Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve bënë fushatë me premtimin për të hetuar administratën e Presidentit Joe Biden. Tani që Kongresi i ri ka filluar punën, korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës Katherine Gypson i hedh një vështrim shqetësimeve të republikanëve lidhur me imigracionin, favorizimin politik dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane u betua muajin e kaluar, duke nisur një epokë të re të pushtetit të ndarë në Uashington.
Republikanët janë zotuar të përmbushin rolin e Kongresit për mbikëqyrjen e Shtëpisë së Bardhë.
“Nuk mendoj se ka ndonjë amerikan që beson se drejtësia nuk duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Nga kjo administratë kemi parë se çfarë ka ndodhur para zgjedhjeve, çfarë kanë bërë ata ... për të tentuar të falsifikojnë, ata përpiqen të kenë standarde të ndryshme për bindjet e tyre. Kjo nuk funksionon në Amerikë”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.
Republikanët argumentojnë se administrata Biden ka abuzuar me pushtetin e saj; që nga mënyra se si e ka trajtuar emigracionin masiv në kufirin jugor të Amerikës….
“Muaj pas muaji ne kemi vendosur rekorde për emigrantët që vijnë në vend. Dhe sinqerisht, mendoj se është e qëllimshme. Nuk e di se si dikush me logjikë të shëndoshë mund të arrijë në ndonjë përfundim tjetër. Duket e qëllimshme. Duket e paramenduar”, tha ligjvënësi republikan Jim Jordan.
...e deri tek përdorimi i qeverisë federale për qëllime politike…
“Ne do ta kthejmë këtë komision tek misioni i tij kryesor për të siguruar që dollarët e taksapaguesve të mos keqmenaxhohen, abuzohen ose shpërdorohen, për të hedhur dritë në errësirën e burokracisë federale, për të parandaluar korrupsionin dhe për t'u siguruar që qeveria jonë federale po punon me efikasitet për popullin amerikan”, tha ligjvënësi James Comer, kryetar i komisionit të mbikëqyrjes së qeverisë federale.
Republikanët planifikojnë të hetojnë gjithashtu familjen e vetë presidentit, duke përfshirë akuzat se djali i tij, Hunter Biden, përfitoi në mënyrë të padrejtë nga pozita e babait të tij.
Mbikëqyrja e degës ekzekutive është një pjesë kyçe e rolit të Kongresit dhe analistët thonë se këto hetime janë të zakonshme kur qeveria dhe kongresi u përkasin partive të ndryshme.
"Edhe në një epokë të polarizuar, hetimet e Kongresit mund të bëjnë diçka të mirë. Por që të ketë një ndikim vërtet të dobishëm, të dyja palët duhet të bashkëpunojnë", thotë Ken Hughes me Universitetin e Virxhinias.
Por demokratët thonë se hetimet do të vënë në shënjestër në mënyrë të padrejtë presidentin.
"Është shumë për të ardhur keq që kemi parë këtë axhendë ekstreme republikane MAGA, e cila me sa duket është e përqëndruar në gjueti shtrigash dhe jo në atë që është në interes të familjeve amerikane", thotë ligjvënësi demokrat Hakeem Jeffries.
Çdo rregullim legjislativ, që del nga seancat dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve, nuk do të miratohej në Senatin e kontrolluar nga demokratët.
"Ligjvënësit mund të përdorin mjetet që kanë për t'i detyruar njerëzit të vijnë për të folur me ta, edhe pse askush nuk pret që të ndodhë ndonjë ndryshim i vërtetë për shkak të këtyre hetimeve", thotë Sarah Binder me Institutin Brookings.
Zbulimi i dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e presidentit Biden do të nxisë gjithashtu një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve, që republikanët shpresojnë se do ta mbajnë fokusin te presidenti përpara zgjedhjeve të vitit 2024.
“Hetimet e Kongresit, siç kemi parë historikisht, zbehin miratimin për punën e presidentit. Ato njollosin vërtet atë që mendon publiku për presidentin”, thotë Sarah Binder.
Thirrjet e para për hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve ndaj Departamentit të Drejtësisë u lëshuan javën e kaluar./ VOA
The Greek Ministry of Immigration and Asylum published dat...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, said o...
Exciting images have appeared in international opinion fro...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gj...
Turkish police said Tuesday that they have arrested four p...
Twenty-seven search and rescue teams have been mobilized t...
Tërmeti apokaliptik dhe dhjetra të tjerë pas tij që kanë g...
The port of Iskenderun (Alexandretta), a coastal city in s...
The Minister of Environment, Urbanization and Climate Chang...
Ministria e Mbrojtjes Kombëtar në Turqi ka njoftuar se or...
Turkey was hit again today by another earthquake. The 5.7...
During 2022, global air travel traffic grew to almost half...
The United States announced Monday that it is continuing t...
German companies and public institutions have also suffere...
As a result of the devastating earthquake on the Turki...
Po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohe...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
The death toll in Turkey and Syria has risen to at lea...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Today, in a statement to the media, the head of the DP par...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
He is a politician who, while talking about politics, ...
The show's editors received a video showing the March 7 ce...
Another prosecutor got stuck in the vetting sieve. ...
The Special Appeals Panel dismissed another prosecutor. T...
The assets of judges and prosecutors went through a st...
The Independent Qualification Commission dismissed the pro...
An apartment was engulfed in flames this Thursday afternoo...
The court has left in prison the former prison police offi...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
The police in Shkodër were able to arrest the citizen NL, ...
Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të p...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
For Tuesday, our country is expected to be affected by uns...
For the first time in 27 years, the United States governme...
Russia has been pushing for a United Nations Security Coun...
Poland has temporarily opened a border crossing with Ukrai...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
This Wednesday evening, the premiere "Tirana from the Air"...
The second Albanian school after Korça was opened in Pogra...
Berti has been my best friend. Even narrower than when he ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
The month of February has not been good for savings deposi...
The "Railway Transport" program had 4.1 billion ALL of...
While in Tirana, the prices of greens and vegetables in Fe...
Today, March 28, 2024, in the foreign exchange market, the...