I akuzuar për shpërdorim detyre/ AMP ekzekuton masën arrest me burg për ish-oficerin
Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agj...

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për organizatat kriminale shqiptare.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Artan Hoxha tha se Shqipëria ka përmasa të jashtëzakonshme në këtë fushë dhe ka organizata kriminale që janë gjykuar dhe dënuar në SHBA.
Gazetari vijopi më tej me listën duke treguar se në Kolumbi, Brazil, Ekuador, sot ka shqiptarë “dëshmorë” të betejave të narko-trafikut.
Artan Hoxha foli për organizatat kriminale në Evropë, në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Spanjë, Francë, Itali, Zvicër, Greqi, duke kujtuar rastet ku u vra edhe një nga bosët më të mëdhenj të mafias greke, ku konflikti ishte kush do të kontrollonte hotelet në Mykonos me shqiptarët nga Vlora.
“Kur flasim për krimin e organizuar shqiptar, kryesisht narkotrafikun, që na ka bërë të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar, kur përmendim për këtë gjë dhe u referohemi organizatave më të mëdha shqiptare, kam një kriter. Së pari, shikoj organizatat që janë të evidentuara, që ka patur hetime, që mund të jenë në proces hetimi apo për të cilat ka vendime nga autoritetet shqiptare ose të huaja.
Pjesa tjetër, organizata kriminale të paekspozuara, në aktivitet e sipër, të cilat mund të jenë nën vëzhgim, survejim. Italianët të ndjekin 4-5 vite derisa krijojnë provat për të të goditur, ndryshe nga ne, që kapim kontejnerin me banane dhe aty mbyllet historia.
Ata kanë tjetër parim. Sot Shqipëria, në përmasa të jashtëzakonshme, kemi organizata kriminale që janë gjykuar dhe dënuar në SHBA. Rasti i fundit, një person që në Shqipëri sapo erdhi iu bllokua 1.2 milionë dollarë, iu kap kimisti, donin të krijonin laborator për prodhimin e drogave sintetike në Shqipëri madje edhe në Kosovë bashkë me familjarët e një politikani të rëndësishëm atje. Ky person iku nga Shqipëria, u arrestua në SHBA, ndodhet i arrestuar në SHBA. Është me origjinë nga jugu i Shqipërisë.
Para këtij, po në SHBA ishte një grup i madh që u ekspozua për shkak të vrasjeve. Ra në sy sepse përdornin avionët e vegjël, trafikonin lëndë narkotike nga Florida, e çonin në veri me avionë, u kapën dy pilotë që kishin qenë veteran të luftës në Vietnam, kjo bëri shumë bujë.
Në Kolumbi, Brazil, Ekuador, sot ka shqiptarë “dëshmorë” të betejave të narko-trafikut. Kemi në tetë raste në Ekuador.
Pamë hetim ku u kap një organizatë shqiptare që çonte kokainë në Australi. Sasia që u kap ishte e konsiderueshme. Kishin gjetur formulë interesante, kishin marrë projekt, një grup të rinjsh që bënin studime për florën dhe faunën e Mesdheut dhe oqeanit, kishin marrë një velierë dhe e kishin mbushur me kokainë, po e çonin në Australi
Vijmë në Evropë, hetimet në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Spanjë, Francë, Itali, Zvicër, Greqi, ku u vra edhe një nga bosët më të mëdhenj të mafias greke, konflikti ishte kush do të kontrollonte hotelet në Mykonos me shqiptarët nga Vlora.
Ky numër në përpjestim me popullsinë që kemi, është shumë i lartë. Të gjitha këto deshmojnë se kemi problematikë të madhe, jemi akoma shumë mbrapa nuk ka strategji për t’u përballur me këta”, u shpreh Hoxha.
Më tej foli për organizatat kriminale në Shqipëri ku tha se lista është shumë më e madhe se ajo që shohim në terren.
Gazetari tha se ka një përqëndrim të këtyre organizateve në zonat periferike që kanë të bëjnë me trafikun e drogës si dhe pastrimin e parave.
Ai tha se në operacionin Revansh u tha se kishte 7 grupe, në fakt sipas gazetarit janë më shumë se aq.
“A ka një listë? Drejtoria jonë e Anti Drogës, ka një listë, të organizatave kriminale të narkotrafikut, që operojnë brenda dhe jashtë vendit, që e ka krijuar edhe në bazë të informacioneve që ka me vendet homologe dhe agjencitë anti-drogë, nga OKB apo Europol.
Kjo listë, është shumë më e madhe nga ajo që shohim në terren. Kokaina, nëse ke sukses sjell para shumë të madhe në një kohë të shkurtër, pastaj problemi është ku do ti çosh. Kjo listë, do të merremi me detaje, sepse e kam parë. Ka një përqëndrim në Shqipëri në zonat kryesore nga vijnë këto organizata dhe së dyti territori ku ato operojnë në Shqipëri. Përfshihen, që nga trafiku, tek pastrimi i parasë.
Me atë që kam parë edhe jashtë, nuk kemi një pasqyrë të plotë, se cilat janë përmasat e vërteta. Kemi trafikantë që vijnë nga zona periferike, ne i zbulojmë, organizatat kur implikohen në krime më të rënda, rrëmbime, vrasje. Kur janë vetëm në trafik, janë të padukshëm dhe është vështirë t'i identifikosh. Te numri, nuk do të gaboj të jap numër sepse është herët.
Vetëm në një operacion që bëri SPAK “Revanshi”, u thanë se janë shtatë grupe. Por po ti ndjekësh linjat e tyre dalin më shumë se shtatë grupe”, tha Hoxha./ CNA
Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agj...
Shkon në 16 numri i shtetasve të ndaluar në kuadër të oper...
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në autostradën Durrë...
Një lokal në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë është përfshi...
Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, autom...
Vijon operacioni antidrogë në Shkodër. Policia njofton se...
Në orët e para të së dielës ka ndodhur një shpërthim m...
Policia në Tiranë njofton se është gjetur pa shenja jete n...
Një punonjës i patrullës së përgjithshme të policisë, në V...
Dhjetëra forca policie, të mbështetura me helikoterë d...
Nga të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e...
Një 56-vjeçar nga Tirana mbeti I plagosur mesditën e së sh...
Një stan në Mbrostar të Fierit është përfshirë nga zja...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ka ndodhur...
Policia ka kryer një operacion antikanabis. Sipas të dhëna...
Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Nj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte, 9 km la...
Një sherr masiv ka ndodhur në Vlorë ku janë përfshirë ...
Në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetues...
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...