur zyrtarisht rrugëtimin e t...
Kombëtarja e vajzave shkroi një tjetër faqe të rëndësishme...
Sulmuesi Rubin Hebaj është zyrtarisht futbollisti më i ri ...
Mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj është zyrtarisht fu...
Lirim Kastrati ka rinovuar kontratën me Vllazninë për sezo...
Vllaznia ka rinisur stërvitjet nën drejtimin e Edi Martini...
Kombëtarja e Argjentinës po kryen përgatitjet e fundit në ...
Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar se Neymar po t...
Leon Goretzka pritet ta nisë Kampionatin Botëror 2026 nga ...
Ernest Gjoka është kandidati kryesor për të marrë drejtimi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...