Rëndohet gjendja shëndetësore e ish presidentit/ Vizitorë të shumtë në muzeun “Carter”
Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momente...

Njoftimi i Presidentit Vladimir Putin se Rusia do të pezullonte pjesëmarrjen në traktatin e fundit që ka mbetur mes SHBA dhe Rusisë për kontrollin e armëve bërthamore, START, do të ketë një ndikim të menjëhershëm në mbikqyrjen e Shteteve të Bashkuara ndaj aktivitetit bërthamor rus.
Vendimi për të pezulluar bashkëpunimin mbi kontrollin e armëve bërthamore dhe inspektimet e objekteve bërthamore, pason anulimin nga Moska, në fund të vitit të kaluar, të bisedimeve që kishin për qëllim zgjatjen dhe shpëtimin e marrëveshjes, që dy palët kishin akuzuar njëra –tjetrën se e kishin shkelur.
Presidenti Putin fajësoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen që i japin Ukrainës si arësye për tërhiqen nga marrëveshja, si dhe për akuzoi SHBA-të dhe NATO-n se po punonin për shkatërrimin e Rusisë.
Traktati i ri START, i njohur zyrtarisht si Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse mbi Masat për Reduktimin dhe Kufizimin e Armëve Bërthamore Strategjike u firmos gjatë administratës së Presidentit Obama në vitin 2010 dhe hyri në fuqi në shkurt të vitit 2011 me një kohëzgjatje 10 vjeçare.
Marrëveshja detyronte si Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të angazhoheshin në komunikim të vazhdueshëm mbi gjendjen e arsenalit të tyre bërthamor, të lejonin inspektime në objektet e tyre bërthamore dhe të mos kalonin një numër të caktuar mbushjesh bërthamore strategjike që të dy vendet mund të dislokonin.
Sipas këtyre kufizimeve, vendet zotoheshin të mbanin një maksimum prej 700 raketash balistike ndërkontinentale të gatshme për t’u lëshuar nga toka, nëndetëset, apo avionë bombardues strategjikë. 1,550 mbushje strategjike bërthamore, në gjendje për t’u përdorur në raketa me rreze të gjatë veprimi dhe bombardues të tjerë, si dhe 800 sisteme lëshimi të raketave bërthamore nga toka, nëndetëset, apo avionët.

Disa orë pas fjalimit të Presidentit Putin, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska do të respektonte kufizimet për numrin e armëve bërthamore, sipas traktatit START, pavarësishte pezullimit të pjesëmarrjes në të.
Ministria vuri në dukje se Rusia do të vazhdojë të shkëmbejë informacione për provat me raketa balistike, sipas marrëveshjeve të mëparshme me Shtetet e Bashkuara.
Sipas Departamentit të Shtetit, që prej nënshkrimit të traktati të ri START, Rusia dhe SHBA kanë lejuar ekipet mbikqyrëse respektive të kryejnë 328 inspektime të arsenaleve bërthamore, dy vendet kanë shkëmbyer të dhëna dhe rreth 25,311 njoftime mbi gjendjen e programeve të tyre.
Njoftimi i zotit Putin dhe sqarimi i mëvonshëm nga Ministria e Jashtme, dëshmojnë pezullimin e përhershëm të inspektimeve, por lënë të paqartë nëse do të vazhdohet apo jo me shkëmbimin e të dhënave dhe njoftimeve.
“Shtetet e Bashkuara do ta kuptojnë më mirë në 1 mars, ditën që palët supozohet të shkëmbejne të dhëna mbi numrin e përgjithshëm të armëve bërthamore”, thotë Hans Kristensen, drejtor i projektit mbi informacionin bërthamor pranë Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.
SHBA dhe Rusia kanë shkëmbyer përditë mesazhe mbi lëvizjet dhe stërvitjet, gjë që ka ndihmuar, që të dy fuqitë bërthamore të jenë në dijeni mbi veprimet respektive, thanë si zoti Kristensen dhe zoti William Alberque, drejtor për strategjinë, teknologjinë dhe kontrollin e armëve në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
"Njoftimet bëhen çdo ditë," thotë zoti Alberque. Nga pala amerikane, këto mesazhe kompjuterike të formatuara përpunohen nga një ekip ushtarako-civil në Qendrën Kombëtare të Reduktimit të Rrezikut Bërthamor brenda Departamentit të Shtetit.
"Nëse Rusia vendos të mos japë njoftime, ne do të fillojmë menjëherë të humbasim të dhëna, nuk do jemi në gjendje të ndjekim saktësisht se sa armë bërthamore kanë, nëse janë, apo jo në vendin e duhur," shton ai.
Inspektimet në objektet ushtarake ruse dhe amerikane në zbatim të traktatit START u pezulluan nga të dy palët në mars të 2020 për shkak të përhapjes së koronvirusit.
Komisioni SHBA-Rusi që mbikqyrte zbatimin e traktatit zhvilloi për herë të fundit një mbledhje në tetor 2021, por më pas Rusia në mënyrë të njëanshme pezulloi në gusht të vitit 2022, respektimin e dispozitave të inspektimit sipas traktatit, në shenjë proteste kundër mbështetjes amerikane për Ukrainën.
Bisedimet duhej të kishin rinisur në Egjipt në fund të nëntorit, por Rusia i anuloi papritur, pa dhënë arsye specifike, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në fund të janarit, administrata e Presidentit Biden raportoi në Kongres se Rusia nuk po përmbushte kushtet e marrëveshjes, duke refuzuar të lejonte inspektimet në territorin e saj dhe duke refuzuar të binte dakord për bisedime të reja mbi rinisjen e këtyre kontrolleve.
Në atë kohë, Departamenti i Shtetit tha se "Rusia e kishte të qartë rrugën për t’iu rikthyer respektimit të marrëveshjes" dhe ajo që duhej të bënte ishte të binte dakord për inspektime të reja".
Se si do të vendosë të reagojë, nëse do vazhdojë, ose jo të respektojë traktatin, varet nga administrata e Presidentit Biden.
Të martën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken e quajti veprimin rus "për të ardhur keq dhe të papërgjegjshëm."
“Ne do të vëzhgojmë të ndjekim me kujdes veprimet e Rusisë," tha ai. "Në çdo rast, do të mbajmë qëndrimin e duhur për të mundësuar sigurinë e vendit tonë dhe të aleatëve tanë”, tha zoti Blinken.
Muajin e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se nuk mund të vërtetonte se Rusia po vepronte në përputhje me Traktatin e ri START, për shkak të refuzimit të saj për të lejuar inspektimin e objekteve bërthamore. Mirëpo, tani që traktati është hedhur i tëri poshtë nga Rusia, ekziston rreziku për rritjen e nivelit të armatimit bërthamor .
“Si SHBA edhe Rusia kanë planifikuar me përpikmëri programet respektive të modernizimit bërthamor bazuar në supozimin se asnjë nga vendet nuk do të tejkalojë kufizimet që diktohen aktualisht nga traktati Start," tha Federata e Shkencëtarëve Amerikanë në një raport të muajit shkurt që parashikonte rreziqet nëse të dy palët nuk do të rinovonin traktatin.
"Pa një marrëveshje pas 2026, ky supozim bie. Të dy palët ka gjasa të mos kenë besim reciprok për shkak të pamundësisë për të verifikuar të dhënat dhe në rastin më të keq, të dyja palët do të shtonin arsenalin e tyre bërthamore në të ardhmen”, thotë fedarata e shkencëtarëve./ VOA
Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momente...
President Joe Biden said Wednesday that Russian Presid...
The European Union is marking the first anniversary of...
A year after the beginning of the Russian aggression in Uk...
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në B...
Two days before the first anniversary of the Russian occup...
On the second day of his visit to Poland, the American pre...
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit...
Leon Paneta nuk ka dyshime në përvjetorin e parë të pushti...
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesv...
As we approach the second year of Russia's brutal occupati...
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një para...
Prezantuesi i rrjetit televiziv CNN Don Lemon do të rikthe...
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar k...
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e f...
Frymëzimi për këtë projekt erdhi nga SHBA. Një anëtare...
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi gjatë vizitës së...
Edhe pse e dinte se gjendja shëndetësore e ish Preside...
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Siri...
President Joe Biden said in a speech in Poland that a year...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
For 6 months now, CNA has been sending several letters to ...
The word "fatherland" with properties is not enough. The m...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A knife attack occurred this evening in Fushë-Krujë. Acco...
A 44-year-old man in Saranda has been seriously injured af...
Spanish police have acted on an Albanian-Spanish criminal ...
New details have been revealed regarding the murder of Egl...
Today our country will be affected by stable weather condi...
In Albania, in 2024, 8,911 beds were available in public h...
Albania was included in the band of above-normal temperatu...
Today, our country will be affected by mainly stable weath...
The death toll from two powerful earthquakes that struck V...
Oil prices rose to their highest levels in a month after t...
Iran has reacted to US President Donald Trump's statements...
Counter-terrorism police have taken control of the investi...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
A special scientific conference was held by the World Bekt...
In addition to the effect on the decline in demand for rea...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sol...
The tax administration has announced the completion of the...
Albania has lost almost a quarter of its population since ...