web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elvana Gjata nuk ndalet/ Zbulon projektin e ri që do të sjellë së shpejti në treg

1 Maj 2021, 19:51, Lifestyle CNA

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata së fundmi është rikthyer në një interviste televizive ku ka treguar për projektin e saj dhe të rejat e saj të fundit.

Në emisionin ?Soiree? me Jonida Shehun në ABC, Elvana Gjata ka treguar se dëshironte ta sillte më 8 mars, për t?ia dedikuar të gjithë femrave shqiptare.

?Femrat shqiptare janë shumë të forta, por janë edhe shumë të brishta dhe mentaliteti jonë i ka bërë të tilla në fakt. Ajo që unë kam dashur me çdo kusht që ta përcjell është që vajzat shqiptare duhet t?i ndjekin ëndrrat e tyre, duhet të punojnë fort për jetët e tyre, duhet të jenë të zonjat e vetes, të jenë të pavarura, sepse vetëm kështu mund t?i realizojnë ëndrrat e tyre?, është shprehur Elvana.

Më tej Elvana ka treguar se fillimisht plani i saj ka qenë që së bashku me Dalina Buzin të krijonin një film muzikor. Mesa duket këngëtares i ka mbetur peng, por ajo do e sjellë padyshim në një moment të dytë.

?Në fakt unë këtë projekt doja që t?ia kushtoja femrës shqiptare, prandaj zgjodha datën 8 mars. Kam punuar shumë me Dalina Buzin, skenariste, regjisore, gjithçka është ajo. Është një ndër njerëzit më kreativë që unë njoh dhe jam me fat që kam mundësi të punoj me të. Punuam bashkë për atë projekt. Duhet ta them, ajo ndoshta do të mërzitet, por do ta them, sepse dua t?i shpall gjërat.

Ndoshta do ta bëjmë shumë shpejt. Projekti në fillim ka qenë një film muzikor. Absolutisht që ne do të punojmë për ta bërë të mundur këtë gjë në një kohë të dytë. Ajo që ishte më e bukur është që ajo e krijoi të gjithë fabulën duke dëgjuar muzikën. Këngët ishin bërë dhe ajo e krijoi gjithë këtë film. Mua më ka ngelur në zemër?, ka treguar Elvana Gjata./ CNA.al





Lajmet e fundit nga