web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga arrestimi i efektivit të RENEA tek ngjarjet kriminale/ Lamallari shpjegon ç’po ndodh me vettingun në polici

15 Maj 2021, 17:13, Aktualitet CNA

Një efektiv i forcave RENEA është arrestuar u arrestua ditën e djeshme në Tiranë pasi u kap me 1 kg drogë.

Lidhur me këto zhvillime ka folur dhe zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në studion e ?Kjo javë?.

Sipas Lamallarit identifikimi dhe zbulimi i tij tregoi se struktuat e policisë apo Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat funksionoi.

?Edhe personi në fjalë ishte në monitorim nga SHÇBA. Fakti që ky punonjës u arrestua tregoi që strukturat përgjegjëse funksionuan. Si në çdo organizatë policore ka elementë që bien pre e ndikimit të krimit të organizuar, por ajo që është e rëndësishme është që strukturat përgjegjëse të funksionojnë. Identifikimi dhe zbulimi i këtij rasti tregoi që struktura funksionoi?, tha Lamallari.

Lidhur me vettingun në polici, zëvendës ministri deklaroi se nuk është pezulluar, por ka ndryshuar mekanizmi i mbarëvajtjes së këtij procesi. ?U pa dhe u gjykua që ishte më eficente si në kursimin e kohës dhe energjisë njerëzore në fokusimin tek SHÇBA. Komisioni i Vlerësimit kalon në filtër SHÇBA e cila më pas do bëjë vlerësimin.
Për sa kohë kemi një vetting për gjyqtarët e prokurorët duhet domosdoshmërisht, ka një nevojë aktuale për filtrimin e kësaj trupe dhe për ta bërë të plotë procesin e pastrimit të trekëndëshit të drejtësisë penale.
Vettingu vijon, thjesht është rikanalizuar duke vënë në fokus ata që duhet të bëjnë vettingun dhe pas përfundimit të ligjit?, u shpreh ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga