web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e inceneratorëve/ Vjedhja më e madhe në sy të institucioneve të drejtësisë përmes manipulimeve

20 Dhjetor 2021, 16:05, Politikë CNA

Afera e inceneratorëve, është pjesa më e vogël e hajdutërisë së qeverisë. Kështu është shprehur ish presidenti Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë.

Sipas Nishanit, qeveria gjeti kurajon për vjedhjen e shqiptarëve nga mosreagimi i institucioneve të drejtësiëë, ndërsa shtoi se në asnjë vcend normal nuk do ndodhte që një kompani të themelohej brenda një dite, të merrte pjesë në tender dhe ta fitonte atë.

?Sot e keni mbushur me mijëra këtë shesh, por pranisë tuaj fizike i bashkohen edhe qindra shqiptarë kudo në Diasporë.

Ju sot ju ka bashkuar në këtë shesh një mision i madh dhe fisknik. Dalja sot e fateve të familjeve tuaja. Ju sot në këtë shesh e në këtë betejë ju ka bashkuar misioni për të luftuar hajninë dhe tradhtinë.

Prej 8 vitesh, një qeverisje e mbrapshtë nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por vetëm për xhepin e saj dhe armiqtë e Shqipërisë. Prej tetë vitesh vjedhja dhe skandali na kanë imponuar ti kthejmë në kulturën tonë të përditshme.

Afera më e fundit e inceneratorëve është një pjesë e vogël e hajdutërisë së qeverisë. Kujt mund tja marrë mendia se mund të ndodhin vjedhje të tilla në sy të institucioneve dhe askush nuk përgjigjet

Në një vend normal nuk mund të ndodhte që brenda një dite të vetme të formohet një kompani provate të garojë në tender dge ta shpallet fituese

Po ta tregojmë në librat e historisë nuk do e besoj askush. Ku e gjen kurajon hajnia? Tek mungesa e ligjit?, tha Nishani./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga