LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti 7.8 ballë/ Shkon mbi 5400 numri i viktimave në Turqi dhe Siri

2023-02-07 18:11:00, Kosova & Bota CNA

Tërmeti 7.8 ballë/ Shkon mbi 5400 numri i viktimave në Turqi dhe

Bilanci nga tërmeti tragjik vijon të rritet sërish, ku sipas mediave tashmë numri ka arritur në 5415 viktima në total në Turqi dhe Siri.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë, në Turqi deri tani numri i viktimave ka arritur në 3703, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Përsa i përket shifrave të të plagosurve, numri ka arritur në më shumë se 26,035 persona, sipas shifrave nga qeveria turke.

Nga ana atjetër, numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1712, prej të cilëve 900 persona kanë humbur jetën në zonat e kontrolluara nga opozita dhe 812 persona në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Aktualisht ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri po vijojnë të kërkojnë të mbijetuar pas tërmeteve shkatërruese./ CNA.al

Lajmet e fundit nga