Afera Partizani/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive t...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive t...

Aktori i madh i skenës shqiptare, Bujar Asqeriu ka ndarë një mesazh të fortë për rininë lidhur me protestat që po zhvillohen prej dy javësh në kryeqytet.
Përmes një videoje, Asqeriu shprehet se është në mbështetje absolute të protestës paqësore dhe kurajoze që po zhvillohet.
Ai shton se ka besim se kjo rini do ta bëjë Shqipërinë më të bukur dhe më të fuqishme.
Ndër të tjera thotë se politika prej disa vitesh po e mbyt vendin dhe se “patronazhistët”, kanë hyrë kudo për të përçarë popullin dhe për ta armiqësuar me njëri-tjetrin.
Aktori bën thirrje që shqiptarët të dalin në mbrojtje të atdheut dhe të mos tremben sepse fitorja është e tyre.
Mesazhi i plotë:
Jam këtu, të dashur miq, të dashur të rinj dhe të reja, në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore.
Migjeni do të thoshte: 'Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!'
Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë.
Shqipëria, të dashur miq, ndodhet në momente historike. Thonjtë e politikës gati po e shqyejnë dhe po e mbysin prej kaq vitesh. Retorikat e politikanëve shkojnë dhe vijnë pa zgjidhje, pa asnjë të ardhme. Të rinjtë po na largohen. Spiunët, patronazhistët kanë futur hundët kudo për të përçarë këtë popull, për ta armiqësuar me njëri-tjetrin. Kanë futur hashëmin nëpër familje, në shoqëri, kudo.
Jo, zotëri, ne jemi shqiptarë. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të dalim siç keni dalë juve në mbrojtje të atdheut tonë. Këtë atdhe që Ismail Beu në 1912 na e la më të madh.
Por tradhtarët e Shqipërisë, që nuk kanë munguar asnjëherë, e kanë shitur, e kanë blerë dhe vazhdojnë ta shesin këtë tokë. Tokën e Arbërit. Gjakun e Skënderbeut, të trimave të Skënderbeut, të trimave shqiptarë.
Prandaj, qëndroni dhe mos u tutni. Mos u trembni, siç keni qëndruar, sepse fitorja është me ju. Ju përqafoj me shumë dashuri të gjithëve. /CNA
View this post on Instagram
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me a...
Testimi Global PISA në vitin 2022 tregoi rënie të fortë të...
Kur nis Botërori, fituesit nuk janë vetëm skuadrat. Në çdo...
Është ekstraduar mbrëmjen e sotme nga Spanja, Eralbi Breça...
Është arrestuar në Borsh, Moisi Habilaj, i cili ishte prej...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrj...
Sot është mbajtur protesta e 14-të qytetare para Kryeminis...
Me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama prot...
Ish-kryetari i degës së PD-së në Vlorë, Atird Hoxha ka den...
Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, mijëra ...
Me pankarta në duar dhe me thirrje për ndryshim, banorët u...
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në zonën e Ish...
Protestës së sotme para Kryeministrisë i janë bashkuar edh...
Protesta para Kryeministrisë vijon, ndërsa një nga protest...
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po zhvillohet ditën e s...
Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Ku...
Zhvillohet sot protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kun...
Një protestë është mbajtur sot para ambasadës shqiptare në...
Protestat me thirrje kundër qeverisë janë zhvilluar edhe n...
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka paralajmëruar këngën e...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...