LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Baba Karloja”

3 Shkurt 2023, 19:58, Satire Politike CNA

“Baba Karloja”

“Baba Karlon” fëmijët e njohin nga përralla e Pinokut, e njohin si babai që në duart e tij ku kishin rrjedhur vite une, ai krijoi një fëmijë druri, i cili më pas pati një aventurë. I rritej hunda fëmijës nga gënjeshtrat nëpër aventurat e tij. Një përrallë e lexuar nga qindra miliona familjarë dhe fëmijë, rrallëkush nuk e ka lexuar. Pinoku që i rritej hunda nga gënjeshtrat.

Në fakt, në Shqipërinë tonë ka një tjetër “Baba Karlo” që nuk ka krijuar një personazh përrallash.

Shkruar aq mjeshtërisht nga Karlo Kollodi, i cili quhet dhe babai i pinokut, “Baba Karloja” i famshëm i përrallës, e cila mund të jetë shitur në miliona e miliarda kopje librash, apo është animuar në sa e sa forma të ndryshme.

 

“Baba Karloja”
Shkrimtari Karlo Kollodi

 

Kemi dhe ne në Shqipërinë tonë “Baba Karlon”. E kemi dhe ne “Baba Karlon” italian të shqiptarizuar.

Por ndryshe nga autori Karlo Klodi, nga i madhi i të mëdhenjëve të letërsisë, me këtë vepër kaq të rezistueshme në dekada, kaq shumë të lexuar, vjen një tjetër Karlo, i cili është krejt e kundërta, krejt e kundërta e një autori fantastik, apo një “Baba Karloje”, i cili krijoi një pinok. Sepse Karloja jonë është ndryshe.

Nuk është një Karlo që shkruan bukur vepra për fëmijë, por është një Karlo që vjedh taksat e fëmijëve shqiptarë, nuk është Karlo autori por Karlo hajduti. Shkruan si i pari, por ....

Nuk është një “Baba Karlo” që bën një pinok, por është vetë Pinok, dhe nuk është një Pinok që i rritet hunda nga gënjeshtrat, por është një Pinok që hundën e ka të prerë nga milionat e gënjeshtrave që prodhon çdo ditë dhe xhepat që mbush duke gjobitur.

“Baba Karloja”

Ka Shqipëria një “Baba Karlo” hajdut dhe mashtrues. Ka Shqipëria një “Baba Karlo” që merr para nga qeveria, nga taksat e shqiptarëve, hap firma, bën nënkontraktime, miliona euro nga tendera sekret merr ky “Baba Karlo” i Shqipërisë.

I merr ato dhe i përdor për të bërë propagandë dhe gënjyer. Nuk e ka më problem sa i rritet hunda, tashmë hunda e tij është e këputur.  Fytyra e tij është e pështirë dhe e neveritshme. Nuk vlen as si pinok.

Nuk është ëmbëlsia e “Baba Karlos” që krijoi pinokun, as pinoku vetë nuk është, por është një bandit, është një llum i kazanit të përditshëm politik, është një zi në ato pak shkëndija drite që ka media shqiptare.

“Baba Karloja”

Vjedh çdo ditë me konçesionet që i jep qeveria dhe tenderat, grabit prona private, rrëmben pasuri shtetërore, ndërton media me burime parash që tashmë nuk dihet nga kanë ardhur.

Bëhet fjalë për miliona euro, dhe askush nuk ka hyrë të hetojë, të paktën për të kontrolluar evazionin fiskal apo pastrimin e parave.

Ndërton media në prona shtetërore, përdor banditë në media dhe fshihet pas gjobave që ata vendosin 24 orë, i merr në mbrojtje kur iu thyejnë turinjtë rrugëve, sepse kanë vendosur gjoba apo kanë ngacmuar vajzat në rrugë.

I përdor gjobaxhinjtë për shantazh e presion për të mbajtur thesin e tij plot me gjobat që i vënë çdo 24 orë.

“Baba Karloja”

Nuk iu del për zot këtyre gjobave, sepse është frikacak e spurdhjak, por fshihet pas gishtit të gjithë e dinë se “Baba Karloja” po dirigjon disa vegla gjobaxhinjsh të cilët nuk i sulmon dot direkt nga mediat e tij që nuk u ndoqën kurrë, dhe janë thjeshtë dhe vetëm paçavure komunistësh italianë të pandreqshëm, por dhe këta të fundit kanë më shumë moral se ky “Baba Karlo” jonë që ngeli një hajdut dhe gjobaxhi i fëlliqur.

Dikush do t’a quante një maskara burrë që fshihet pas të tjerëve, nuk ka as kurajo të dalë përpara në sulm të shkruajë, të përmendë emra, të jetë përballë, por fshihet, vendos gjoba nëpërmjet të tretëve, apo çon nëpër ministria shkresa një projekt 20 apo 30 milionë për një propagandë në një televizon që nuk e pa kurrë askush dhe nuk pati kurrë një peshë mediatike. Thjeshtë ngeli një paçavure e një individi që shfrytëzon Shqipërinë dhe “besnikërinë” e tij ndaj Rilindjes e cila kishte nevojë për “Baba Karlon” e saj.

“Baba Karloja”

Një “Baba Karlo” që nuk lidhet fare me atë babanë e Pinokut, por thjeshtë dhe vetëm ngelet “Baba Karlo” gjobaxhi, bandit, hajdut i korruptuar, i përfshirë në skutat më të errëta meskinitetit, vjedhjes dhe abuzimit, të pastrimit të parave, çantave që vijnë nga korrupsioni i pushtetit dhe i japin forcë dhe e bëjnë më të pangopur njeriun që është strumbullari kryesor, ideatori kryesor dhe inkriminuesi kryesor i propagandës politike  shqiptare.

Ngriti në art krimin në media, ngriti në art gjobën në media, “Baba Karloja” jonë, i Shqipërisë është ky. Mjerërisht e kemi një të tillë, “Baba Karlon”./ CNA.al

13:39 Satire Politike

Nga Ardi Stefa/ Ish...

Ore vëlla, si je? Më dëgjo me vëmendje. Do zbresësh nga ...

Lajmet e fundit nga