Spanjë-Kepi i Gjelbër, "ngecin" iberikët
Kombëtarja e Spanjës do të nisë sot rrugëtimin e saj në Ku...

Australia e nisi me fitore rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, duke mposhtur Turqinë me rezultatin 2-0. Protagonisti kryesor i sfidës ishte Nestori Irankunda, i cili realizoi golin e parë të takimit në minutën e 27-të dhe hyri në historinë e futbollit australian si golashënuesi më i ri i vendit të tij në një Kampionat Botëror.
Përtej rëndësisë së golit, historia personale e Irankundës tërheq po aq vëmendje sa edhe paraqitjet e tij në fushë. Futbollisti lindi në vitin 2006 në një kamp refugjatësh në Tanzani. Prindërit e tij kishin lënë Burundin për shkak të luftës civile dhe më pas familja u vendos në Australi, vendi që sot ai përfaqëson në arenën ndërkombëtare.
Rritja e tij futbollistike erdhi te Adelaide. Pikërisht aty Irankunda tregoi potencialin e tij, duke tërhequr vëmendjen e klubeve europiane. Me fanellën e skuadrës australiane regjistroi 16 gola dhe 8 asistime, statistika që e ndihmuan të ndërmarrë hapin më të rëndësishëm të karrierës së tij deri në atë moment.
Në vitin 2024 ai u transferua te Bayern Munich. Kalimi te një nga klubet më të mëdha në Europë i dha mundësinë të stërvitej me futbollistë të nivelit më të lartë, mes tyre edhe sulmuesi anglez Harry Kane. Megjithatë, konkurrenca e fortë në skuadrën gjermane bëri që minutat në ekipin e parë të ishin të kufizuara.
Për të vazhduar zhvillimin e tij dhe për të fituar më shumë hapësira në fushë, Irankunda u huazua fillimisht te Grashoper në Zvicër. Më pas ai vendosi të vazhdonte karrierën në Angli, duke u transferuar te Ëatford. Ky vendim u konsiderua i rëndësishëm për progresin e tij, pasi i dha mundësinë të luante rregullisht dhe të fitonte eksperiencë në nivele të larta.
Puna e bërë në vitet e fundit u shpërblye me grumbullimin në Kombëtaren e Australisë për Kupën e Botës. Dhe pikërisht në debutimin e tij në këtë skenë, ai arriti të lërë menjëherë gjurmë. Në minutën e 27-të të ndeshjes ndaj Turqisë, Irankunda mori topin, realizoi një depërtim të shpejtë individual dhe finalizoi me saktësi për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Ky gol rezultoi vendimtar për rrjedhën e takimit dhe i hapi rrugën suksesit 2-0 të Australisë. Paraqitja e tij mori vlerësime edhe nga trajneri Postekoglou, i cili e cilësoi momentin si një ngjarje që mund të ndikojë ndjeshëm në vazhdimësinë e karrierës së futbollistit.
Brenda grupit të Australisë, Irankunda konsiderohet një nga talentet më të rëndësishme të brezit të ri.
Nga një kamp refugjatësh në Tanzani deri në skenën më të madhe të futbollit botëror, rrugëtimi i Irankundës vazhdon të shkruajë kapituj të rinj. Në moshën 20-vjeçare, ai tashmë ka hyrë në historinë e futbollit australian dhe ka nisur Botërorin me një gol që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Australisë.
Kombëtarja e Spanjës do të nisë sot rrugëtimin e saj në Ku...
Kombëtarja e Spanjës do të nisë sot rrugëtimin e saj në Ku...
Bayern Munich është pranë zyrtarizimit të transferimit të ...
Real Madrid-i duket i pandalshëm në merkato. Spanjollët du...
Suedia ka regjistruar një start pozitiv në Kampionatin Bot...
Lojtarët e kombëtares së Portugalisë kanë rënë në sy gjatë...
Holanda dhe Japonia barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të Gru...
Mes emrave që tërhoqën vëmendjen në ndeshjet e para të Bot...
Holanda dhe Japonia barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të Gru...
Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Japonisë do të masin forca...
Gjermania ka dhuruar një spektakël të vërtetë golash në nd...
Gjermania ka dhuruar një spektakël të vërtetë golash në nd...
Milani duket se ka zgjedhur Ruben Amorim si trajnerin e ri...
Ndeshja mes Brazilit dhe Marokut në Kupën e Botës 2026 ka ...
Kombëtarja e Gjermanisë do të zbresë sot në fushë për të n...
Futbolli vazhdon të jetë sporti më i ndjekur dhe më i prak...
Ndeshja mes Brazilit dhe Marokut në Botëror u mbyll në bar...
Kombëtarja e Skocisë ka shënuar një nisje pozitive në Kamp...
Kombëtarja e Australisë ka nisur me një fitore 2-0 pjesëma...
Brazili dhe Maroku e nisën Kupën e Botës me një barazim 1-...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...